I nderuar Kryeministër,
Kam vënë re me keqardhje që ju, prej një kohe shumë të gjatë, po i bini në qafë Serbisë. E patët nisur këtë veprim të padrejtë qysh në vitin 1997 kur organizuat demonstratat paqësore të studentëve kundër pushtimit policor të godinave mësimore dhe e vazhduat në vitin 1999, pasi synonit cenimin e integritetit territorial të Jugosllavisë, kuptohet të asaj që kishte mbetur nga e dikurshmja, duke u vënë në përkrahje të familjeve të kosovarëve të zhdukur gjatë luftës së Serbisë për ta mbajtur Kosovën në robëri.
Regjimi serb vërtetë ju pati dënuar me 15 vjet burg, por, ç’është e vërteta, ata ishin viktima dhe ju persekutori. Çuditem me ju se si nuk e keni vënë re që, edhe sot, disa politikanë dhe kancelari evropiane ju trajtojnë, ashtu si e meritoni, si persekutor dhe njeri që i keni rënë në qafë politikës serbe.
A e keni dëgjuar një ambasador të rëndësishëm perëndimor në Beograd që ka shprehur keqardhjen vetjake për bombardimin e Serbisë në vitin 1999? Ky duhej të ishte një qortim për ju që, në të ardhmen, jo vetëm të mos rrezikoni e persekutoni Serbinë, por edhe të mos lëndoni ndjenjat serbidashëse të disa perëndimorëve.
Nuk e kuptoj pse i jepni rëndësi kaq të madhe Kushtetutës së Kosovës dhe Pavarësisë së saj, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe nuk vini në plan të parë ndjenjat, planet dhe ankesat e shtetit serb, në mënyrë që të merreni vesh me ta për të nënshkruar çdo gjë që ata kërkojnë. Anipse shtetarët serbë nuk i firmosin marrëveshjet e arritura në prani të ndërkombëtarëve, përderisa këta të fundit janë besimplotë në moralin dhe integritetin e politikës serbe.
Ju nuk duhet të tregoheni kokëfortë, por duhet të plotësoni çdo kërkesë serbe, sepse ata asnjëherë nuk janë ankuar kot. E tha edhe zoti Vladimir Putin në një intervistë televizive që serbët kanë vuajtur shumë ndër shekuj. Duket qartë që ai ka parasysh historinë, e cila na mëson se popujt përreth Serbisë janë treguar të padrejtë me të, duke e kundërshtuar dhe luftuar çdo synim dhe përpjekje serbe për shtrirje dhe sundim mbarëballkanik.
Si politikan karriere ju duhet të dini se veprime të tilla të qeverisë tuaj si detyrimi i banorëve të Kosovës të mbajnë në makina vetëm targat e shtetit të Kosovës, apo të përdorin si mjet pagese vetëm një valutë, euron, siç shkruhet në Kushtetutën e Kosovës, janë veprime dashakeqe ndaj Serbisë dhe përshkallëzojnë situatën në rajon.
Përpara se të ndërmerrni veprime të tilla, ju duhet të merrni pëlqimin e një shteti tjetër, Serbisë , e cila ka bërë çmos që popullin që ju voton juve ta trajtojë me humanizëm, respekt dhe drejtësi prej shumë kohësh, gjë që bota e pa me “admirim” edhe në vitin 1999. Ndërkohë, mos harroni të konsultoheni me ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët janë të angazhuar seriozisht, me drejtësi dhe paanësi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
E mira e paqes dhe demokracisë evropiane e kërkon që ju shtetarët e Kosovës, dhe jo vetëm ju, të konsultoheni me forumet ndërkombëtare dhe të merrni miratimin e shtetit serb edhe kur të vendosni të martoheni, kur duhet dhe kur nuk duhet të flini me bashkëshortet tuaja, sa fëmijë duhet të lindni, çfarë të hani e çfarë jo dhe, madje, të merrni leje prej tyre edhe për të shkuar në nevojtore.
Nëse nuk i përfillni këto norma të rendit ndërkombëtar dhe të paqes botërore, duhet të dini se të nesërmen do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe do ju vërë përpara përgjegjësisë ngaqë nuk po kontribuoni në shtensionimin e situatës. Ky Këshill i nderuar shqetësohet padrejtësisht prej jush dhe nuk mund të merret me gjëra të vogla e pa rëndësi si afrimi i ushtrisë serbe në kufirin tuaj apo përgatitja, instruktimi dhe hedhja në veprim e formacioneve të armatosura terroriste, siç ishte banda e Radojçiçit.
Meqë jemi këtu, ju duhet të keni besim tek shteti serb dhe, veçanërisht, bashkësia ndërkombëtare lidhur me dënimin e kapobandës Milan Radojçiç. Në gjithë botën autorët e krimeve trajtohen gjyqësisht nga shteti ku kanë kryer krimet, mirëpo në rastin konkret gjykimi dhe dënimi i kryetarit të bandës terroriste do të bëhet nga shteti që e kishte përgatitur dhe nisur për të kryer misionin, siç deklaroi ai vetë, si luftëtar i lirisë për popullin serb.
