Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manja: 21 janari krim shtetëror, pres nga SPAK-u të nisë hetimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Manja: 21 janari krim shtetëror, pres nga SPAK-u të nisë hetimet
KryesorePolitike

Manja: 21 janari krim shtetëror, pres nga SPAK-u të nisë hetimet

Published: January 21, 2023
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për mediat, i ka bërë thirrje “drejtësisë së re që të bëjë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për dosjen e 21 janarit.”

Ministri Manja ka kërkuar nga SPAK-u që me daljen e disa regjistrimeve të reja nga komunikimi i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi me vartësit mes tyre Alfred Ahmetcenajt, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës, të nisë menjëherë hetimet.

Ndërsa theksoi se këto regjistrime vërtetojnë edhe një herë se “21 janari” është krim shtetëror, Manja theksoi se e ka për detyrë si ministër i Drejtësisë por edhe si qytetar që të ngrejë zërin deri në vendosjen e drejtësisë.

- Publicitet -

“Janë vrarë në demokraci duke protestuar si qytetarë të lirë nga pushkët e pushtetit të kohës në dyert e kësaj ministrie. Sot 12 pas këtij krimi të shëmtuar shtetëror përpos deklarimeve të ish-kryeministrit Berisha, që vijon të thotë me zë dhe figurë se ata i vrau shteti, nga mbrëmë në darkë ka një provë të re materiale që mbështet deklarimet e ish-ministrit.”

Manja u tregua kritik ndaj institucioneve të drejtësisë së re duke i akuzuar për “apati dhe mungesë të vetëdijes qytetare” për misionin që u është ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji.

“Shqipëria, ende sot pas 32 vitesh rreket t’i japë fund tranzicionit të gjatë politik duke patur lak për qafe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të pandëshkuar për vrasje e krim shtetëror për shkak të apatisë dhe mungesës së vetëdijes qytetare të drejtësisë së re për misionin që u ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji,” u shpreh ai.

Banja bëri thirrje që dosja e “21 janarit” të mos vijojë të bëjë ping-pongun nga një prokuror te tjetri. Ministri theksoi se me daljen e provave të reja dhe atyre që pritet të dalin në dritë, dosja duhej të ishte transferuar në SPAK që në ditët e para të krijimit të tij.

“Koha është tani! Për drejtësinë e re kjo është sprova më e madhe për pavarësinë e tyre nga pushteti i radhës. Sepse zbardhja dhe ndëshkimi i këtij krimi shtetëror ka të bëjë me të ardhmen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Sulua says:
    January 22, 2023 at 8:33 am

    Deklarata qesharake. Vete ministri i brendeshem i kohes Tahiri e quajti vrasje nga pakujdesia. Tani na del ndryshe. Po ashtu Ilir Meten per te cilin rane deshmor 4 qytetaret e bene president dhe kryetar parlamenti. Si mund te quash deshmore dike qe proteston per te sjelle Ramen apo Berishen ne pushtet vetem llogjika juaj e thote. Ne janarin e ketij viti na del qe edhe nje pastruese vjedh 500 mije euro ne shtepine e drehtorit te kabinetit te zv.kryeministrit ahmetaj.
    Per cfare deshmoresh flasim?!

    Reply
  • George says:
    January 22, 2023 at 9:18 am

    Mendoni humneren se ku ndodhet Shqiperia gjoja “demokratike”: ministri i Drejtesise detyrohet te dale me deklarate ne media, sepse pushteti Gjyqesor nuk e njeh?! Hapu dhe te futemi! Duket qarte se Pushteti Gjyqesor ne Shqiperi ka frike nga kryekriminelet dhe kryehajdutet e shpallur Sali Berisha dhe Ilir Meta!

    Reply
  • I paemer says:
    January 22, 2023 at 9:49 am

    Pas mbyllje se dosjes 184,Ministri i Drejtesise se ré udhezon SPAK-un te “fillojne hetime” per 21 Janari !!!
    Sa per skandalet qeveritare nuk ka asnje fjale…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?