Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lutje dhe shpresë për Hashim Thaçin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Lutje dhe shpresë për Hashim Thaçin!
KomenteKosovë

Lutje dhe shpresë për Hashim Thaçin!

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Sefer Pasha

 

I kam lënë të gjitha punët e librave e jam mbërthyer pas lajmeve për gjyqin që po zhvillohet në Hagë për komandantët e UÇK -së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasiniqi dhe Rexhep Selimi. Lajmet si të jenë lulet e prillit “çelin” sythe në çdo minutë. Miting madhështor në Prishtinë ku qytetarët kërkojnë drejtësi për heronjtë që janë në Hagë. Por mitingje zhvillohen dhe në Gjilan, Gjakovë, Rahovec, Skënderaj, Prizren e në Tiranë. Gjyqi në Hagë është kryefjala në çdo bisedë. Në kuvende burrash, në oda, në dasma, në morte, në festa e gëzime përdoret pa kursim togfjalëshi: -Çfarë po ndodh në Hagë me heronjtë e UÇK –së? Është një ankth i paparë. Më thonë gjithashtu se qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria ngjiten në lartësinë 2000 metra në majën e malit të Pashtrikut. Aty është varri i shenjtë. Qytetarët luten. Ndezin qirinj. Edhe pse fryn erë malësorët dinë t’ua bëjnë “kalanë” qirinjve, që ata të mos shuhen. Era si një vajtojcë mërmërin vargjet:- Sulejman Vokshi ka hipur në thep/ Bash si zana po pisket/ Po pisket si zanë Pashtriku/ Unë Gjakovën se koriti.

- Publicitet -

Malësorët që ngjiten në Pashtik janë nga Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Skënderajt, Hasi, Kukësi, Tirana e diaspora. Luten tek varri i shenjtë e mbushen me shpresë. Komandantët e UÇK -së do të marrin pafajësinë. Po bëhen shekuj që populli vete tek varri i shenjtë e aty merr drejtësi. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës avionët e ushtrisë së Millosheviçit bombarduan qindra herë mbi varrin e shenjtë. Por të gjitha predhat përfundonin në humnera. Fuqia e Zotit i kthente nga shënjestra. Legjenda thotë se dikur një shpend me një njeri të mirë në kthetra lëshoi tri pika gjaku. Në majën e malit të Shkelzenit, të Pashtrikut dhe të Gjallicës. Qysh atëherë në këto maja malesh mijëra njerëz shkojnë dhe falen. Kështu po bëjnë dhe tani kur po zhvillohet gjyqi ndaj heronjve legjendarë të UÇK -së.

Lajmet që vijnë më thonë se gjyqi që po zhvillohet në Hagë ka ngritur shumë “seli” nëpër Kosovë. Po ndodh diçka si në balada. Kosovarëve nuk u mjaftojnë gjyqet. Në vendin e quajtur Qafa e Mullarit afër majës së Pashtrikut, ku dikur ka qenë vija e kufirit, kanë ardhur malësorë që nga fshati Burojë i Skënderajve. Janë nga vendlindja e Hashim Thaçit. Burojasit e Skënderajve përkëdhelin shkëmbin, bredhat, shtegun, udhët,  rrëpirat, borën e ortiqeve të gremisur dhe bjeshkën e mbushura me lulet e prillit. Pikërisht në Qafën e Mullarit në mars të vitit 1999 Hashim Thaçi me një pjesë të delegacionit për në Rambuje qëndroi për disa orë. Vinte që nga Prishtina. Kishte udhëtuar në këmbë nëpër male dhe bjeshkë. Që të mos binin në pritat e udbashve delegatët e kryesuar nga Hashim Thaçi lumin e Drinit të Bardhë e kaluan me not. I mposhtën dallgët me “kuaj” akulli që vinin prej Istogut nga ku ka burimet lumi i bekuar.  Në atë shteg hëngri bukë me djathë e suxhuk Rahoveci. Ishte i veshur me uniformën e UÇK -së. Pas shkëmbit që është në formën e një ballkoni komandanti i UÇK -së Hashim Thaçi veshi kostumin për në Rambuje. Aty e vuri kollaron. 500 metra më lart ishte varri i shenjtë i malit të Pashtrikut. Uniformën e UÇK -së e vari në një degë bredhi. Nuk dihet se kush udhëtar e mori uniformën e komandantit. Tani do të duhej për në muze. Ishte natë dhe anëtarët e delegacionit lanë një gjysmë buke. Në mëngjes e kanë ngrënë shpendët. Siç tregojnë udhëtarët tek ajo rudinë hedhin fara misri e tërshëre për pëllumbat e egër. Nata e Qafës së Mullarit ka qenë e paharruar për Hashim Thaçin. Në atë kreshtë erërash më 6 prill të vitit 1997 UDB -ja kishte vrarë gjeneralin e UÇK -së Luan Haradinaj[i vëllai i Rramush Haradinajt]. Është një nga tragjeditë më të mëdha. Pikërisht për atë që ka ndodhur me gjeneralin Luan Haradinaj dhe të vëllain që e shoqëronte e me trima të tjerë dëshmitari, publicisti dhe shkrimtari Bedri Islami ka shkruar një libër, që ta bën mishin kokrra-kokrra. E kam lexuar me një frymë. Luan Haradinajn e morën në krah të vrarë që nga vija e kufirit, aty ku është Qafa e Mullarit, poshtë varrit të shenjtë, dhe e varrosën tek Ara e Muhadrit në fshatin Vlahën të Hasit. Natën që e kaloi në Qafën e Mullarit Hashim Thaçi do ta kujtonte shpesh në qeli në Hagë.