Kuptohet lehtë se, përderisa tre ushtarët e tij të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjska të Sveçanit u shpallën dëshmorë nga qeveria serbe dhe popullit serb iu imponuan tri ditë zije kombëtare, është e sigurt, prandaj edhe e pritshme se kryetari i bandës së dëshmorëve do të dënohet nga drejtësia e shtetit serb si terrorist.
Dhe, ç’është e vërteta, unë i mirëkuptoj Radojçiçin dhe eprorët e tij, sepse nuk mund të jetohet nën një dhunë të tillë shtetërore si ajo që bën qeveria juaj duke furnizuar falas me ujë, drita dhe gaz një pakicë etnike, ndërsa mbi 90 përqind e popullit të Kosovën i blen këto shërbime dhe mallra. Ky lloj diskriminimi dhe dhune janë poshtëruese për përfituesit e tyre sepse një gjë e tillë, e cila nuk ngjanë askund në Evropë, cenon krenarinë e lashtë serbe.
Mbajini mirë parasysh këshillat e zotit Hovenier, i cili pohoi se qeveria e tij i mirëpret vendimet e Kosovës për respektimin e kushtetutës së vendit, mirëpo duhet të ketë një periudhë edukuese për rregulloren e re. Unë mendoj se ju duhet të hapni një fakultet të veçantë në Universitetin e Prishtinës për të mësuar pakicën serbe se banorët e shtetit të Kosovës mund të bëjnë pagesa vetëm në euro, sepse është e vështirë për furnitorët dhe sponsorizuesit e tyre në Beograd që t’i këmbejnë dinarët me euro përpara se t’i nisin për misione demokratike, humanitare dhe paqësore në rajon, siç ishte ai i Radojçiçit.
Shumë i drejtë ishte edhe konstatimi i zëdhënësit të BE-së për Politikën e Jashtme, z. Peter Stano se qeveria e Kosovës nuk mund dhe as duhet të ndërmarrë operacione policore ndaj “entiteteve të udhëhequra nga Serbia”.
Ju duhet të bindeni përfundimisht se një shtet i huaj, siç është Serbia, ka të drejtë të udhëheqë në vendin tuaj kudo ku ka serbë. Madje, unë mendoj se, meqë edhe në Shqipëri janë disa qindra serbë, Serbia duhet lejuar të na udhëheqë edhe neve. Ai është një popull i zgjedhur nga qiejt që në ngjizje për të udhëhequr dhe sunduar të tjerët. Për këtë mision ka edhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit paqësor rus.
Duke pasur parasysh sa më sipër, zoti Kryeministër, ju këshilloj që të mos merreni me gjëra të vogla siç është sovraniteti kombëtar apo integriteti territorial i shtetit që qeverisni, por kushtojini rëndësi dialogut, dialogut pa fund dhe pa rezultat me drejtuesit e shtetit paqësor, fqinjëdashës dhe demokratik të Serbisë. Edhe nëse ju duket se ndërkombëtarët e teprojnë ndonjëherë, mos i paragjykoni pasi Rusia ante portas!
Dhe, në fund se për pak harrova: Mos i mërzisni më shumë këta ndërmjetësit ndërkombëtarë me Asosacionin. Krijojeni atë, ashtu si i nevojitet Serbisë, me monedhë serbe, institucione lokale dhe asosacioniste serbe dhe me çdo kërkesë tjetër që do ju parashtrohet në tryezën e dialogut. Harrojeni çfarë thotë Kushtetuta juaj dhe mos kërkoni asgjë nga shteti serb sepse ata i kanë dhënë fjalën bashkësisë ndërkombëtare se, pavarësisht kundërshtimit për t’i firmosur marrëveshjet me ju, do të jenë besnikë dhe do e njohin shtetin e Kosovës shumë shpejt, megjithëse pohojnë çdo ditë se kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Edhe në mos e njohshin, s’prishë punë se njohja është e nënkuptuar. Mjafton ta nënkuptojnë ndërmjetësit ndërkombëtarë se ne shqiptarët jemi pak të trashë dhe s’marrim vesh nga stërhollimet e politikës së madhe.
Mos harroni t’iu merrni leje serbëve dhe këtyre Lajçakërve për çdo veprim që planifikoni të kryeni gjatë 24 orëve, se përndryshe ju presin kritikat në OKB dhe sanksionet në Evropë, gjëra që ju, pa dyshim i meritoni. I vogli, i varfëri dhe i dobëti meritojnë gjithçka. Përveç drejtësisë.
