I nderuar Zoti THANO,
Në vijim të shkrimit “ Koha ta shkulin gozhdën e asociacionit” botuar më 28 Qershor te DITA, me falenderime për ju, me respekt për vlerësimet e ardhura, disa shqetësime të lexuesve të nderuar dhe vetë specifika e problemit, e shoh të nevojshme të bëj këto sqarime plotësuese:
Së pari, dosja e gjerë e Kosovës ka qenë pjesë tejet e rëndësishme e punës si diplomat aktiv në 25 vitet e fundit në Tiranë dhe për 15 vite në Berlin dhe në Bruksel; duke bashkëpunuar dhe shijuar me kolegët diplomatë të Kosovës gëzimin për arritjet madhore, sikurse dhe shijen e hidhur të disa mosarritjeve të njohura.
Së dyti, kushdo mund të klikojë emrin tim dhe do të shohë se veç disa librave mbi diplomacinë, tema e lartpërmendur është në vazhdën e mbi 500 analizave të mëparshme publike për aktualitetet më të mprehta të kohës, ku Kosova natyrshëm ze vend të veçantë.
Në to kundërshtohet ideja mbi ndarjen e territorit, denoncohet “Ballkani i Hapur”, mbështeten shumë hapa të qeverive të mëparshme të Kosovës dhe ajo e Kurtit, kritikohet propozimi për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ndërsa Kryeministri Kurti përshkruhet si model i staturës/sjelljes politike në rajon.
Ashtu si dhe në shkrimin në fjalë, në to kam kritikuar në mënyrë të përsëritur dhe “pa doreza” diplomacinë e dështuar qetësuese dhe përkëdhelëse të Perëndimit ndaj Serbisë, “ kërbaçin” e panevojshëm mbi Kosovën, mangësitë në modelin franko-gjerman, në marrëveshjet e Brukselit/Ohrit, politikat agresive të Vuçiçit, etj.
Së treti, dihet se Asociacioni ishte produkt i padëshirueshëm e ndoshta i pashmangshëm i dialogut Prishtinë – Beograd mbi 10 vite më parë, i pranuar dhe nga Prishtina. Vjet ai u rikonfirmua në Bruksel dhe në Ohër dhe nga qeveria Kurti. Në tre vitet e fundit kjo “gozhdë gjeopolitike” është ngulur kudo dhe në dokumentat zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, në BE, KiE, OSBE dhe në OKB.
Dëshmia më e freskët është takimi në Bruksel më 26 Tetor 2023 i trinomit madhor Scholz -Macron – Meloni me Kurtin dhe Vuçiçin, në prani të Charles Michel, Borrell dhe Lajcak. Kërkesa e tyre ultimative dhe pse me gjuhë diplomatike mund të gjendet me një klikim të thjeshtë në internet.
Aty shkruhet se “muarëm shënim komentet e të dy liderëve dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për të zbatuar asociacionin; projekti që po u dorëzojmë përfaqëson një mënyrë moderne europiane për trajtimin e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira europiane, brenda parametrave të përcaktuar nga palët”
Më tej thuhet se “ ne i bëjmë thirje Kosovës të fillojë procedurat për krijimin e asociacionit dhe Serbisë për të bërë njohjen e saj de fakto; mospërparimi …..rrezikon humbjen e mundësive të rëndësishme”.
Pikërisht këtu merr udhë shqetësimi për të hedhur të paktën një ose dhe më shumë hapa, për të bërë diçka, çka do të nxiste aleatët tanë të çbllokonin situatën. Kush nuk bindet për këtë realitet, mjafton të shohë refuzimin për pranimin e Kosovës në KiE, një paralajmërim serioz për bllokime të tjera me shumë pasoja nëse nuk do të reagohet drejt dhe shpejt, çka nuk e dëshirojmë aspak.
Ndërkohë, bashkohem në parim me shqetësimet e skeptikëve dhe kundërshtarëve. Mirëpo, tani kjo është kërkesë e kryer, e pakthyeshme, ndaj dhe duhet vepruar. Gjithsesi, siç përmendet në shkrim, pa nënvleftësuar rreziqet e mundshme, janë të gjitha mundësitë që ky asociacion të mos jetë alla serb, siç e do Vuçiç, e as të mos çojë në boshnjakëzim, përkundrazi.
Ndaj, në shkrim sugjerohen disa kushte dhe masa paraprake, si verifikimi dhe analiza nga ekspertë vendas dhe të huaj, opinioni i Komisionit të Venecias, konfirmimi në Kushtetuese, sigurimi i garancive të forta nga aleatët tanë se nuk do të ketë “Bosnie”, etj.
Vendimtar është se ky proces do kryhet nën drejtimin e aleatëve tanë të mëdhenj Euro-Atlantikë, shpëtimtarët dhe mbrojtësit tanë në momentet më historike.
Në përfundim, si qytetar patriot kam mirëkuptim të plotë për shqetësimet dhe ndjeshmërinë e ligjshme me këdo; veçse me dallimin se krahas anës morale, diplomatët i trajtojnë problemet kryesisht nga këndvështrimi Realpolitik, pra si janë dhe si bëhen praktikisht gjërat, e jo me “wishful thinking” apo mënyrën “ dëshirore”!
Së fundi, mendoj modestisht dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme se 40 vite në shërbimin publik dhe diplomatik, pa asnjë konflikt interesi, “cen” apo “njollë” janë garanci bindëse e integritetit moral, qytetar dhe institucional të autorit!
