Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së
AktualitetBote

Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së

Published: January 12, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e prezentoi sot në Vjenë programin e punës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, drejtimin e së cilës e mori nga 1 janari. Zoti Osmani theksoi prioritetet e organizatës, duke nënvizuar Ukrainën në krye të listës, ndërsa tha se agresioni rus, shkatërrimet dhe vdekjet e civilëve duhet të ndalen.

Kryesuesi i ri i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shpalosi sot në Vjenë programin e organizatës për vitin në vijim, duke theksuar prioritetet para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate.

Maqedonia e Veriut e mori kryesimin në fillim të janarit për ta çuar deri në fund të mandatit njëvjeçar. OSBE-ja numëron 57 vende anëtare nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.

- Publicitet -

Zoti Osmani foli për një axhendë ambicioze të presidencës maqedonase në rrethana komplekse për shumë pjesë të globit, ndërsa tha nga ana tjetër, se uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së paraqet burim shprese dhe inkurajimi.

Ai tha se Ukraina mbetet çështja më me prioritet për OSBE-në:

“Agresioni duhet të ndalet. Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi janë të papranueshme; Është e dhimbshme të shikosh vuajtjet e njerëzve. Pasojat dhe çmimi i kësaj lufte, janë të papërballueshme dhe të padurueshme për rajonin e OSBE-së dhe përtej”, tha zoti Osmani.

Ai nënvizoi rrezikun e krizave të tjera, duke thënë se paqëndrushmëria rajonale dhe mundësia për një konflikt të ri duhet të kenë vëmendjen e vazhdueshme të OSBE-së.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tha se duhet të ruhet funksionimi thelbësor dhe veprimet e organizatës për t’u siguruar se ajo do të mbështesë rajonet e rrezikuara dhe të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave. Në Vjenë, ministri Osmani pati edhe takime dypalëshe me homologë të tij prej disa vendeve evropiane.

Maqedonia e Veriut do të ketë drejtimin e OSBE-së deri më 31 dhjetor. Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e vendit në shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?