Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedoni, Kuvendi voton të hënën ministrat e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Maqedoni, Kuvendi voton të hënën ministrat e rinj
Rajoni

Maqedoni, Kuvendi voton të hënën ministrat e rinj

Published: February 12, 2023
Shpërndaje

Ditën e hënë do të votohet qeveria e re maqedonase. Deputetët e kuvendit të RMV-së do të votojnë ministrat e ri të cilët janë pjesë e rikonstruktimit të qeverisë.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi pas pranimit të propozimit për rikontruim të Qeverisë, të dorëzuar nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, ka caktuar seancën të hënën në ora 15:00.  Nga partia në pushtet LSDM bëjnë të ditur se me zgjerimin e Qeverisë është siguruar shumica për reforma dhe stabilitet politik të shtetit.

“Me përfshirjen e Aleancës si partner i ri i koalicionit në Qeveri, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik, avancim të sundimit të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe institucioneve. Në kohën kur kriza energjetike dhe ekonomike vazhdon ende, është e një rëndësie të madhe parandalimi i bllokadave të VMRO-DPMNE-së, që të mos ketë ligje të bllokuara në Kuvend”, thonë nga LSDM.

- Publicitet -

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE vazhdojnë kritikat rreth zgjerimit të qeverisë, sipas kësaj partie ndryshimet e reja janë bërë qëtë shpëtohen edhe për disa muaj më tepër bizneset dhe tenderat nga dyshja Ahmeti – Kovaçevski.

”Lista e propozuar për ministra dhe deputetë të rinj në qeveri është një listë e vërtetë “Pazar 3” për të shpëtuar qeverinë e Ahmetit dhe Kovaçevskit, duke e zgjatur afatin për krim, tenderë, kriza dhe disfata për Maqedoninë. Ndër të tjera, Kovaçevski duhet të sqarojë propozimet, por nuk duhet t’i lërë jashtë”, tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Partitë në pushtet thonë se është siguruar shumica për reforma kurse për opozitën ndryshimet e përbërjes së Qeverisë janë si rezultat “Pazar 3 koalicionit” e jo si pasojë e një marrëveshjeje stabile për zhvillimin e vendit.

 

Emrat e ministrave të rinj janë këto:

Për ministër të Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga

Për ministër të Shëndetësisë është propozuar Fatmir Mexhiti

Për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu

Për ministre të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Kaja Shukova

Për zëvendësministër i Mbrojtjes është propozuar Tiron Jajaga

Për zëvendësministre e Drejtësisë është propozuar Viktorija Avramovska – Madiq

Për zëvedësministre e Bujqësisë Vjollca Berisha

Për zëvendësministre e Shëndetësisë Maja Manoleva

Për zëvendësministre e Arsimit Agim Nuhiu.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?