Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota, e paqartë se kush do ta formojë pushtetin vendor në Podgoricë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota, e paqartë se kush do ta formojë pushtetin vendor në Podgoricë
Lajmi i funditRajoni

Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota, e paqartë se kush do ta formojë pushtetin vendor në Podgoricë

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh të votave në Podgoricë e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç, ku mori rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende.

Rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Milojko Spajiç dhe Demokratëve fituan 14 vende, ndërsa lista e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Lëvizja Ura fituan 6 vende.

Partitë e ish-Frontit Demokratik pro-rus dhe Partisë Popullore Socialiste pro-serbe do të kenë 13 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës.

- Publicitet -

Ndërkaq, Bashkimi Evropian mori 3 vende,

Partia e Progresit Evropian 2 vende dhe Lëvizja “Revolucioni” 2 vende.

Për të formuar pushtetin vendor në Podgoricë nevojitet një shumicë prej të paktën 29 këshilltarësh.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste, e cila ishte në pushtetin e Malit të Zi për tre dekada, fitoi shumicën e mandateve, është tejet e vështirë që ata të formojnë qeverinë vendore, duke qenë se partitë që sundojnë në nivel shtetëror vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të hyjnë në koalicion me këtë parti.

Në Podgoricë kanë votuar 56,3 për qind e votuesve të regjistruar që ësht pjesëmarrja më e ulëtë në dhjetë vitet e fundit.

Rënia e pushtetit në Podgoricë ishte pasojë e mosmarrveshjes dhe ndarjes së partisë që mban pushtetin në Malin e Zi, Lëvizjes Evropa Tani. Partia u nda mes presidentit aktual, Jakov Milatoviç, i cili ishte një nga themeluesit e saj dhe kryeministrin dhe kryetarin të kësaj lëvizjeje, Milojko Spajiç.

Analistët i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet e Podgoricës dhe i shohin si një provë për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat sipas disa vlerësimeve mund të ndodhin për shkak të paqëndrueshmërisë ende të theksuara politike në vend.

Zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e kryeqytetit u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur pas gati tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin, në nivel shtetëror dhe pastaj në kryeqytetin malazez në një valë ndryshimesh të përgjithshme politike në shtet.

Mali i Zi ka rreth 633,000 banorë, dhe rreth 180,000 prej tyre jetojnë në Podgoricë, sipas regjistrimit të vitit 2023./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • pilo Lala says:
    September 30, 2024 at 6:13 pm

    Ku qendrojne Shqiptaret ne kete mes?
    Jane ne koalicion qeverisje, apo ne opozite?

    Reply
  • demo says:
    September 30, 2024 at 6:14 pm

    Po Ai evgjiti podgorrices,,me serb se serbet,,Ediramisti i perveluar,,Popi i zi i kishes serbe,,Dritan Abazovici,,
    SA VOTA KA FITUAR AXHEBAAA?
    Tradhetaret i zhduk dheu shpejt.

    Reply
  • demo says:
    October 1, 2024 at 12:17 am

    Te tradhtosh Shqiperine eshte TRENDY,eshte Mode,,quhesh kozmopolit,Modern,Evropian,Sorosian,Trans Atlantik.
    Po ky tradhtoi edhe malazest,qe e bene kryeminister?U be serb fare!

    Reply
  • DOKLEATI says:
    October 1, 2024 at 2:57 am

    Aty ku qendrojnë me të fortit.
    Tani janë me partitë serbe në pushtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?