Viktor Malaj, DITA
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Çfarë kryevepre! Ironia dhe sarkazma janë ato që meritojnë “këshilltarët” e huaj dhe ata vendas tip Mero Baze, Edi Rama dhe kompani. “Përuluni, hiqini deri edhe brekët para aleatëve, bëni siç thonë ata” – se ndryshe morët fund. Kjo ështê motoja e përditshme dhe e përnatshme e “patriotëve” tanë. Ndërkohë që edhe radioja gjermane “Deutsche Welle” ka pohuar 2 ditë më parë se amerikanët janë sot në krah të Serbisë.
E pështirë jashtë mase kur disa shqiptarë i sulen me tërbim Albin Kurtit se ai po na “cytka” Serbinë dhe serbêt. Çfarë mungesë dinjiteti. Duke filluar nga kryeministri ynë Shalëgjati i Parë deri te Kokëqepa e Temës;
Amerike thote nqse udheheq nje shtet, duhet ti trajtosh te gjithe banoret njesoj.
Ne rastin konkret per Dinarin Serb ne Mitrovice, banoret jane frikesuar se Qeveria kerkon ti shtyp, ti krijoj probleme qe te ikin.
Kaq e thjeshte eshte, kur merr nje vendim, sqaroji njerezit te mirat dhe te keqijat qe ka veprimi Qeverise.
Nuk je Kryeminister i Shqiptareve te kosoves, por i gjithe Kosoves, edhe i atyre Serbeve, mos i fut terror. Ky eshte ndryshimi i shtetit Kosoves, ndaj atij Serb. Ketu tregohu i zgjuar, jo kastravec.
RROFTÉ ALBIN ❤️ KURTI !!
RROFTÉ ❤️ KOSOVA dhe SHQIPTARÈT e KOSOVÈS !!
VDEKJE PUSHTUESVE tè Jashtèm dhe VDEKJE e PUSHTUESVE tè Brendshém alla Arben KRYE KUSAR Ahmetaj !!!!
Arben Ahmetaj KRYE GRABITQAR dhe KRYE HAJDUT i PÈSHTIRÈ dhe i NEVERITSHÉM !!!
Arben PIDH ROBSH Ahmetaj tè DÉNOHET pèr GENOCID kundèr 2 MILION SHQIPTARÈVE FUKARENJÈ dhe Familjeve nè nevojè qè NUK USHQEJNÈ dot fémijèt me 3 VAKTE DITORE !!
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Ke kohe o Viktor Malaj
Qe je kthyer ne FEV ZI
Na perrallis per Kosoven
kur s’ka ngel SHQIPËRI !?
‘Ne kosove-na perrallis-
do te komandoje SERBIJA!?’
po si s’tu tha goja te thuash:
‘shprehje gjeografike’-SKIPËRIA!
Mire ben qe perrallis
per ‘vellain’ tend ALBIN
Po si nuk the nje fjale
per ‘vellain’ tjeter EDVIN!?
Te dy keta mender ‘vellezer
Femije bastarde te SALISË
qe direkt e indirekt 33 vjet
shpien uje ne mullirin e SERBISË!
Po nuk arrin ta kuptosh
hesht!Mos u bej FEV ZI
Albini EDvini si Abele,Kaini
jene ne sherbim te ‘krushkes’-SERBI!
I vetmi ndryshim midis tyre
se EDvini eshte thjesht MAJDANOZ
Kaini Albin shume me i rafinuar
punon si ‘antiserb’ nen RROGOZ!
Nese EDvini pas 30 vjetesh
pondjen eren e Qelise-‘VRIMES’
Albin si shume ‘koqevare’
s’duhet ta kaloje Qafen e MORINËS!
Jo vetem qe 33 vjet
ne krah te SS-Serbit SALI
I kane sherbyer si ‘grup zjarri’
per ta djegur ate qe quhej SHQIPERI!
Dhe po do akoma fakte
pse duan ne balle gjysmen e LEKUT
Mos harro ‘fushaten elektorale’
te Albin Kainit kufij me GREKUN!
Vetem ky fakt tragjik e krriminal TREGON:
Se Albin-EDvini jane djemte e SS-Serbit SALI
Dhe si UDB-ashe,KGB-se antishqiptare
kane qene e jane ne sherbim te Serbi-RUSISË!
Kjo eshte dhe nje nder arsyet e vetme
pse ne nje vend pa shtet,SHQIPERI
Vjen urgjent sekretari shtetit BLINKEN
Para se te pushtohemi ‘de juro’nga krushka SERBI!
Që ju zotëri i nderuar vazhdoni të tregoheni kokëfortë në vendimmarrjet tuaja tejet absurde, të cilat bien haptazi në kundërshtim me normat me ner me thon demokratike të lajçakejve si dhe përpjekjet e vazhdueshme të fqinjëve tuaj aq paqësorë e liridashës serbë, këtë e kanë konfirmuar herë pas here dha ca shqipfolës të këtij forumi, ku nga më të spikaturit janë ca koka kukllash me nofkat një qytekar korçar, një mollos, një lia mër derr, dhe një kapter madhor me prejardhje nga metropoli i çorrushit.
