Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lukashenko i kërkon Rusisë “garanci të plota”, në rast se sulmohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lukashenko i kërkon Rusisë “garanci të plota”, në rast se sulmohet
AktualitetBote

Lukashenko i kërkon Rusisë “garanci të plota”, në rast se sulmohet

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bjellorusinë “si territorin e saj”. Bjellorusia ka strehuar një kontingjent prej mijëra trupash ruse.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i bëri thirrje Rusisë që të mbrojë Bjellorusinë në rast të një sulmi. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë “Belta” Lukashenko e bëri deklaratën pas një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, që u zhvillua në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk.

Aleksander Lukashenko me presidentin rus Vladimir Putin

Lukashenko tha se Minsku kërkon “garanci të plota sigurie” nga Moska. Sipas agjencisë Belta Lukashenko tha pas takimit se ai i kishte diskutuar çështjet më parë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili kishte rënë dakord që garancitë e sigurisë për Minskun duhej të zyrtarizohen.

- Publicitet -

Aleksander Lukashenko me presidentin rus Vladimir PutinAleksander Lukashenko me presidentin rus Vladimir Putin

Në bisedimet me Putinin, ky i fundit ishte treguar i gatshëm, që “në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Federata Ruse do ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj,” – tha Lukashenko. Ai falënderoi gjithashtu Moskën që ka stacionuar mijëra trupa ruse në territorin e Bjellorusisë.

Bjellorusia aktualisht ka strehuar një kontingjent forcash ruse dhe shërbeu si urë për pushtimin e Ukrainës nga Moska në ditët e para të luftës. Lukashenko tha se Bjellorusia nuk ka ndërmend të angazhojë trupa për luftërat e Rusisë, por do t’i përgjigjet çdo hyrjeje në territorin e saj ose përpjekjeje për të ndezur trazira.

Ukraina kritikon ‘dëshirat e çuditshme’

Mikhailo Podolyak, këshilltar pranë zyrës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, e kritikoi në një postim në Twitter kërkesat e Lukashenkos, duke i quajtur ato “dëshira të çuditshme”.

Zyrtari ukrainas e krahasoi thirrjen e Lukashenkos ndaj Rusisë me “një antilopë që kërkon garanci sigurie në gojën e krokodilit”. Ai tha se “kërcënimi i vetëm ekzistencial” për Bjellorusinë është “përthithja” nga Federatën Ruse dhe “mashtrimet bërthamore” të Moskës.

Në shkurt një numër mediash perëndimore njoftuan për rrjedhjen e një dokumenti rus në të cilin pretendohej se paraqiteshin planet e Kremlinit për të aneksuar aleatin e vet Bjellorusinë deri në vitin 2030.

Bjellorusia ka strehuar aktualisht një kontingjent forcash ruse

Lukashenko: Perëndimi shkel traktatin bërthamor të Budapestit

Lukashenko tha po ashtu se vendet perëndimore po “shkelnin” garancitë e sigurisë të përcaktuara nga Memorandumi i Budapestit. Sipas këtij memorandumi të nënshkruar në vitin 1994, Bjellorusia, Kazakistani dhe Ukraina hoqën dorë nga armët e tyre bërthamore të trashëguara nga sovjetikët. Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Lukashenko tha se memorandumi ishte shkelur nga sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe Rusisë, pasi ato minonin sigurinë ekonomike të dy vendeve. Nga ana tjetër Kievi dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për shkelje të memorandumit me pretendimin për të aneksuar territorin ukrainas. Në fund të muajit të kaluar Putini njoftoi se Rusia synon të vendosë armë bërthamore taktike në territorin bjellorus. Pas kësaj ekspertët bjellorusë filluan javën e kaluar trainimet me armë bërthamore.

(Reuters, EFE, dpa)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?