Me ndjesë dhe falenderime për kohën, vëmendjen dhe durimin tuaj!
Jorgji Kote, Bruksel
Serbët, apo minishtetet e Ballkanit boll më me grabitjen e copave prej Shqipëris ETNIKE. MJAFT më.
Bota e lirë e demokratike duhet ti thot NDAL kesaj politike bastarde të servirur prej serbis milloshevicjane e pasuesve dhe dobicërve të tyre qe riciklohen në kry të istitucionve deri më sot. MJAFT më.
Historikisht i kemi dhënë qytetrimi dhe vlerat më të larta njerezore e besimin në një ZOT kësaj bote, bile aq shum, sa gjurmët e pëllazgo-ilirëve shihen bukurmirë në t’shumtën e popujve të kësaj Bote të bukur prej ZOTIT, por të dhunuara prej politikave bastarde të grykësis e luftës për pushtet me c’do forme e cmim brënda djajve. MJAFT më.
Së fundi, popujt lindën vëllezër, krijuan familje, fise e kombe, por rendja pas politikave bastarde të grykësis me c’do formë e cmim i bënë armiq.MJAFT më….
Zoti sheh, fal por dhe të ndëshkon kur shikon se si dhunohen e shkallmohen vlerat njerëzore e t’kulturës të trashiguara ndër shekuj.
Eshte kenaqesi qe lexon shkrime te tilla te shkruara me nje vertetesi te hapur per te gjithe. Zoti Kote, ven ne dukje qe “Diplomatet i shikojne gjerat nga kendveshtrimi Realpolitik”. Eshte vertet keshtu, per diplomatet qe duan te kryejne pune sa me shpejt. Po si mund te jete politke reale e diplomacise evropiane kur synojne te krijojne “mikroshtete” mbi baza etnike e fetare brenda nje shteti multietnik e multifetar? Nuk mjaftoi lufta etnike e fetare per 10 vite me rradhe qe shkaterroi Jugosllavine dhe varrosi me mijra banore te saj? Realpolitik e diplomacise evropiane e mbeshtetur ne perdheljet dhe dhuratat qe i ben Serbise, prodhon vetem vatra zjarri ne Ballkan. Mos valle Bosnja ka gjetur qetesi qe u nda ne kater copa? Bashkimi Evropian eshte ndertuar mbi bazat e parimit te ndertimit te shtetit modern multietnik, multifetar e multiracial. Kosova eshte nje shtet i tille. Ai duhet ruajtur, te paraqitet si model modern evropian dhe nuk duhet te copetohet ne zona influence te interesave gjeopolitike . Serbet ne Kosove, sipas reformes Ahtisari, gezojne sot me shume te drejta legjislative e ekzekutive se sa vete shqiptaret. çfare kerkojne me teper kater komunat e serbeve te Kosoves? Po sikur te formohen keto mikroshtete edhe ne Serbi nga shqiptaret, hungarezet etj ? Diplomacia e jone duhet te kishte sqaruar me shume qarqet diplomatike evropiane ne lidhje me “asociacionin”, se ky eshte nje element i rrezikeshem qe nuk i sherben Realpolitikes dhe bie ne kundershtim me parimet e ndertimit te Bashkimit Evropian.
Autori i nderuar shkruane edhe kete :
“Kush nuk bindet për këtë realitet, mjafton të shohë refuzimin për pranimin e Kosovës në KiE, një paralajmërim serioz për bllokime të tjera me shumë pasoja nëse nuk do të reagohet drejt dhe shpejt, çka nuk e dëshirojmë aspak.”
Pra, sipas autorit, “me pasoja”! Pasoja cfare? Si kujton ky qe miliona shqiptar do te rrijne duarkryq karshi synime grabitqare te Servise?
Jo zoteri, jo! Pasoja do te ket pet Servin ne radh te par. Por si duket autori nik beson ne fuqin dhe vullnetin e popullit shqiotar per liri.
Sipas tij 3% serv dashkan te minojne gjakimin mijera vjecar te datdanve per liri, qe ne te ikim
nga nje “pasoj” e te futemi ne pasojat tjera shume me te renda.
Zoteriu prap nuk na thot asgje per shqiptaret ne trojet e tyre atje ne Servi, apo ne Maqedoni e Greqi. Shteti ame i takone te pataqese kerkesat te njejta per shqiptaret qe jetojne nen shtypje sidomos ne Servi, Greqi e Mqedoni. Por si dukt autori ne fjale nik ka besim ne vullnetin dhe fuqin e shqiptarve.
E kuptuat ultimatumin e Kurtit ?
Ne se Serbia nuk njeh Kosoven ,nuk ka bisedime.
Bisedime per c’fare?
Minierat ne Kosove dhe fabrikat e perpunimit te ketyre mineraleve jane ne Serbi.
Ky eshte bisedimi dhe mos na cani trapin me brockulla ” association “.
Behet lufte per minierat.
Lufta Rusi -Ukraine per kete pune u be.
Rusia e shtiri ne dore minierat e Donbasit,I ligjeroi me referendume dhe vulosjen nga parlamenti rus dhe ketu mer fund lufta.Te tjerat politika lindje – perendim jane brockulla.
Sa i zgjut qe jeeeeeee!
Trap fare