VO:
-Në parim V.Malaj ka të drejtë nëse KOSOVA do të mbrohej me forcat e veta ushtarake dhe jo nga KFOR(NATO)që nga 1999.Në këto kushte,A.Kurti duhet të konsultohet më par sidomos me SHBA+BE.
-Fakti që A.Kurti më par ka rën dakort me krijimin e ASOSACIONIT dhe tashmë RROTULLOHET PAS HËNËS..tregon se nuk merr vendime të sakta në shumë raste.Kjo ka çoroditur Nd/Kombëtarët.Dhe nëse nuk arrihet ASOSACIONI,nuk do të ket stabilitet në Veri të Kosovës,Në Kosovë dhe më gjërë.A.Kurti nuk duhet ti lër shkaqe A.Vuçiçit për Asgjë.Dhe kjo bëhet duke u konsultuar me SHBA+BE.
-Edhe komentuesit në favor të A.Kurtit duhet të ken parasysh: Një dorë që nuk kafshohet-PUTHET..! Pasi në çdo kohë..edhe në kohë lufte duhet të bëhen BISEDIME,NEGOCIATA,SULME,MBROJTJE..deri në fitore përfundimtare.
-Kjo ka bërë që Kosova(dhe jo A.Kurti) është rënduar me SAKSIONE..! Dhe mund të ndëshkohet përsëri.
-Duke ditur se Kosova furnizohet 70 % nga bizneset Sërbe me DINAR,kjo dëmton më shumë bisnesin Kosovar.
-Fakti që A.Kurti ka kundër: SHBA-BE-ANGLINË-OPOZITËN E TIJ-SHQIPËRINË..Këtë e shfrytëzon Armiku i tij i përjetshëm-A.Vuçiç+Putin..dhe i jep molotov mikut të tij në Albani-Non grata( që për ta ndihmuar Atë në rrëzimin e E.Ramës krijoi L/VV në Shqipëri)..i cili sa herë që kolliten Sërbo-Rusët në veri..i vë zjarrin Shqipërisë siç ka ndodhur në 1997,98,etj.
-Një mëndje hiç mëndje Zotri A.Kurti.Kjo e mori në qaf PD-në prej S.Berishës..Tmerr i Kombit..Shqipëri-Kosovë..!
-FLM-DITA.
O Viktor, ti mire se paralajmeron Albin Kurtin ti marre leje serbeve per veprimet e qeverise tij ne 24 oret e ardheshme, por…ti vete a i ke marre leje Edi Rames qe ti besh karshillek Vucicit se mos te te kthehet e te jep ndonje Karton te kuq duke te vene etiketen “media-Kazan” pastaj…
po te kishte pyetur Kosova Tiranen,sot do te ishte Serbii.
Ate Leter dergoje ne Keshillin e Ministrave,po qe se egziston ende ky Harem ,Po qe se nuk egziston dergoja Edi Rames,dora vete.
Ate leter,dergoa edi rames,o Viktor!.
• Çdo vend, çdo shtet, çdo komb, çdo popull ne periudha te historise ka patur dhe ka nje Aleat Strategjik.
Edhe Shqiperia, Shqiptaret gjate historise kane patur nje vend te madh Aleat Strategjik.
Edhe ne aktualitet Shqiperia, Shqiptaret kane sigurisht vende mike, por kane vetem nje vend te madh
ALEAT STRATEGJIK USA.
• Ka patur ndonje shtet si Jugosllavia titiste qe konkretisht u orvat per dy Aleate Strategjik,
njekohesisht shkonte edhe ne lindje te BRSS, edhe ne perendim te USA.
• Ka ndonje shtet si Greqia artificiale qe ka vetem nje menyre egzistence:
te orvatet vazhdimisht e njekohesisht per shume Aleate te Medhenj Strategjik.
Greqia artificiale, dinake, e pabese deri para luftes ne Ukraine:
Ne Veri kerkonte Borxhe dhe qahej te EUROPA
Ne Lindje bente takime ne prapaskene te RUSIA
Ne Lindjen e Larget ende sot puth doren aziatike te KINA
Ne Perendim perkulet si lavire dhe perdridhet te AMERIKA.
Qirjakua dhe Vuçiçi jane bere bashke per te bere Gola.
