Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta e Tretë Botërore ‘te pragu i derës’? Kina nis ushtrinë dhe marinën drejt Tajvanit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta e Tretë Botërore ‘te pragu i derës’? Kina nis ushtrinë dhe marinën drejt Tajvanit!
AktualitetBote

Lufta e Tretë Botërore ‘te pragu i derës’? Kina nis ushtrinë dhe marinën drejt Tajvanit!

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Kina nisi ushtrinë drejt Tajvanit, në tentativën e radhës të frikësimit. Të paktën një avion lufte dhe tre luftanije kanë lundruar në ujërat përreth ishullit në 24 orët e fundit, në të njëjtën ditë kur presidentja Tsai Ing-Wen takoi në Kaliforni, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se avionmbajtësja kineze Shandong ka kaluar Kanalin Bashi dhe ujërat në juglindje të ishullit, duke shkelur kufijtë e tij.

Për Pekinin, ky ishte një tregim force dhe gatishmërie për operacione në det të hapur për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin e Kinës, duke e konsideruar dhe Tajvanin pjesë të saj. Një paralajmërim u lëshua edhe në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e politikanëve separatistë dhe aktiviteteve politike të zyrtarëve nga Tajvani.

- Publicitet -

“Ky veprim shkel seriozisht parimin e një Kine të vetme dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta amerikano-kineze, minon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe dërgon një sinjal shumë të gabuar për forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit. Kina do të marrë masa të forta për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Tajvani e gjen veten në mes të një trekëndëshi të rrezikshëm dashurie, ku betejën më të madhe për të, edhe pse në distancë, po e bëjnë Kina dhe Amerika. Ishulli i vetëqeverisur kërkon pavarësinë prej kohësh, por Pekini e pretendon atë si pjesë të territorit dhe shpeshherë ka kërcënuar me përdorimin e forcës ushtarake për të mos lejuar shkëputjen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen
  • “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  • FOTO: Protesta te Parlamenti, momenti kur efektivët shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn
  • VIDEO: Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash
  • GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i telefonave në sallë, masë rendi dhe sigurie

Komentet e Fundit

  1. 3D on A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  2. Pensionisti on Shqiptaria në zi, Beogradi në festë
  3. demo on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  4. Kureshtari on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  5. katarakti on Nga bashkimi te dështimi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?