Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lista Serbe: Formimi i Asociacionit kërkesë e serbëve, por duhet të jetë ekzekutive!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Lista Serbe: Formimi i Asociacionit kërkesë e serbëve, por duhet të jetë ekzekutive!
Rajoni

Lista Serbe: Formimi i Asociacionit kërkesë e serbëve, por duhet të jetë ekzekutive!

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

Lista Serbe tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se i njëjti duhet të formohet.

Sipas saj, është detyrim që Kosova ka marrë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Përmes një njoftimi për media, Lista Serbe tha se përfaqësuesit e saj morën pjesë në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin.

- Publicitet -

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë.

“Veçmas theksuam se është e nevojshme që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, siç është rënë dakord në Bruksel gjatë negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se krijimi i tij është një obligim që nuk duhet shmangur, sepse duhet të jetë një institucion ombrellë për popullin serb, që do të mbrojë të drejtat individuale dhe kolektive të popullit tonë”, u tha në njoftimin e Listës Serbe.

Në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane morën pjesë zyrtarë qeveritarë, diplomatë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Nikoqiri i këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara veçse e kanë bërë të qartë se nuk mbështesin “asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?