Te vjen keq per disa komentues! Thua jane kaq budallenj,injorante jane salinistet e Vicidolit spiuna? Viktor Malaj ben ironi me serbet dhe nderkombetaret se pse duhet te marre Kurti lejen per veprimet e tij per Kosoven kur kushtetuta e lejon te beje keto veprime! Ketu Kurti ngrihet lart per veprimet e tij! Dhe Albini ka te drejte ne dogmatizmin e tij! Vetem se ka frike nga zgjedhjet qe do te vine se shpejti! A do ta votojne prape kosovaret VV apo do te marre hua nga PD e shpartalluar e Saliut dhe PL e Likes! SHteti Kosovar u krijua si Republike Bnanesh apo si Republika Domenikane,per interesa me ta larta gjeostrategjike qe Saliu i kupton mire edhe Albini,por po hype njehere ne pushtet Shqiptarin duhet ta “vrasesh” qe te largohet! Kurti le te beje sic i thote Kushtetuta por me bisedime me Amerikanet, dhe kjo eshte e kuptueshme! Asnjerit shqiptar apo Ballkanik nuk do t;i pelqnte nje lufte Serbi-Kosove! Urime idioteve komentues qe s’kuptojne shkrimin!
I nderuar zoti Kurti! Me keq ardhje ve re se fluturon me presh ne byth.Levizjet ne Tirane,Shkup e Potgorice per te krijuar VV-te ,tregojne se nusen nuk e ke shqiptare.
Bukur e ke qendisur ! Edhe pser jane agresore te deklaruar e te ndeshkuar, perseri serbet behen bashke, ndersa ne shqiptaret viktima ‘Patriote”, apo nacionaliste behemi bashke vetem ne stadiume duke bere shqiponjen me duar, ndersa kur vjen puna per ta perkrahur fuqishem politiken e Kosoves dhe Albinit ndaj agresivitetit te Vucicit, ne nuk perkrahim Abinin, por i dalim krah Vucicit !? Ja keta jemi ne shqiptaret dhe ankohermi, se nuk na do bota !
A thua se Albin Ladeni e kupton ironinë e Viktorit,ashtu siç e kuptojnë shumë Laro fshati këtu që komentojnë si Saliu në maj të pallatit
Keqardhja shkon e gjitha per ndonje komentues torollak qe Albin Kurtin e sheh nepermjet verres by…se Edi Rames.
MIRËMËNGJES !
Dhe me kete foto nga Beogradi me mikun tim Vuçiçi.
Ju uroj gjithe komentuesve te gazetes dita nje dite sa me te bukur !
https://gazetadita.al/vucic-buze-lumit-me-ramen-ne-beograd-krenar-per-miqesine-qe-kemi-krijuar-me-shqiperine/
Ahahaha…aferim TIMONIERI, se sigurisht kjo foto Rama”Vucko do ti perqyrre e perlote mjaft rilindjotet
Prandaj dhe Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkroi – “Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe Serbia ka patur ne Tirane qe nga kohe e Pashiqit..”
Sa turp per Viktor Malaj, qe e konsideroja nje analist te mençur, akuzon Albin Kurtin qe po i bie ne qafe Serbise!!!. Or Viktor, ke shkruar me porosi te dikujt per te sjelle paqen me çdo kusht, por nuk shikon qe Serbia qofte me inflacion duke futur ne Kosove me dinare me thase, qofte me dhjetra baza ushtarake rrotull Kosoves, qofte mesuperarmatimin e saj, etj…….. synon destabilitetin e rajonit. Albin Kurti nuk ka gabuar ne asnje moment te aktivitetit te tij politik, qofte ne aktualitet qofte per perspektiven. Ai eshte shembull i nje burre shteti atdhetar qe veprimet e tij jane te matura , demokratike dhe kurdohere ne interes te kombit, te paqes ner Ballkan e ne Evrope. Leshimet qe i behen Serbise nga dikush e inkurajojne ate vetem te filloje aventurat e saj ushtarake e ti sherbeje budallejve luftenxites te Rusise.
Artikull komplet i panevojshem.
Ironite e sarkazmat e Viktorit duhet ti lexojne burokratet e BE dhe ndoshta edhe ndonje politikan ne Tirane. Viktor i nderuar, nuk duhet te shkruhet me ne stil ironik te tille pasi perkthimet automatike qe behen e deformojne domethenien. BE e sidomos Lajcakut, qe ne Shkoder quhet LOJ CAK, domethene njeri qe luan me te verteten, i duhet perplasur drejt per drejt tere aktiviteti kriminal i Serbise ne Ballkanin e sotem.
@ ‘shqiptar’!?
Or ti koqe
allias ‘koqeVAR’
pseudonimin
vere ‘HAJDAR’!
Nuk je thjesht
ANALFABET
je psikopat
per IBRET!
Malaj si askush me pare
na mbron nje fare Kurti ALBIN
Ndersa ti si hajdar e lexon se prapthi
shqip :’As te leshon e as te Q I N !
Nga ky shkrim kuptuam se ty nji kerpesh ne vendin tend ta paskan vu ne qafe.Per samar doemos do kujdesemi ne qe ta sjellim nga Qabeja.. do ta zgjedhim nji te mire pase 3-4 muajsh kur besimtaret te shkojne ne haxh sepse, per ty ketu ne trojet shqiptare,zor se mund te kete numer te pershtateshem..!!
