Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mandati i Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se socialistët cënuan themelet e shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mandati i Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se socialistët cënuan themelet e shtetit
Lajmi i funditPolitike

Mandati i Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se socialistët cënuan themelet e shtetit

Published: July 31, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese arsyetoi se votimi i deputetëve të Partisë Socialiste për të mos zbatuar vendimin e saj në rastin e deputetes Olta Xhaçka, ka krijuar një krizë kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik por minon dhe besimin e publikut te shteti dhe organet e tij.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda.

Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit.

- Publicitet -

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës u mor më 10 korrik me shumicë 8 me 1 dhe është i dyti në radhë që e gjen shumicën në Kuvend në shkelje të kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në vendim Kushtetuesja e urdhëron Kuvendin të dërgojë për shqyrtim para saj kërkesën e opozitës për të shqyrtuar “papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk kishte përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen.

Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel.

Gjykata Kushtetuese arsyeton se edhe fakti që Kuvendi ia ka nënshtruar vendimin e saj shqyrtimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet është cenim i kushtetutës që vë në dyshim rolin e vetë gjykatës.

“Struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare, votim në të cilin gjente zbatim parimi i mandatit jodetyrues”, thuhet në vendim.

Gjykata, e cila e mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të deputetëve të opozitës, ka arsyetuar ndër të tjera se pretendimi i shumicës se deputetët ishin të lirë të votonin në këtë rast ashtu si edhe në vendimmarrje të tjera, është shkelje e parimeve kushtetuese.

Gjykata shprehet se rasti në fjalë nuk i nënshtrohet dhe nuk përligjet me parimin e “mandatit jodetyrues të deputetit, për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës nuk është një çështje politike”.

Gjykata arsyeton se zbatimi i vendimit të saj në rastin konkret nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare, “por një procedurë për ekzekutimin e një detyrimi konkret të lindur prej tij, sikurse është ai për dërgimin asaj të çështjes së papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të ngritur mbi mocionin e 1/10-ës së deputetëve, ndaj qëndrimi i Kuvendit në këtë drejtim është i pabazuar”.

Në vendimin e arsyetuar gjykata po ashtu vlerëson se shumica parlamentare ka përvetësuar rolin e saj duke marrë përsipër analizimin e çështjes në themel, duke pretenduar se Xhaçka nuk kishte ndërmarrë veprime konkrete në shkelje të Kushtetutës.

“Gjykata ka vërejtur se çështja e vlerësimit të papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes, e cila nëpërmjet bashkëshortit mund të ketë ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe të ketë fituar pasuri të këtyre, referuar fakteve, nuk i takon vlerësimit të Kuvendit, por vlerësimit të kësaj Gjykate”, thuhet në vendimmarrje.

Në mendim pakice gjyqtarja Sonila Bejtja, ka arsyetuar se Gjykata Kushtetuese duhej të merrte direkt në shqyrtim çështjen në themel, pa pritur votimin e parlamentit por duke u nisur nga padia e opozitës.

Para zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të shumicës e sulmuan atë si të “paqartë”. Ish-kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, tha më 24 korrik se Kuvendi do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen.

Në një dalje për mediat, Çuçi mbajti një qëndrim kundërshtues ndaj formulimeve të vendimit të gjykatës ku u kërkohet deputetëve “të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës”, duke e cilësuar këtë formulim si anti-kushtetues.

“Do të votoj si t’ma dojë mendja mua, jam i pavarur”, u përgjigj ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi ndaj Veliajt, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e shqyrtimit gjyqësor pas lindjes së fëmijës me 63 ditë
  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale
  • Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  • Portugalia u mposht nga Spanja, Ronaldo konfirmon largimin: Ky ishte Botërori i fundit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  2. Mala on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  3. Dursakja on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. Pusht-shtet (Ko)Doshesh on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. Detari on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?