Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ambasada shprehet se po e ndjekin me shqetësim lirimin e ish ministrit dhe se kërkojnë dokumentet e procesit.
“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për të liruar Tahirin.
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.
Ndërkohë, avokati i Tahirit shprehet se kushtet për lirimin e klientit të tij janë plotësuar.
o.j/dita

Ministri që luftoi ma së tepërmi kultivimin dhe trafikimin e drogës u mund dëshmi kjo se sa të forta i kishte lënë vendit këto klane qeveria Berisha
E NDERUAR AMBASADIRE
!
Sistemi I drejtesise ne Shqioeri eshte Kanceri me I keq per ate popull.
Kanceri nuk zhduket duke I hequr vetem cipen siperfaqesore…madje behet me agressiv dhe I rrezikshem…kanceri zhduket duke e hequr me gjithe RRENJE… psh nese vazhdon ne sitemin e drejtesise prokuror JULIAN ZONJA, gjyqtar ALBERT MECE, apo nese gjyqtar ARTAN GJERMENI sot punon si avokat SISTEMI I DREJTESISE PO SHNDERROHET NE NJE KANCER ME METASTAZA TE TMERSHME…Nese nuk I shkulni atehere NUK ESHTE BERE DHE NUK DO TE BEHET ASGJE…