Do ti sjellim disa samare te modeleve te ndryshme qe ti te ua dhuron atyre qe te mesuan ta shkrush kete leter..!
Ne kushtet e sotme te globalizimit te ekonomise dhe jetes politike e kulturore boterore, e vetmja zgjidhe e drejte dhe e perhershme paqesore midis fqinjeve serbe e shqiptare eshte organizimi nga OKB dhe OSBE-ODHIR i nje REFERENDUMI POPULLOR ne komunat serbe ne veri te Kosoves dhe komunat shqiptare ne jugperendim te Serbise, se me ke shtet duan te administrohen: me Serbine apo me Kosoven. Nese Albin Kurti nuk degjon zerin, mendjen dhe zemren e serbeve ne kater komunat ne veri te Kosoves, si dhe Vucic nuk ben te njejten gje me shqiptaret e Lugines se Presheves, te dy shtetet duhet te pergatiten per nje perballje te re te forcave te tyre ushtarake.
DASHTE PERENDIA
SHPORRET NJE BORAT
NA SJELL NJE ALBIN
DHE NE SI DHURATE
Tani ju Viktor Malaj GUXONI dhe i drejtoni nje leter te tille edhe MIKUT ME TE MADH TE SERBISE DHE VUCICIT NE BALLKAN,Edi Rames,qe per Serbine hesh poshte jo vetem Kosoven ,por edhe Shqiperine!
Z.Viktor nuk e kuptoj kete kthese 180° persa i takon qendrimeve ndaj provincialit Albin por siç duket e ke harruar historine se aleatet e fuqishem jane gjithmone te çmuar dhe te dobishem ,keshtu harruam dhe u perçame ne 2012 dhe desh u zhdukem si komb ku vetem rastesia e solli se presidenti Willson i USA vendosi se Shqiperia nuk do te zhdukej nga harta dhe sot per Kosoven eshte e njejta gje ;Ju dha liria nga USA dhe BE ku pa ndihmen e tyre kosovaret do te bridhnin si çifutet ne shkretetire pasi nuk do te kishin atdhe.Pra ju e keshilloni Kurtin qe te tregohet kokederr dhe mosmirenjohes ndaj atyre qe e mbajne ne kembe si shtet sot.Me kete qendrim mbase i shtove disa vota pro provincialit Kurti por i solle dem Kosoves e cila eshte nen sanksione dhe ne saje te Kurtit Serbia ka fituar pike si viktime kur e kunderta eshte e vertete.Te largohet KFOR dhe pastaj te shohim se sa reziston Albini …pra ai duhet te sillet si krenar pavaresisht se realisht eshte i dhjere…
Ish RF gjermane për 40 vite i është lëpirë USA si mundësi të vetme për ribashkim kurse Kosova dhe shqiptarët të mos pyesin për çdo lëvizje politike sidomos USA
SA HERE FLET TI KORCAR
NGJAN SE PELLET NJE GOMAR
JE I SHITUR A I METE
E DEGJON VETEN SE CFLET
JU PERKEDHELI ENVERI
E HIDHNIT SHURREN PERPJETE
PRAP KERKONI TEPSINE
ZVARANIK E PIS MILET
MBAROI KOHA JUAJ
MOS LIHNI.ME KOT
KA TE TJERE MBI JU
ME RRADHE ESHTE KJO BOTE
Ppp ose 3 pordhe ,per ty keto tema jane te pakuptueshme po me mire merru me dhente te pakten bej nje pune te dobishme …idiotet po shtohen çdo dite .
Ore pe korce,e di ti cila shtete perdorin monedhen euro?Banka e Kosoves nuk mund te shtype dhe te hedhe ne qarkullim kartmonedha euro sipas qejfit te saj.Kroacise tani se fundi BE I dha leje te perdore euron si banknote te Kroacise.Leja qe BE I dha Kosoves te perdore euron si banknote te Kosoves tregon qe Kosova eshte ne pragun e hyrjes ne BE.Kosova ,I dashur korcar,i ka te gjitha parametrat si shtet i kompletuar per te hyre ne BE dhe pa probleme te antaresohet ne NATO.Mos mbaj syzet e Edi Rames qe te kesh mundesi t’i shikosh gjerat reale.
