Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lumi Danub me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet, thatësira po ‘shkatërron’ gjithçka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lumi Danub me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet, thatësira po ‘shkatërron’ gjithçka
AktualitetBote

Lumi Danub me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet, thatësira po ‘shkatërron’ gjithçka

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Lumi i dytë më i gjatë i Evropës ka arritur një nga nivelet më të ulëta në 100 vjet, për shkak të thatësirës së madhe në të gjithë kontinentin. Danubi shtrihet nga Pylli i Zi në Gjermaninë jugperëndimore deri në Detin e Zi në Rumaninë lindore.

Rënia i nivelit të ujit ka vështirësuar trafikun ujor në Danub dhe ka zbuluar anije të fundosura gjermane të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Niveli i ujit në Danub ka rënë me pesë metra në tre javë në një zonë afër Budapestit, si rezultat i thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave të larta.

- Publicitet -

Kompania kryesore e furnizimit me ujë në këtë zonë paralajmëroi se rënia e papritur e nivelit të ujit në Danub mund të kërcënojë furnizimin e me ujë të pijshëm.

Në Zimnicea të Rumanisë, nivelet e ujit janë aq të ulëta sa që anijet duhet të presin në radhë në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme për të udhëtuar përmes një rruge të vetme ujore në dispozicion për të shmangur kontaktin me rërën.

“Ka rënie të madhe të niveli të ujit mes kilometrit të 563 dhe 565, dhe kemi 80 anije që presin të kalojnë. Ato që duan të lundrojnë lart lumit po presin në kilometrin e 559 dhe ato që duan të zbresin në rrjedhën e poshtme në kilometrin e 570”, thotë kapiteni Radoi Lili Dorel, shefi i portit rumun në Zimnicea.

“Nuk kam parë kurrë një niveli kaq të ulët të ujit në Danub. Në fëmijëri kam parë nivel të ulët uji por jo siç është këtë vit. Thatësira është e rëndë këtu, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara për shkak të nxehtësisë së madhe dhe mungesës së shiut”, thotë Mercel, banor i Zimniceas.

Më në veri, kryeqyteti rumun i Bukureshtit është gjithashtu i rrethuar nga fusha të thara.

Rënie e nivelit të ujit në Danub ka ekspozuar dhjetëra anije luftarake gjermane të mbushura me eksplozivë të fundosura gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit Prahovo të Serbisë.

Ato ishin në mesin e qindra luftanijeve të flotës së Gjermanisë naziste në Detin e Zi që u shkatërruan përgjatë Danubit në vitin 1944, ndërsa po tërhiqeshin nga presioni i forcave sovjetike. Anijet e fundosura ende vazhdojnë të pengojnë trafikun kur niveli i Danubit është i ulët.

Megjithatë, thatësira e këtij viti, që shkencëtarët thonë se është pasojë e ngrohjes globale, ka ekspozuar më shumë se 20 luftanije në një pjesë të Danubit pranë Prahovos në Serbinë lindore, shumë prej të cilave ende përmbajnë tonelata municione dhe eksplozivë dhe përbëjnë rrezik për transportin ujor./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  4. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  5. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?