Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mali i Çikës 5 ditë në flakë, dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mali i Çikës 5 ditë në flakë, dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin
AktualitetKryesore

Mali i Çikës 5 ditë në flakë, dy avionët nga Selaniku nuk arritën të shuanin zjarrin

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Beteja e Malit të Çikës me zjarrin ka arritur në ditën e pestë. Dy avionët e ardhur nga Selaniku për të fikur zjarrin nuk arritën të shuanin ditën e djeshme. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë mundën të fiknin vetëm një pjesë të zjarrit, ndërkohë që sërish sot sipas informacioneve do të rikthehen avionët.

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë.

Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në humnerë dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve. Për këtë arsye nisën negociatat për ndihmë nga Greqia dhe brenda pak orësh erdhën dy avionë ‘Canadair’ nga Selaniku.

- Publicitet -

Ditën e djeshme perfekti i Vlorës bëri me dije se ishin djegur 70 hektarë, ndërsa ende nuk dihet sesa ka avancuar ditën e sotme.

“Situata është relativisht e qetë sot dhe pas ndërhyrjeve që kemi bërë si shtab i emergjencave në bashkëpunim me strukturat e tjera, jemi në terren, një vatër zjarri që është në disa gropa janë angazhuar rreth 40 FA, kanë ngelur një vatër zjarri që është në një terren shumë të thepisur, që është i pamenaxhueshëm, jemi në kontakt me Agjencinë e Mbrojtjes civile që na konfirmon se do vij një helikopter që do eliminojë vatrën. Nuk ka asnjë rrezik, përveç tymit, zjarri ka qenë në gropë, nuk është rrezik për banesën apo për pushuesit, zjarri është në gropë dhe nuk ka dalë nga ajo gropë. Zjarri do fiket brenda ditës së sotme. Zjarri ndodhet në lartësi 1100 metra dhe në një terren të tillë që është i thepisur, digjet vetëm barishte, nuk ka zonë pyjore dhe kjo duket, deri tani janë rreth 70 ha që janë përshkruar nga zjarri, 20% me shkurre dhe një pjesë me bredh që është përshkruar nga zjarri, por ka krijuar probleme. Në kuadër e bashkëpunimit me partnerët europian, presim helikoperin”, tha prefekti Flamur Mamaj.

Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit. Disa prej tyre mësohet se janë larguar mbrëmjen e së mërkurës. Nga ana tjetër, një zjarr tjetër i regjistruar në zonën e Vlorës ka qenë në fshatin Delisuf.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?