I shkreti viktor,po ben c’do tentative qe ate te cilen e thote moska beogradi,ta thote ky mjeran.Kjo ne radhe te pare do te thote se ky (viktori)eshte ndonje gjysmak me vleresimet e punes sukseseve,qellimeve te Kryeministrit Albin Kurti,ose ose nje zedhenes i ambasades rusoserbe ne tirane.Armiku,nuk zgjedh individin se sa ehte i mencur dhe cili do ti fusi kembet ne moqal,armikut intereson,te mberri qellimin e vet.Kjo shihet se doli ne skene nje rrenegat dhe me paturpesine me te madhe ,sulmon nje figure emblematike i cili po i prin dhe po realizon te gjitha ato te drejta qe i parasheh vet Kushtetuta,interesi kombetar dhe besimi tek nderkombetaret,qe politika synimet e kesaj Qeverie ,te mbeshteten dhe perkrahen po nga keto aleat.Kryeministri ,nuk ka bere levizje te gabuar as edhe sa nje Shkronje,kjo edhe eshte per tu ikurajuar si menyre e mencme ne rrugen politike te Kryemistrit Albin Kurti.Qe kjo qeveri eshte mirenjohese ndaj aleateve tane besnik SHBA,ANGLI GJERMANI..kjo nuk viret ne dyshim,por perse viktorit ,viktoteve u shpejtohet per te akuzuar nje idhull te kombit?mos vrapo viktor,te marrish stafeten nga duart e esad pashait..po perjetojme castr te rrezikshme si komb,qe o sot o kurr na nevoitet Reflektim..
Zoti Flamur prej Struge. Qenke bere per te qare hallin. Nuke di cfare moshe ke, por duket qarte nga opinioni yt se qenke analfabet funksional, domethene njeri qe di te lexoje por nuk kupton asgje. Nese je i ri, perpiqu t’i besh edhe 2-3 vjet shkolle se te ndihmojne te kuptosh satiren apo sarkazmen dhe ta dallosh domethenien e saj. I lutem autorit qe here te tjera te vere nje shenim ne krye te shkrimeve satirike ku te thuhet: : Analfabetet Funksionale duhet at lexojne ne prani te njerezve normale.
Te lumte mendja Z. Malaj, nje shkrim sarkastik fantastik! Si mender “K(orç)ARI” dhe idiote e njeres te liq ka plot. Para Shteti i Kosoves!
SATIRË E PIKUAR.
PËRGËZIME AUTORIT!
E Dallendyshe,sa shum qe te paska hyre mediokracia ne shpirt dhe ne shkrim.Po perse Dallendyshe te mirremi me vetvehten,sipas asaj qe Viktori eshte perpjekur te thote ne kete artikull,po behen edhe vleresimet.Ka ironi,edhe ka ,ka sarkazme edhe ka,po a ka fakte reale a ka arsye te hidhet guri dhe te fshihet dora?Dallendyshe,sot Republika e Kosoves eshte ne rrezik,ne balle te kesaj pjese te Kombit tone ,qendron nje Qeveri e cila po ec me hapa te sigurta,po pengohet,provokohet nga armiku shekullor….ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme dredhite qellimet e felliqura te keti perbindeshi rusoserb.Eshte turp.Asaj qe te shqeteson te dish se cfare moshe jam,jam 32vjec me arsim te larte dhe disa semester,flm per keshillen e kam parasysh se njeriu tere jeten meson studjon,por ne na mbetet ta duam Token tone ,pjeset e ATDHEUT.ironia ,perbuzja duhet te zevendesohet me dashuri dhe respekt per ATA te cilet mundohen per LIRI SOVRANITET…te pershendes une qe me duhet te mesoj te studjoj akoma me shume …flm
Mendoj qe dita e clirimin te Kosoves nga Serbia te jete 1Shkurti.Ja arsyeja:deri perpara 1 shkurtit banka kombetare e Kosoves ka qene aneks I bankes se Beogradit sepse te gjitha veprimet brenda Kosoves dhe jashte beheshin me baze dinarin serb. Shkeputje e Bankes kombetare e Kosoves nga varesia e bankes se Beogradit I jep asaj frymemarje shtetit te kosoves.Kuptohet qe ky kalim I ndryshimit te monedhes se shtetit nuk eshte e lehte dhe e shpejte.Kujtoni ndryshimin e dhrahmise greke ne euro.Eshte e njejte dukuri.
Mbyllja e zyrave serbe ne Kosove dhe goditja e dinarit serb nga banka e Kosoves jane veprime drastike qe te cojne ne pavaresine e vertete .Keto levizje te mencura te Kosovareve,sepse keto veprime nuk mund te kryen vetem nga nje person,bene qe Vucic dhe armiqte e Kosoves te kuptojne qe jane te mundur ne luften kunder popullit te KOSOVES HEROIKE.
I nerumi mul struga. Parafolsja ndoshta u shpreh pak gabim që të cilësoi si analfabet funksional, se që s’je i këtij niveli e vërtetoi më së miri dhe reagimi yt. Pavarësisht se për herë të dytë radhazi konfirmove me mjaft zgjuarsi atë që ajo të vuri në pah. Pa dashur të lëndoj askënd, një sugjerim per favore. Merre lexoje dhe njëherë shkrimun, dhe po pate takat dhe analizoje fije për fije, që të bindesh që me shkrimin e tij Viktori e ka nderuar Albinin sibaskush tjetër deri më sot.
