Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër Fredit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Letër Fredit
Komente

Letër Fredit

Published: 27 Shtator, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Robert Thomanikaj

I dashur Fredi,

- Publicitet -

pas atij komunikimi 5-6 herësh me telefon që patëm bashkë në korrik e gusht (2022), (ishte problemi i panaireve të librave ai që më nxiti të komunikoja fillimisht me legjendën e njohur Çako), dhe pas asaj mosdëshire a mos patje kohë e Fred-mediatikut së fundi për t’më takuar, (sinqerisht, nuk më mbeti hatri për këtë, se e vura rè që e ke kohën të kufizuar, ngaqë del shpesh nëpër televizione), mendova pas gjithë kësaj ‘ta le Fredin rehat’.

Dhe të lashë në fakt, duke mos të të telefonuar më, kështu hoqa edhe ato shpresa se mund të më ndihmoje me ndonjë këshillë, pasi të të tregoja shkurtimisht problemet e mia të viteve të fundit.

Biles, teksa të pashë në televizor një a dy ditë më parë nga dita që e kishim lënë për t’u takuar, unë i rashë kokës time me një çok (figurativisht kjo), duke pyetur veten, nëse kisha gjetur tek ty njeriun e saktë e të duhur për t’i kërkuar një këshillë. Dhe kjo për faktin, se në atë emision televiziv ti po flisje për tokën e sheshtë (!?!)…

Pra, e kupton Fredi, se çfarë ndihme mund të presë një njeri në hall nga një fantazist me këmbët në ajër!?! Është njëlloj sikur një i plagosur të kërkojë ndihmën e dikujt për t’parandaluar gjakun a për ta çuar në spital, ose për të denoncuar vrasësin e dalluar prej të dyve, dhe ky dikush t’i flasë për disa alienë që kanë zënë pozicione pas Hënës dhe po sulmojnë me rreze njerëzimin, një qëndrim ky që jo vetëm nuk ndihmon njerëzit në nevojë, por mbulon edhe krimin!…

Tani Fredi ti e di, se ta thashë qysh në fillim të bashkëbisedimit tonë telefonik, që unë t’i kam kritikuar disa “teori të tuat” në një shkrimin tim, i cili ndodhet tek një nga librat që të lashë si dhuratë në korrik, në panairin e organizuar nga ty në plazhin e Golemit.

Kjo do të thotë, se analiza ime kritike me disa nga “teoritë e tua” konspirative ka mbaruar këtu e vite më parë. Pra, unë nuk kam pse të merrem tani sërish me këto teorira, për më tepër që mund edhe të kujtojë ndonjëri, se më paska mbetur hatri që nuk më takove! Jo, përkundrazi, – sepse këtë dua të them si pikënisje të kësaj letre – kur i rashë kokës me çok dhe po dyshoja nëse kisha gjetur tek ty njeriun e duhur për të qarë hallet e mia, po mendoja të të thoja qysh në fillim të takimit tonë, që do bënim pas një-dy ditësh, mos ta përmëndje më ‘tokën e sheshtë’, se do ta diskretitoje veten pashmangërisht. Dhe me dy-tre shembuj të thjeshtë, që do të të tregoja, ti do ta kuptoje gabimin e madh trashanik në “teorinë” e tokës së sheshtë! Nejse….

…Koha kaloi dhe dje, të falenderova me mëndjen time që iu shmange takimit, sepse të pashë sërish në televizor, – jeni nja 10 a 20 vetë ju, që dil nga një studio e hyr në një tjetër për çdo ditë! Kësaj radhe të pashë “në një kualitet të ri”, siç tha edhe moderatorja, ku ti duhej të prezantoheshe ndryshe nga herët e tjera; në këtë bisedë ti duhej të ishe me jetën tënde, me atë familjare, atë të babi Fredit, të bashkëshortit të mirë, të qytetarit Cako, të mbrojtësit të jetës së njerëzve, të parashikuesit, shakatorit, atdhetarit, patriotit, njeriut të mirë. Dhe ashtu njeri i mirë qofsh ti Fredi, pasi dhe unë –megjithse i konsideroj të dëmshme disa nga pallavrat e tua– mendoj se nuk je njeri i keq, ndonëse dallon ca materialist e vetdukës.

E ndërmjet shpalosjes së këtyre karakteristikave, ti Fredi dole sërish tek toka e sheshtë, tek yjet e sheshtë, tek dritat artificiale si yje, tek dielli i sheshtë dhe i afërt me tokën, tek masonët a ç’dreqin i quan ti drejtuesit e botës, tek Zoti dhe Allahu, e sa e sa gjëra të tjera –një sallatë ruse – të cilat i thonë edhe të tjerë njerëz nëpër botë, e kanë për ti thënë edhe në të ardhmen, paçka se të kundërtat e shumë prej këtyre pallavrave të dëmshme janë vërtetuar katërcipërisht. Dhe jo nga anijet kozmike, por nga aty prej studiove televizive, ku mund t’i provosh edhe ti po të duash, po ta duash edhe të vërtetën shkencore, gjë që ti dhe këta të studiove televizive shqiptare nuk e duan, sepse pagatorët tuaj – unë besoj se janë ata që ti bën sikur i kritikon– ju paguajnë pikërisht për pallavra të tilla, e jo ti përçoni teleshikuesve të vërtetën, aq më pak atë shkencore.

