Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letra e hapur e djemve të El Chapos që tenton të ndryshojë lojën e karteleve të drogës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Letra e hapur e djemve të El Chapos që tenton të ndryshojë lojën e karteleve të drogës
AktualitetBote

Letra e hapur e djemve të El Chapos që tenton të ndryshojë lojën e karteleve të drogës

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Teksa Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e Ovidio Guzmán López dhe gjuetia për arrestimin e 3 djemve të tjerë të El Chapo-s, mbretit famëkeq meksikan të drogës, është shtuar ndjeshëm, avokati i 4 vëllezërve ka publikuar një letër të tyre, ku pretendojnë se ata nuk janë udhëheqësit e kartelit të Sinaloas, në të cilën babai i tyre ishte bashkëthemelues.

Një letër e katër vëllezërve dhe motrës së tyre u publikua në gazetën meksikane “Milenio”. Iván Archivaldo Guzmán Salazar, Jesús Alfredo Guzmán Salazar, Ovidio Guzmán López dhe Joaquín Guzmán López, të njohur ndryshe se “Los Chapitos”, iu drejtuan mediave për herë të parë me një mesazh të dërguar nga avokati i tyre.

Ata thonë se pretendimet se janë drejtues të kartelit të themeluar nga El Chapo dhe Ismael ‘El Mayo’ Zambada, i cili nuk është arrestuar kurrë, janë sajesa. “Ne nuk jemi në krye të kartelit të Sinaloas dhe as nuk na intereson. Ka një numër ta madh grupesh që janë të vendosura në këtë shtet dhe përbëhen nga njerëz nga Sinaloa. Ata veprojnë në shtete të tjera të vendit, madje edhe në pjesë të tjera të botës. Këto grupe funksionojnë plotësisht të pavarura nga njëri-tjetri, nuk na japin llogari dhe as nuk i kërkojmë llogari”, thuhet ndër të tjera në letër.

- Publicitet -

Iván Archivaldo Guzmán Salazar dhe Jesús Alfredo Guzmán janë në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta ofrohen nga 10 milionë dollarë shpërblim për ata që janë informacione. Ndërkohë, 5 milionë dollarë jepen edhe për Joaquín Guzmán López. Ndërkohë, Ovidio Guzmán López ndodhet në një burg në Meksikë dhe po lufton me drejtësinë vendase që të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas prokurorëve në Amerikës, nën udhëheqjen e djemve të El Chapo, karteli i Sinaloa mbetet një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë dhe është përgjegjës për importimin e fentanilit në Shtetet e Bashkuara. Kjo drogë sintetike konsiderohet 50 herë më e fortë se heroina dhe është bërë shkaku kryesor i vdekjes së shumë të rinjve amerikanë.

Djemtë e El Chapo i mohuan akuzat, por pranuan se ka persona të tjerë që prodhojnë dhe trafikojnë drogën sintetike dhe u bënë thirrje autoriteteve për të hetuar nga më shumë se një agjent që të zbulohet e vërteta. “Ne nuk kemi punuar kurrë me fentanilin. Megjithatë, në Sinaloa ka shumë që punojnë me të. Hetoni! Ne kurrë nuk kemi krijuar marrëdhënie me persona që trafikojnë fentanilin”.

Ata kundërshtojnë edhe akuzat e ngritura nga DEA se janë të përfshirë në përplasje të armatosura me grupe të tjera rivale. “Kurrë nuk jemi futur në luftë me grupin Los Zetas. Ata nuk mund të na akuzojnë se ne kemi marrë pjesë në vrasjen e anëtarëve të këtij grupi”, thuhej në letër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  2. K R on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  4. Km on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. Ethem Lalaj on ​”I gjetëm rusët!”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?