Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LVV-ja pritet të rimandatojë të dielën Albin Kurtin për kryeministër, por sërish ka debate nëse Kuvendi është konstituuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > LVV-ja pritet të rimandatojë të dielën Albin Kurtin për kryeministër, por sërish ka debate nëse Kuvendi është konstituuar
KosovëLajmi i fundit

LVV-ja pritet të rimandatojë të dielën Albin Kurtin për kryeministër, por sërish ka debate nëse Kuvendi është konstituuar

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës në fundjavë, saktësisht një javë pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës.

Partitë ish-opozitare nuk pajtohen se Kuvendi është konstituuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë dhe i fundit i Kuvendit nga komuniteti joshumicë serb.

Por, LVV-ja ngul këmbë se duhet të ecet përpara me formimin e institucioneve prandaj edhe do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër.

- Publicitet -

Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se mbledhja do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.

Në këtë votim brenda partisë pritet që kreu i saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rikonfirmohet si mandatar për kryeministër, emrin e të cilit LVV-ja do ta dërgojë më pas te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, situata në Kuvendin e Kosovës mbetet ende e bllokuar dhe nuk është e qartë nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.

Kryesia e re e Kuvendit dështoi ta mbajë mbledhjen e parë, më 1 shtator, në mungesë të kuorumit.

Basha tha për media të hënën se do t’i ftojë në një takim konsultativ nënkryetarët, por për këtë ende nuk është vendosur asgjë.

Nga Kuvendi nuk kthyen përgjigje nëse pritet të caktohet ndonjë takim i tillë dhe si do të jetë formati i tij.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit, që nisi më 15 prill, dhe u shpall i mbyllur pas më shumë se pesë muajsh, Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon këtë proces.

Por, Presidenca nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin.

Për këtë çështje, presidentja Osmani i priti në takime ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

“Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, u tha në njoftimin pas takimit me ambasadorin britanik.

Ambasadori gjerman Rohde tha pas takimit me Osmanin se ai ka shprehur shqetësimin për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, “si dhe për diskursin e fundit publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë ta rrënojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”.

Ambasadori britanik Hargreaves tha se me Osmanin ka diskutuar, ndër të tjera, “nevojën urgjente për hapat e radhës në formimin e Kuvendit, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.

Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë.

Me këtë rast, Emilija Rexhepi arriti votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetare nga radhët e komuniteteve pakicë joserbe, por jo edhe kandidati Sllavko Simiq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Kuvendi mbeti pa e zgjedhur nënkryetarin serb pasi asnjë nga deputetët serbë nuk arritën të zgjidhen as në votimin me short.

Kryetari Basha tha të hënën se, pasi u shterua pika e katërt e rendit të ditës – zgjedhja e nënkryetarëve – ka qenë më e rëndësishme që shteti të mos bllokohej për këtë çështje.

Flaka Zogu / REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    September 4, 2025 at 9:35 pm

    Natyra i ka dhene ketij perfaqesuesi te rraces se lashte Dardane,Qendresen.Vullneti i celikte per te mos leshuar.
    Shqiptaret e logoritur nga Diktatura dhe nga hyqmi i rrugaceve te tranzicionit,leshojne menjehere,Varreza greke,Associacione greke,Detin e kulluar,Sazanin e bekuar.Qendresa e sotme e Albin Kurtit do ta shperbleje Kosoven neser.Kosova do te behet Izraeli Ballkanit.

    Reply
  • Demo gomari says:
    September 5, 2025 at 1:05 am

    Demo,,,,po ik o idiot pij ilacet,,100 here te kemi thene qe mos e ler kuren pergjysme,,,

    Reply
  • Beko says:
    September 5, 2025 at 7:15 am

    Largë qoftë azraeli. Jemi popull si jemi por humanë dhe me shpirtë madhë!

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 5, 2025 at 7:17 am

    O demo si nuk të ha morti për mëndjen që ke . Fushë fare e ke pa asnjë rrudhë . Po çfarë thua a të qifsha udhët . Çfarë na hyn në qese neve se çbëhet në Kosove . Kujt I plasi cari për Kosovën .

    Reply
  • Arbeni says:
    September 5, 2025 at 7:23 am

    Vlorjat idiot, kur nuk te hyn ne qese se c’behet ne Kosove, atehere c’ha mut kot!

    Reply
  • Të thuash të vërtetën says:
    September 5, 2025 at 7:31 am

    Po ore beko po, jemi popull me shpirt të madh, që të vrasim për një llaf goje . Jemi popull islamik thuaj me të gjitha veset që la kuçedra 500 vjeçare otomane .

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 5, 2025 at 7:33 am

    Sa për mutin o Arben ta kam lënë ty demos dhe Albin Kurtit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?