Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj flet për emrat e rinj në Këshillin Bashkiak: Këto janë projektet e mëdha që duhen miratuar shpejt për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Veliaj flet për emrat e rinj në Këshillin Bashkiak: Këto janë projektet e mëdha që duhen miratuar shpejt për Tiranën
KryesoreMetropol

Veliaj flet për emrat e rinj në Këshillin Bashkiak: Këto janë projektet e mëdha që duhen miratuar shpejt për Tiranën

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Drejtuesi i PS i qarkut të Tiranës dhe kandidat për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Erion Veliaj u shpreh sot se lista e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë do të ketë prurje të reja nga fusha akademike.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Por kemi bërë edhe një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave.

Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e punëve në Tiranë.

- Publicitet -

Kemi disa projekte madhore që duam të kalojmë: Stadiumin e ri ‘Selman Stermasi’, Pallatin e ri të sportit “Asllan Rusi”, dy hangarë që e kanë tejkaluar moshën e tyre dhe duhet që t’i bëjmë të reja. Do të thotë që duhen disa procedura ligjore dhe skema financiare për të bërë këto investime.

Te “Bulevardi i Ri” do të duhet që të vazhdojmë me një tjetër Pallat të Kongreseve. Ky që kemi shumë i mirë, por që sot është gjithë kohën i rezervuar. Pra do duhet të bëjmë disa investime të mëdha.

Vetë Bashkia e re e Tiranës do të transferohet te Bulevardi i Ri.

Për të gjithë këto operacione të rëndësishme të kryeqytetit po kërkojmë ekonomistë dhe juristë të zotë. Jam vërtetë i kënaqur që kemi përfaqësim edhe të të rinjve. Në sondazhet e fundit ne fitojmë në çdo moshë, por kryesisht tek mosha e të rinjve kemi pasur mbështetje më të madhe.

Nuk e di kush ka ndikuar, puna, Viti i Rinisë, Viti i Sportit, por duam që të rritet dhe përfaqësimi i tyre.

Do të jetë vërtetë një listë qytetare, që do synojë atë që është dhe ambicia ime për një fushatë pozitive në Tiranë. Unë nuk besoj se Tirana ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë. Tirana ka parë hajër kur ka pasur punë, kur ka pasur përqëndrim për t’i bashkuar njerëzit.

Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë dhe nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, madje në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv/ministra

“Do të ketë edhe zv.Ministra sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe çfarë nevojash ka”, deklaroi Veliaj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?