Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi është përfshirë në një aksident në Prishtinë.
Sipas mediave në Kosovë, një automjet policie ka përplasur mjetin e llojit “Porsche Macan”, të cilën po e ngiste kampionia e botës, Majlinda Kelmendi.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ishte në aksion e sipër për të parandaluar një grabitje që po ndodhte në atë zonë, në një filial banke.
Sa i përket grabitjes, policia e Kosovës ka njoftuar se një prej autorëve është arrestuar, teksa personi tjetër i përfshirë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së suksesshme sportive vitin e kaluar.
Xhudistja pejane ka fituar të gjitha kompeticionet botërore në disiplinën e saj sportive.
Legjenda e sportit kosovar është edhe në librin e rekordeve“Guinness” për më shumë medalje të arta të fituara brenda një periudhe të caktuar.
Bëhet fjalë për turneun botëror IJF nga data 7 maj 2010 deri më 24 tetor 2019.


o.j/dita

Policia ka perplasur mjetin e xhudistes boterore e bla bla..epet pershtypja sikur policia e kia perplasur qellimisht,..Policia ishte ne Aksion Blitz,mund te kishte perplasur edhe ambasadorin Amerikan,,prandaj ti moj zonje gines shko tek teneqexhiu dhe rregullo ato llamarina me paret e policise,,po qe se i ke siguracionet ne rregull.Kaq mund te beje policia per ty.Shyqyr qe shpetoi banka dhe u kapen ata hajdutet.
Shume keq policia. Jeta e
nje njeriu kushton me shume se parate e bankes,aq me shume jeta e nje personaliteti te tille. Sherim te shpejt xhudistes!
Është një fenomen që ndodhë kudo në botë!
Gëzohemi dhe urojm,që nuk ka ndodh më e keqja në personat e përfshirë në këtë aksident!
Dëmet materiale shpresojmë që ti mbuloj siguracioni!