Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lëvizte me pistolete të bërë gati për qitje, vihet në pranga 36-vjeçari i rrezikshëm në Durrës (Emri)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Lëvizte me pistolete të bërë gati për qitje, vihet në pranga 36-vjeçari i rrezikshëm në Durrës (Emri)
KronikeKryesore

Lëvizte me pistolete të bërë gati për qitje, vihet në pranga 36-vjeçari i rrezikshëm në Durrës (Emri)

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

 

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 36-vjeçar në Durrës, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Policia bën me dije se  i arrestuari me disa precedentë penal Dritan Memolla, u kap teksa lëvizte me këmbë, në shkelje të një mase sigurie “Arrest në shtëpi”.

- Publicitet -

Ndërkohë që po procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir) që shoqëronin të arrestuarin, për moskallëzim të krimit.

“Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët, si dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Background”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri për komunitetin, që lëvizin të armatosur.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi D. M., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa lëvizte me këmbë, në lagjen nr.15, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Nga verifikimet ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim, pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestraun në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit N. K., 56 vjeç dhe K. K., 22 vjeç (babë e bir), lidhje shoqërore të 36-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta 2 shtetas shoqëronin shtetasin D. M., kur u kap nga Policia”, sqaron policia .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?