Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
AktualitetBote

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren në balotazhin e së dielës në Turqi. Erdogan siguroi edhe një mandat pesë vjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu. Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës. Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të Erdogan, duke premtuar se do t’u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë.

Pasi rezultatet i dhanë atij 52% të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48% për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, Erdogan mbajti dy fjalime falenderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara

“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, tha presidenti turk, Erdogan.

- Publicitet -

Pas konfirmimit të fitores së zotit Erdogan, Lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje. Lira turke ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit. Banorët e Stambollit megjithatë u shprehën optimist.

“Unë mendoj se kursi i këmbimit do të rritet më tej nga ky moment. Nuk mund të them një numër të saktë, por mendoj se do të jetë shumë më i lartë se shifra aktuale deri në fund të vitit”, thotë banori i Stambollit, Omer Yildiz.

“Meqenëse të gjithë ishin kaq të përqendruar te zgjedhjet, çmimet u rritën shumë, tregu ishte në vështirësi. Por falë Zotit, rezultati ndodhi ashtu siç donim, ne presim që rritja e çmimeve të ngadalësohet tani”, thotë Kenan Batur, një tjetër banor i Stambollit.

Presidenti Erdogan tani e ka të sigurtë qeverisjen deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50,000 njerëzve. Kandidati i opozitës Kilicdaroglu ishte zotuar të kthejë Turqinë në demokracinë parlamentare dhe të lirojë të burgosurit e njohur politikë.

“Tani kam një kërkesë për ju, për fëmijët tuaj, për pensionistët, për nënat dhe baballarët tanë, për vëllezërit tanë fermerë dhe tregtarë, mbështesni luftën për demokraci”, tha zoti Kilicdaroglu.

Erdogan dhe media pro-qeveritare e portretizuan zotin Kilicdaroglu, i cili kishte mbështetjen e partisë pro-kurde, si bashkëpunëtor të “terroristëve”. Ai tha se vendi ka nevojë për një udhëheqës të fortë për t’iu kundërvënë aleatëve perëndimorë të Turqisë dhe për tu përballur me sfidat e rrezikshme të rajonit që përfshin Sirinë dhe Ukrainën.

Ajo që ka rritur shqetësimin e aleatëve tradicionalë perëndimorë të Turqisë është se Erdogan ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht sulmit të Rusisë në Ukrainë, një marrëdhënie që ai u zotua ta thellojë gjatë fushatës së tij zgjedhore. Presidenti turk dhe aleatët e tij gjithashtu thanë se Kilicdaroglu mbështet ata që pushtetarët i përshkruan si “devijantë” të të drejtave LGBTI. Në fjalimin e tij të fitores, zoti Erdogan përsëriti këto akuza, duke thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBTI nuk mund të “infiltrojnë” partinë e tij në pushtet ose aleatët e saj nacionalistë./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…
  • “Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?