Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lidh Shqipërinë me Serbinë, Rruga e Kombit bëhet zgjatim i rrjetit TENT. Beogradi po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Lidh Shqipërinë me Serbinë, Rruga e Kombit bëhet zgjatim i rrjetit TENT. Beogradi po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km
EkonomiKryesore

Lidh Shqipërinë me Serbinë, Rruga e Kombit bëhet zgjatim i rrjetit TENT. Beogradi po ndërton Nish-Merdarë me 9 mln euro/km

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Rruga e Kombit po bëhet zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Bullgarinë).

Kohët e fundit, Serbia përuroi punimet në segmentin e parë të autostradës, teksa financimet janë siguruar për të gjithë segmentin, të cilin e ka shpallur prioritet. E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

- Publicitet -

Pjesa e përfunduar është nga Lezha në Prishtinë dhe mbeten për t’u ndërtuar edhe 103 kilometra, nga Prishtina në Merdarë, nga të cilat 76 km në territorin e Serbisë dhe 27 km në atë të Kosovës. Kosto totale për këto kilometra është rreth 947 milionë euro.

Kosto për kilometër përllogaritet 9 milionë euro edhe pse autostrada në pjesën serbe ka shumë ura dhe tunele. Kosto e punimeve është me ulët se kur u ndërtua pjesa shqiptare në Rrugën e Kombit me rreth 11 milionë euro për kilometër, teksa kostot e ndërtimit të një autostradë aktualisht në vendin tonë kanë arritur në rreth 15-20 milionë euro për kilometër.

Vijimësia e Rrugës së Kombit në pjesën serbe do të ketë 88 ura, 7 mbi dhe nën kalime dhe 35 tunele nuk do të kushtojë jo më shumë se 9 mln euro për kilometër.

Ndërtimi i saj bashkëfinancohet nga Banka Europiane e investimeve (EIB) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa Bashkimi Europian po ofron grante investimesh përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Në pjesën e Kosovës nga Prishtina në Nish, projekti është në procesin e detajimit teknik, në një fazë ende të hershme.

I gjithë projekti është pjesë zgjatuese e Rrjetit të Transportit Trans-Europian të zgjeruar të Orientit/Mesdheut Lindor (TEN-T) dhe Observatorit të Transportit të EUropës Juglindore (SEETO), një korridor i mbi 300 kilometër gjatë që lidh Lezhën në Shqipëri përmes Prishtinës në Kosovë në Nish të Serbisë, sipas të dhënave nga korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

rojekti është përfshirë në listën e projekteve prioritare të Planit të Zhvillimit Shumëvjeçar të Rrjetit Gjithëpërfshirës SEETO 2014-2018. Projekti është shpallur prioritet në kuadër të Strategjisë së Transportit të Qeverisë së Serbisë, 2016-25.

Me kompletimin e Autostradës së Paqes, Shqipëria forcon lidhjet me rrjetin kryesor europian, teksa dy Autostrada që kalojnë në vendin tonë janë bërë pjesë e rrjetit kryesor Europian TENT, Autostrada Veri-Jug dhe Korridori- 8.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës
  • Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?