Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
Analiza

Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria

Published: November 23, 2026
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme në Shqipëri e cilësuan të pavërtetë pretendimin se Shqipëria ishte të dielën pikënisje e dronëve detarë që goditën luftanijen ruse Mercury në brigjet e Libisë. Reagimi erdhi pasi faqe lajmesh online në Turqi dhe Gjeorgji shpërndanë informacionin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se Shqipëria nuk ishte e përfshirë në incident dhe se territori i saj as ishte përdorur, as ishte vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e sulmit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë. I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme”, shkroi Ministria e Jashtme.

- Publicitet -

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes tha “se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.” Tirana zyrtare bëri thirrje që informacioni, përveçse nuk është i vërtetë, të mos merret për bazë në raportime në vijim.

Një media turke raportoi nisjen e droneve që goditën anijen ruse në Libi, nga Shqipëria, me titullin: Ukraina po trazon Mesdheun. Media gjeorgjiane i mëshoi edhe më tej informacionit të rremë duke shpërndarë njëkohësisht edhe pamje grafike të itinerarit prej 800 km të dronëve të supozuar me pikënisje Shqipërinë.

Në Benghazi të Libisë, të dielën, anija militare ruse ‘Mercury’ u shkatërrua së bashku me një helikopter ndërsa u godit edhe një anije transporti që dyshohej se lëvizte armë. Për operacionin u përdorën 7 drone nënujore.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në një postim në X mori përsipër autorësinë ukrainase të sulmit të cilin e quajti shembullor. Sulmk sipas tij erdhi si kundërpërgjigje e sulmeve ruse.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  • Shumë turistë, pak para
  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci
  • Dëmtimi i Yamal, do të mungojë në ndeshjen kundër Sabah
  • Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s së Nvidia-s

Komentet e Fundit

  1. Vani on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?