Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lavrov takohet me presidentin e Kubës: Bota s’mund të jetojë sipas rregullave të amerikanëve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lavrov takohet me presidentin e Kubës: Bota s’mund të jetojë sipas rregullave të amerikanëve!
AktualitetBote

Lavrov takohet me presidentin e Kubës: Bota s’mund të jetojë sipas rregullave të amerikanëve!

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është takuar të enjten me presidentin e Kubës, Miguel Diaz-Canel dhe ministrin e Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez në Havana, teksa tenton të forcojë lidhjet e Rusisë me aleatët në Amerikën Latine.

Rusia, e goditur nga sanksionet e Perëndimit, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, po synon të forcojë lidhjet politike dhe ato ekonomike me shtetet që e kundërshtojnë, atë që e cilësojnë “hegjemoni amerikane”.

Lavrov u ka thënë gazetarëve se Rusia dhe Kuba përballen me sanksione të SHBA-së, andaj edhe e kuptojnë njëra-tjetrën.

- Publicitet -

“Ne nuk mund të pajtohemi që bota të vazhdojë jetesën pafundësisht sipas rregullave amerikane”, ka thënë Lavrov në një konferencë televizive.

“Tensionet janë duke u përshkallëzuar në arenën ndërkombëtare, dhe tentimet e Perëndimit për ta diktuar gatishmërinë e tij, dhe për ta injoruar pozitën e tjetrit, sa shkojnë e rriten”.

Ministri i Jashtëm rus e ka vizituar ditëve të fundit edhe Brazilin, Venezuelën dhe Nikaraguan. Kuba, e cila ka qenë nën embargo ekonomike amerikane, prej Revolucionit të Fidel Castros më 1959, e ka mbështetur vazhdimisht Rusinë në Ukrainë, por edhe një zgjidhje diplomatike për krizën.

“Nuk besoj se Putini e ka provokuar konfliktin në Ukrainë”, ka thënë Diaz-Canel, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai e ka përshkruar lidhjen e Kubës me Rusinë si “të mrekullueshme”. Në shkurt të këtij viti, Rusia i ka dërguar Kubës 25 mijë tonë miell, si donacion emergjent për të luftuar mungesat. Lavrov ka thënë se autoritetet ruse janë duke punuar për nisje të një dërgese tjetër të ngjashme.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?