Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
Analizaopinion

Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit

Published: July 17, 2026
Shpërndaje

Nga Miljana Qyrana

Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona. Disa më egoiste, për veten e tyre; disa të tjera pa i menduar gjatë. Por, në thelb, mbeten të njëjta: zgjedhje.

Ne jemi të burgosur në zgjedhje – kushti i lirisë sonë, siç nënkuptonte Sartre. Por sa prej nesh vuajnë nga ato që nuk i zgjedhin vetë?

- Publicitet -

Shumë prej këtyre vuajtjeve vijnë nga zhgënjimet e idealizmave që mbajmë. Disa zgjedhin rrugën jo të lehtë të largimit, ndërsa të tjerët vuajnë pjesën që mbetet: përshtatjen. Dhe edhe kjo, në fund, është një zgjedhje brenda katër mureve.

Para disa kohësh, vite më saktë, dëgjova dikë shumë të afërt që, pa zë, por me intensitet, tha: “Unë kam jetën time.” Mendova nëse zgjedhjet e saj ishin të kufizuara nga mungesa e përgjegjësisë, apo nga një formë tjetër lirie.

Shpesh zgjedhim të largohemi nga ajo që na përket: familja e origjinës, miqtë, ideja e krijimit ose jo të një jete të re. Ndërsa liria na afron më shumë drejt vullnetit tonë, zgjedhjet mbeten aty, bashkë me pasojat e tyre.

Nuk dua të kufizohem te i ashtuquajturi egoizëm. Dua të shkoj përtej tij: te përshtatja e zgjedhjeve që bëjmë, ose që na imponohen sociologjikisht – nga familja, shoqëria, normat – por edhe shpirtërisht: idealizmi, utopizmi, virtyti i drejtësisë, morali.

Përshtatja vjen natyrshëm. Kushedi sa breza e kanë provuar para nesh: të përshtatesh jetës me zgjedhjet e saj. Të përshtatesh edhe dhimbjes së një fjale të thënë pavend. Por, mbi të gjitha, të përshtatesh zgjedhjeve që të tjerët bëjnë për ty.

Ndoshta unë mbetem pak utopike. Të gjithë nisim nga e mira, por, në thelb, zgjedhja mbetet gjithmonë egoiste.

Në përditshmërinë tonë zgjedhim çdo ditë: çfarë të veshim, çfarë të themi, çfarë të mos themi për të pasur një ditë të mbarë. Çdo ditë mund të zgjedhim nëse, me veprimet tona, do të lëndojmë dikë apo jo.

Nga të jetuarit vetëm prej shumë vitesh kam kuptuar realisht sa njerëz kanë zgjedhur të rrinë me mua, sa kanë zgjedhur vetëm sepse isha “e mirë”, sa kanë zgjedhur t’i japin vlerë vetmisë. Dhe të gjithë zgjedhim nëse do ta vendosim veten në radhë të parë, apo të mirën e përbashkët brenda rrethit që quhet shoqëri – jo në kuptimin e cekët, por në atë shoqëri që na detyron të zgjedhim nëse duhet ende të rrimë apo të largohemi brenda demokracisë që kemi.

Nëse prindërit tanë kanë qenë të kufizuar në zgjedhjet e tyre, ndoshta nga vetë sistemi, të njëjtën formë e kanë zbatuar: autoritarizmin – ndoshta i dobishëm në shumë aspekte, por i dhimbshëm në liri.

Ata u larguan nga familja, duke lënë pas përshtatjen si zgjedhje. sepse edhe largimi, në fund, është një formë tjetër e përshtatjes me lirinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Jugu says:
    July 17, 2026 at 6:40 pm

    Nuk e di por si pa koke, trup, dhe kembe, ky shkrim. Se cfare ka dashur te shpreh autorja mund ta dij vetem ajo.

    Reply
    • Jugu says:
      July 17, 2026 at 10:29 pm

      Largim ‘ dhe pershtatje, Ka koke e kemb shkrimi

      Reply
  • mira says:
    July 17, 2026 at 9:31 pm

    goca e Dolores eshte kjo?

    Reply
  • Veriu says:
    July 17, 2026 at 10:25 pm

    Dhimbje

    Reply
  • Anonymous says:
    July 18, 2026 at 5:33 am

    Dhimbje me koke è kemb

    Reply
  • Jugu says:
    July 18, 2026 at 5:33 am

    Dhimbje me koke è kemb

    Reply
  • Labi says:
    July 18, 2026 at 5:58 pm

    Keta jane rinia e humbur,rinia pa koke,dikur kalon dete e male flinim rrugeve vetem e vetem te kishim mundesi pune per te ndihmuar familjet,rinia sot nuk kane kurajo te perballen me jeten te punojne dhe te gezojne te drejtat qe u jep liria e vertete jashte.qurraviten e qahen neper gazeta,kete shtet ndertuan prinderit tuaj kete ju lane. Del rinia ben protesta po per cfare proteston,gabimi nuk eshte te nje nneri po te sistemi qe eshte ndertuar qe nga 92.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trupi i Ratko Mlladiçit mbërriti në Beograd, ku u prit nga zyrtarë serbë
  • 100 ditë në shesh
  • ‘Biznesi’ i prostitucionit në rrjete sociale, Policia arreston tutoren nga Kolumbia dhe dy vajza nga Brazili
  • A mund t’i shpëtojnë delet akullnajat? Eksperimenti i pazakontë i shkencëtarëve zviceranë
  • Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, nisin pagesat pas plotësimit të mangësive në dokumentacion

Komentet e Fundit

  1. protestusi on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  2. One11 on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  3. Labi on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  4. Viki on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. Troç... on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?