O Viktor Malaj ! A mendon gje ti se Kosova eshte nje shtete me mbikqyrje nderkombetare ?
A mendon ti se Kosova nuk eshte SHBA dhe Ase Kurti nuk eshte Presidenti Bionde ?
Ti o Viktor i meshon sikur Kurtim eshte Presidenti i Amerikes pore jo more njeri Kurti eshte ne Kotec kur t`ja hapin deren del nga Koteci kur ti, thojen futu ne kotec ai me vrap aty hyn.
Kjo keshtu ndodhe se fuqia e tyre kaq kapacitet ka !
Prandaj thellou pak se nje pla sanksione ja solli Kosoves e nuk eshte çudi qe edhe nje pale sanksione te tjera po pergatitet per t`ja dhen Kosoves !
Aliu nga selenica.Kete mbeshtetje priste edhe Vucici nga ty. Tani Vucic do te vere koken ne jastek e do te beje gjumin rehat pa mare ilacet antidepresive ,shkaku eshte Kurti qe po e lot nga mende. Jeni shqiptare a c’fare mutin jeni.Mjaft hodhet valle me flamurin e shqiperise ne daten 28 nentor sepse e njollosni ate flamur te shenjte.Shiko kur ka feste serbi dhe shko gezohu me ata.Ali ,e di kujt I thone sanksione? Mos hyre ne te thella e politikes.
Ne koteci je ti o Ali mavria, prandaj mendimet e tua jane si te pules!
O Mali . Po gabon rende. Keto qe une ti shkrojta jen realitet.Nuk jam me Serbin se une kam dhen gjak per ate vende ndersa Kurti ase qe e ka ka shkrpur nje her. Por kuptoje situaten. Je shtet me mbikqyrje nderkombetare dhe ti nuk ben dot sice don ti se nuk ke brek veshur more njeri! Prandaj kujdes mos beni te fortin kur nuk je i fort.! Shqiptaret e kosoves kan luftuare gjithmon ne jet te jetev por nuk kan fituar se u ka munguar nje mik sice i kemi sot qe kurti vazhdon ti shqelmoi dita per dita .
Prandaj me kembe ne tok se trim ne fejzbuk eshte kollaj te behesh pore ne se prishim lidhjet me SHBA-ne dhe nuk kordinojme problemet me ta do te jete nje bumerag i madh per neve. Nje shkanctar ke then: “pesimist te mos behemi pore edhe optimist pa baza te mos behemi ”
Kete fitore ne e arritem me ndihmen e miqve tane e nese i shqelmojme tani kjo do te jete fatalitet per neve !
Nga sa lexova me siper;nuk me hiqet nga mendja:”…jam 32 vjec me arsim te larte dhe disa semester,flm por keshillen e kam parasysh se njeriu tere jeten meson studjon,por ne na mbetet ta duam Token tone ,pjeset e ATDHEUT.ironia ,perbuzja duhet te zevendesohet me dashuri dhe respekt per ATA te cilet mundohen per LIRI SOVRANITET…te pershendes une qe me duhet te mesoj te studjoj akoma me shume …flm!”
Ky Deklarim ose me SHQIP THIRJA KOMBETARE e FLAMURTARIT SHQIPTAR STRUGAR TA DUAM TOKEN TONE ATDHETARE ETNIKE PER LIRI E SOVRANITET; shpaloset KUPTIMPLOTE LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT TRASHEGUAR nga SHUME TE NDERUARIT KRYEMINISTER ALBIN KURTI dhe PRESIDENTE VJOSA OSMANI!!
Jam lindur ne CAMERINE ETNIKE SHQIPTARE ku nazisto shovinistat greke me 1944 mbasi masakruan, vrane dhe lane te pavarrosur mijera Shqiptare duke debuar nga tokat e pronat edhe dhjetra mije te tjere;me vone mesova se ne kohen e Mbreterimit-femijet Shqiptare para se te hynin ne mesim kendonin me gezim:”Jam i Vogel,Djal Shqiptar,kur rritem do shkoj ushtar; do marr pushken e do luftoje KOSOVE E CAMERI DOI CLIROI! Te rinjte Kosovare BASHKUARr e me Ndihmen e AMERIKES SE BEKUAR LUFTUAN DHE CLIRUAN KOSOVEN!
Mbas KOSOVES MAQEDHONIA DREJTOHET me SHQIPTAR KRYEMINSTER; dhe ne MAL TE ZI, PO sHQIPTAR ishte kryeminster. Pra ne rast se ndiqet BASHKIMI NE Udheheqje te A.Kurtit-ATDHETAR-POROSIA ATDHETARE e Lidhjes se Prizrenit do jete ne rruge te mbare!!
Emri
Sali Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan ;
emaili :;
Website: AAO CAMERIA