U mbushën dy vjet që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasiniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Si gjithë të tjerët dhe unë jam në ankth deri sa të përfundojë gjyqi dramatik në Hagë. Me Hashim Thaçin kam bërë vetëm një foto që në kohën e luftës. Foton e kam varur në një kënd të bibliotekës time. Rri dhe e vështroj. Tani ndjej dhimbje. Pas çlirimit të Kosovës edhe kur e kam takuar nuk e kam bezdisur, paçka se kam pasur dhe ndonjë hall. Problemin që kisha vetëm ai mundet që të ma zgjidhte. Por jo. Nuk ia kam shtrirë dorën e ta fus në telashe. Ai që ma kishte bërë borxh ishte dhe kundërshtar me kanun me Hashim Thaçin. Më ka mjaftuar heroizmi i Thaçit në luftën për çlirimin e Kosovës. Hashim Thaçi është legjenda, balada, kënga, pagjumësia dhe krenaria ime. Prandaj e ndjek gjyqin me një makth të paparë. Shpresoj që ai dhe komandantët e tjerë ta fitojnë pafajësinë.

Njoftimet thonë se në gjyqin që po zhvillohet në Hagë do dëshmojnë 300 dëshmitarë. Nuk e di nëse do të “dëshmojnë” dhe qindra të vrarë dhe të zhdukur nga Kosova. Të thërrasin dhe shkëmbin, bredhat, burimet, rrëkerat dhe rudinat e malit të Pashtrikut, ku heroi mori udhën për në Rambuje. I lutem trupit gjykues në Hagë që të thërrasë për gjykim edhe profesorin e universitetit të Prishtinës Ukshin Hoti, i cili i ka mbaruar studimet në Harvard. Serbët e kanë rrëmbyer më 16 maj të vitit 1999 tek dera e burgut të Istogut dhe për të nuk ka asnjë lajm. Rrëfejnë se e mbajnë peng në Beograd. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasiniqi dhe Rexhep Selimi janë “nxënësit” e Ukshin Hotit.

Çfarë do të ndodhë? Nuk e di. Mbi tavolinën time të punës është eseja në dorëshkrim: –  “Delegatët e Rambujesë në Qafën e Mullarit”. Mezi pres që Hashim Thaçi të dalë nga burgu i padrejtë dhe unë t’i çoj esenë dhe ai të më bëj një shënim. Shpresoj! Kur të botohet libri promovimin do ta bëjmë në Qafën e Mullarit të malit të Pashtrikut. Nuk diskutohet. Në promovim do të marrë pjesë vetë Hashim Thaçi.

Jam në udhëtim për në Kosovë dhe më duhet të shkruaj dhe një thënie të Edi Ramës. Nuk e di se ku e ka marë ai. “Hashim Thaçi dikur u përshëndet si George Uashingtoni i Kosovës, nga vetë Biden”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?