Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lufta në Gaza, vijojnë bisedimet për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lufta në Gaza, vijojnë bisedimet për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit
AktualitetBote

Lufta në Gaza, vijojnë bisedimet për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit

Published: December 24, 2023
Shpërndaje

Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro, shenjë kjo që tregon se diplomacia ende ka ndikim. Mbërritja në Kajro e një delegacioni të kryesuar nga udhëheqësi në mërgim Ziad al-Nakhlala vjen pas bisedimeve të ditëve të fundit në të cilat mori pjesë shefi i Hamasit Ismail Haniyeh. Xhihadi Islamik, ndonëse më i vogël se Hamasi, gjithashtu po mban pengje në Gazë.

Deri tani, grupet militante kanë thënë se nuk do të diskutojnë për lirimin e pengjeve nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gazë, ndërsa izraelitët thonë se janë të gatshëm të diskutojnë vetëm për një pauzë të përkohshme të luftimeve.

Megjithatë, asnjëra palë nuk është larguar publikisht nga bisedimet, të cilat Uashingtoni i përshkroi javën e kaluar si “shumë serioze”, edhe pse luftimet janë intensifikuar në të gjithë Rripin e Gazës që nga rënia e armëpushimit në fillim të dhjetorit.

- Publicitet -

Bisedimet e Kajros do të përqendrohen në “mënyrat për t’i dhënë fund agresionit izraelit ndaj popullit tonë”, tha një zyrtar i Xhihadit Islamik. Delegacioni do të riafirmojë qëndrimin e grupit se çdo shkëmbim pengjesh do të duhet të sigurojë lirimin e të gjithë palestinezëve të burgosur në Izrael, “pasi të arrihet një armëpushim”, tha zyrtari.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik, të betuar për shkatërrimin e Izraelit, besohet se ende mbajnë më shumë se 100 pengje nga 240 që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit mbi qytetet izraelite, ndërsa militantët vranë 1200 njerëz.

Izraeli reagoi duke rrethuar Rripin e Gazës dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të tij, me më shumë se 20,400 të konfirmuar të vrarë dhe mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja, sipas autoriteteve të Gazës që kontrollohet nga Hamasi. Shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Shumica dërrmuese e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se kushtet janë katastrofike.

Pas rënies së një armëpushimi njëjavor në fillim të muajit, luftimet janë intensifikuar në terren, me përhapjen e luftës nga veriu i Rripit të Gazës në të gjithë gjatësinë e rajonit. \Voa\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  • Lufta në Iran ka dobësuar si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kinën
  • “Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”
  • Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi
  • VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike

Komentet e Fundit

  1. ANA on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  2. Simbioza krim-pushtet on Shala: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
  3. kolegu i SPAK on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Perzgjedhja on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  5. hila on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?