Pikërisht këtu i jemi afruar problemit për të cilin po të shkruaj, Fredi, duke e thyer betimin për t’mos u marrë më me ty. Sepse ti tani, përveç se e shtove gamën e budadallëqeve, u prezantove në një kualitet të ri, siç po tentohet vitet e fundit në ekranet shqiptare për sa e sa figura të tjera të stërnjohura, dhe pikërisht kjo –mendoj– është mjaft e dëmshme dhe e gabuar, për sa po shpjegoj!

Duhet sqaruar Fredi, se ty nuk të qëndrojnë as gjysma e atyre karakteristikave, për të cilën u përpoq moderatorja të të vishte, që do të thotë se jo vetëm parashikues nuk je, patriot –nuk je e je, atdhetar –kurrën e kurrës, qytetar shembullor –as mos gënje njeri, mbrojtës i njerëzve –as që diskutohet, paralajmërues i tyre –as mos e shko nëpër mëndje, por ti Fredi nuk ka si të jesh as baba i mirë, sepse ti nuk ke kurrë guximin të flasësh për ujkun që shqyen bagëtitë ditë për ditë e para syve të tu, por kërkon gjurmët e tij. Biles i kërkon ato sipër reve dhe në qiellin e largët, duke i ngatërruar me përralla fantastiko-religjioze, duke i bërë kështu shërbimin më të madh shqyesve grabitqarë (shkaktarëve të padrejtësive), të cilët pasi të kenë mbaruar punë me mishin tim e të disa të tjerve si puna ime, do të merren me fëmijët e tu e të mitë, ndërkohë që ty mund edhe të të falin, për shkak të paktit që ke bërë me to, sepse bën sikur i kritikon e demaskon në TV “padronët-egërsira”, por në fakt i mjegullon me gjithfarë konspiracione UFO-Zotash–Masonësh, – ndryshe do ta kishe edhe ti të bllokuar gjithandej rrugën e fjalës së lirë, siç e kam unë, siç e kanë edhe mjaft të tjerë, (nuk është nevoja të të kujtoj disa emra, se turmat ithtare do t’më akuzonin për inatçi, mburravec, etj)

Ndaj o Fredi të falenderoj që iu shmange takimit tonë, se pas parjes së djeshme të emisionit mbi ‘babain e mirë Cako’, kuptova 100% se ti ishe dhe je njeriu më i gabuar, ku një hallexhi me litarin në fyt, si puna ime, mund të vari shpresat për të marrë një këshillë të vlefshme!

Tek i rashë dje kokës (metaforikisht) me grusht, mendova: po Fredi i ka disa nga librat e mi, mes tyre edhe atë të fundit (Lufta e Trojës, mit apo e vërtetë?), dhe fare mirë ai mund të shohë tek kapaku i pasëm 17 titujt e tjerë të librave të mëpërparmë, në këtë rast detyrimisht – nëse është ai që pretendon në emision – do të mendojë: ç’ne ky autor me libra letrarë dhe shkencorë, paçka se jo në linjën konspiracioniste këto të dytat, të jetë kaq i panjohur nga simbioza ime, media!?!?

Dhe në këtë rast do të ishte ti vetë, o Fredi, që do t’më pyesje për këtë çudi! Do të ishe ti që do t’më thirrje e të më thoje, siç është bërë tashmë e zakonshme në Shqipëri, – ulemi ta pimë një kafe!

E do të merrje vesh konkretisht veprimin e asaj dore “masonësh” për të ndalur fjalën e lirë, e do dëgjoje fakte konkrete të përdorimit (kupto: shpërdorimit) të pushtetit të disa njerëzve shtetërorë ndaj atyre që nxjerrin të vërteta, si puna ime, që tregojnë jo vetëm të vërteta nga ato kriminale, ato sociale, ekonomike, gjeo-politike, financiare, kombëtare, shtetërore, por edhe të vërteta shkencore, si ato historike e të shkencave të natyrës, që i ke edhe në librat dhe shkrimet e mia, si dhe në disa filmime në youtube!

Kështu do të kishe një vërtetim të qartë të një pjese të atyre që thua nëpër televizione, o Fredi! Kështu do të kishe një rast të mirë, o njeriu i mirë, jo vetëm të demaskoje konkretisht ata që ti i mjegullon me fjalët e tua nëpër studiot televizive, por do të kishe rastin edhe të merrje në mbrojtje një njeri të pambrojtur, si puna ime, duke e trajtuar në mënyrë tërësisht të pavarur rastin e tij në të gjitha detajet.

