Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mafiozi italian i dha shtetit një ishull artificial në Dubai për të ulur dënimin e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mafiozi italian i dha shtetit një ishull artificial në Dubai për të ulur dënimin e tij
Bote

Mafiozi italian i dha shtetit një ishull artificial në Dubai për të ulur dënimin e tij

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Një tregtar droge italian i ka bërë një ofertë jashtëzakonisht bujare qeverisë së vendit të tij, me shpresën për të ulur dënimin e rëndë që po përballej.

Raffaele Imperiale dhuroi një ishull artificial që zotëronte në brigjet e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zbulua gjatë një gjyqi në Napoli. Midis 20 të pandehurve është Imperiale, një trafikant famëkeq droge i Camorra, mafia napolitane.

I kërkuar për pesë vjet, Imperiale u arrestua në Dubai në gusht 2021 dhe u ekstradua në Itali në mars 2022. Ai kishte blerë ishullin e ‘Tajvanit’ gjatë kohës që ishte fshehur. Vlera e ishullit llogaritet në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial të quajtur “Kosmos” dhe ka formën e hartës së botës.

- Publicitet -

Imperiale, i cili përballet me 14 vjet e 10 muaj burg, po përpiqet të tregojë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet për të ulur dënimin, shkruan Guardian.

Ai besohet të ketë qenë udhëheqësi i një karteli të madh droge, së bashku me kriminelin më të kërkuar të Hollandës, Ridwan Taghi, kreun e bandës irlandeze Daniel Kinahan dhe trafikantin boshnjak të drogës Edin Gatsanin. Kinahan, babai dhe vëllai i tij mbeten në kërkim.

Autoritetet italiane e konsiderojnë grupin e Imperiale si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë të specializuar në kokainën peruane. Imperiale jetonte bujarisht në Dubai duke shpenzuar 400,000 € në muaj për të.

Ai quhej edhe si “Boss Van Gogh” sepse kishte në posedim dy piktura me vlerë të piktorit holandez, të cilat u vodhën më 7 dhjetor 2002. Për të provuar gatishmërinë e tij për t’u bërë një informator për mafian, Imperiale ia ktheu gjithashtu pikturat Autoriteteve italiane.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?