Por ti nuk mund ta bësh këtë mo Fredi, se po të kishe aq guxim, do të kishe dalë në mbrojtje të Xhulien Asanxhit, apo të dhënies së azilit Eduart Snoudenit nga perëndimorët, apo lirimit nga burgu amerikan të Bredi Maningut (tashmë: Celsa Maning), do kishe dalë në mbrojtje të sa e sa të dënuarve politikë në perëndim, do të kishe dalë në mbrojtje të përdhunimit seksual të një minoreni në birucat shqiptare, do të kishe dalë në denoncimin e sa e sa aferave ekonomiko-kriminale biznes-shtet në Shqipëri, e sa e sa raste padrejtësish e shkeljesh ligjore pa fund ka në Shqipëri e botë, të cilat ti nuk i prek fare, sepse ti ke kapur rolin e një kllouni gjeo-politik, ku pushtetarët-biznesmenë qeshin dhe të promovojnë përmes mediave të tyre, ndërsa të shtypurit dhe viktimat e padrejtësive shpresojnë mos gjejnë tek ty mbrojtësin e tyre!

E kuptove tani Fredi, pse u mora edhe njëherë me ty?.. U mora për të treguar ty dhe kujdo që do e lexoj këtë shkrim, se ashtu siç ti je njeriu i gabuar për t’më dhënë mua një këshillë, a për t’më mbrojtur tek media jote, ashtu je ti edhe për mijra të tjerë! Ti je njeriu i gabuar Fredi edhe për tu hequr si patriot dhe atdhetar, sepse me sallatën tënde pallavrore të Masonve-Allahut-Aliensve në qiell, ti nuk u tregon rrugën e Shqipërisë ligjore e me drejtësi, përkundrazi ti i bën njerëzit pasivë e fatalistë, duke i nxitur kështu padashur të ikin nga vendi i tyre! Ti mund të jesh një bashkshort i mirë, Fredi, siç edhe si njeri nuk dukesh i keq! Por dëgjo Fredi, me pallavrat e tua të tokës së sheshtë e të tjera të tilla, që duket se i ke shtuar javët e fundit, me teoritë e llozhave masonike-aliense, ti nuk mbron dot kërkënd, biles as fëmijët e tu! Sepse ti Fredi injoron objektin, subjektin, fenomenin, biles edhe krimin e dukshëm, po të ketë, për ti kërkuar gjurmët e tyre diku në hapsira fantastiko-iluzore! Nuk mbrohet e vërteta dhe pozitivja, ashtu siç nuk demaskohet padrejtësia dhe negativja përmes injorancës, Fredi! Këtë, duhet të ta kishin thënë dhe shpjeguar më parë njerëzit e tu, miqtë e tu! Mjaftojnë dy prej tyre, që kur ti të dalësh tjetër herë në televizor, të të marrin në telefon nga Shkodra e nga Vlora, dy qytete të së njëjtës gradë meridiani, dhe përmes whatsappit të të tregojnë me kamera dy lapsa me gjatësi të njëjtë të vendosur në këmbë mbi sipërfaqe të niveluar të tokës, ku ti do të shohësh aty nga dreka, kur dielli gjindet lart, se hijet e të dy lapsave do të jenë jo të njëjtë në gjatësi; hija e lapsit në Shkodër do të jetë më e gjatë se hija e lapsit në Vlorë. Dhe sa në distancë më të largët ta bësh këtë eksperiment, si bie fjala në Danimarkë e në Tunezi, o Fredi i mirë dhe injorant, aq më e dallueshme do të jetë hija e njërit laps nga tjetri. Çfarë tregon kjo? Që toka është e sheshtë, apo e rrombullakët?!? Por edhe me një teleskop fëmijësh ti sheh se çdo planet është i rrombullakët. Po të ishin të sheshtë, do të tregonin në kohë të ndryshme forma eliptike, kur të ishin zhvendosur më tej! E mund të të sjell sa e sa eksperimente, fakte e argumenta, (që duhet të ti kishin sjellë fëmijët e tu, por duket se edhe shkolla ka përfunduar në Lanë sot!), për të të provuar të kundërtën e shumicës së atyre që thua, o baba i mirë, që të kuptosh se sa i dëmshëm je me injorancën tënde për cilindo individ dhe mbarë një shoqëri, siç –vetvetiu– mbetesh edhe për njerëzit e tu të afërm! Kështu të kuptosh, edhe që shoqëria jonë ka sot përherë e më shumë nevojë për shkencën dhe jo për bufontizmin tënd, o Fredi i mirë, por injorant!  24÷25.9.2022

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
  • SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  • “Jetesa e shëndetshme”, Franca, shumë më e shëndetshme se Amerika, por kujdesi i saj mjekësor me probleme
  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
  • Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera

Komentet e Fundit

  1. edi në Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera
  2. Shkodrani-Belgjike në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  3. Shehu i Romes në VIDEO| Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
  4. Humoristi shqiptare në Gati 60% e diasporës votoi për PS, socialistët fitore të thellë në Durrës dhe Fier, si u nda vota në qarqet e tjera
  5. demo në Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, humbin jetën 2 persona, plagosen 19 të tjerë
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?