Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA: “Amerikan me një fjalë… Telefonova Gramozin”, Rama tregon prapaskenat e marrëveshjes së 17 majit me PD-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > INTERVISTA: “Amerikan me një fjalë… Telefonova Gramozin”, Rama tregon prapaskenat e marrëveshjes së 17 majit me PD-në
Lajmi i funditPolitike

INTERVISTA: “Amerikan me një fjalë… Telefonova Gramozin”, Rama tregon prapaskenat e marrëveshjes së 17 majit me PD-në

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrëveshja e 17 majit 2017 me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke hedhur dritë mbi një nga episodet më të diskutueshme të politikës shqiptare.

Sipas Ramës, gjithçka nisi pas ndërhyrjes së diplomatëve amerikanë, të cilët i dhanë opozitës një “mundësi të fundit” për zgjidhjen e krizës politike.

Rama tha se ishte ai që mori iniciativën për të shkuar personalisht në Kuvend dhe për ta nxjerrë Bashën nga salla ku ndodhej me aleatët.

- Publicitet -

Kryeministri theksoi se negociatat me Bashën zgjatën, por përfunduan me marrëveshje të plotë.

“Ishte shumë e thjeshtë, mori çdo gjë që kërkoi”, tha Rama në një intervistë për TV Klanin.

Rama zbuloi gjithashtu se Basha kishte nevojë për miratim politik për marrëveshjen dhe se këtë “bekim” e mori nga Sali Berisha.

Pjesë nga intervista:

–Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.

Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.

– Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?

– Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.

– Si e more më vete?

Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.

– Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

–Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

– Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.

– Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • K R says:
    December 19, 2025 at 9:02 am

    – Ironizon amerikanet se i i nxoren lakrat e korrupsjonit
    – Po i jep sinjal “armiqve” per qeveri teknkke
    – Rikthen Gramozin qe te genjej budallenjt e perhershem qe votojn kete karagjoz

    sinjal i qartë se Rama dhe Berisha po nisin një marrëveshje të re politike

    Reply
  • TIRONA says:
    December 19, 2025 at 9:03 am

    Në politikë, historia shpesh përdoret si pasqyrë — por Rama po e përdor atë si pasqyrë të manipulueshme, jo si dokument objektiv. Dhe kjo tregon se ai nuk po flet vetëm për të kaluarën — por për mënyrën se si dëshiron të formësojë të ardhmen

    Reply
  • . says:
    December 19, 2025 at 9:04 am

    Po ia ben bttha përr përr me nje llaf

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 19, 2025 at 9:04 am

    Po ky Fevziu si nuk u lodh duke bere kanalin e ujrave te zeza të ktyre

    Reply
  • prehistoriku says:
    December 19, 2025 at 9:05 am

    Po pse e tregon tani një histori ku ai dhe PD mund të uleshin dhe gjenin zgjidhje???

    Reply
  • Gazetari says:
    December 19, 2025 at 9:07 am

    rikthen një episod të kalbur që e paraqet si shembull dialogu

    dërgon mesazh se negociata private janë shpesh më efektive se beteja publike

    Ky qe u betua se nuk do bente me kurre marrveshje me non gratan

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2025 at 9:36 am

    Jo qeverria teknike ,por Zgjedhjet jane pika e dobet e Berishes,.Le ta marri qeverine teknike sic e mori Basha,por sa kohe qe zgjedhjet nuk kontrollohen nga Berisha,NUK FITON KURRE.Vetem magazinat e Lundres dhe votat e gabuara ne kutite e pagabuara i bejne pune Berishes.Jane 500 mije shushunja te thata qe s`kane ngulur turinjte ne pasurine e shtetit,13 vjet,qe mezi presin.Garancia Rames nuk jane propagandistet gju me gju me popullin,por jane 725 mije pensioniste grusht bashkuar qe shkojne qe ne 8 te mengjesit per te qelluar shejtanin e Lugut te Zi me gure.Eshte demo,qe Berisha me cecenet rreckamane i grabiti Tokat,shkurret,livadhet,pyjet e trasheguar brez pas brezi me tapi te Zogut.
    Rama eshte hajdut,por Berisha eshte KATASTROFA.

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2025 at 9:44 am

    Berisha uzurpoi PD per te vjedhur Pronat.PD eshte Partia vjedhjes se Pronave. NUK FITON

    Reply
  • Skypion says:
    December 19, 2025 at 10:20 am

    Genjeshtar i pacipe.
    Ky karagjoz te genjen sy per sy, aq i pacipe eshte.
    Sali Berisha nuk ka fare gisht ne marreveshjen e dylberave te 17 majit. Bile, ka patur nje qendrim krejt ndryshe, megjithese nuk ka nderhyre ne zgjedhjen e atij butakut Basha.
    Qendrimin e tij Berisha e ka dhene mu ne ate studio ne Opinion, ne mos gaboj. Kur e pyeti gazetari se c’qendrim kishte ndaj marreveshjes Rama-Basha, meqenese te gjithe ishin kurioz te dinin mendimin e e tij, Sali Berisha u pergjigjegj me keto fjale, po e citoj: Basha ka keshilltare shume te keqinj!
    Nuk tha gje tjeter, vetem kaq; por edhe kaq mjafton per te kuptuar qendrimin e tij. Edhe kaq do te mjaftonte per ta pergenjeshtruar ne kohe reale vete Fevziu ne studion e tij; nuk e beri; mbase nuk i ka vajtur ne mend; por eshte pune e tij.
    Po keta keshilltare shume te keqinj, e keshilluan Bashen edhe kur ky butaku mori vendimin per te perjashtuar nga grupi parlamentar Doktorin; njeri prej tyre me shume siguri eshte ish-bashkepunetori i vjeter “shkencor” i sigurimit te shtetit, i njohur me nofken “ciftelia”, bejtexhiu Perrc Zogaj.

    Reply
  • chp says:
    December 19, 2025 at 4:38 pm

    Ky artikull jo vetem eshte bajat nga permbajtja por absolutisht pa ndonje rendesi per kohet e zymta qe po kalojme…
    E keni pare filmin “lulekuqet mbi mure” ??
    Ju kujtohen dy jetimet Jaçe dh Lule…..njeri eshte Ramortja tjetri Lulkoqja ( mos e ngateroni me Lulkuqen)
    Ju kujtohet Kujdestar Surrat patatja Salih…dhe kuestori qe ne kete rast i bie te jete Arvizu..
    *
    Nese ka nje tradheti te Rames te pafaleshme eshte konkurimi i tij ne votimet e 8 majit 2011 me Ministrin kriminel te Brendshem ..qe ishte YLLI NE QITJE i te ziut Arvizi dhe Arqidhja i Sales Skypit ne Bashkine e Tiranes..
    Eshte rasti i vetem ne bote qe nje humbes votimesh si Luli ne 2011 i fitoi ato me Kinezerirat e Arvizise qe duke perveshur menget per ti ulur breket Rames nxorri votat e gabuara ne kutite e mallkuara te arvizuara..

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 19, 2025 at 4:59 pm

    Nuk behet shtet me bythqira, qelbesira, intriganta,
    vrases, perversa, tradhetare, legena, kepusha me koka me abses.
    Ishulli i pirateve ishte lule ne krahasim me shtetin e bythes te mutistanit.

    Reply
  • demo says:
    December 19, 2025 at 5:21 pm

    Armik e kam Edi Ramen sepse vjedh,por me Armik kam Berishen,sepse ky nuk vjedh,.Ky shkreteron..
    Ku shkel Berisha nuk mbin bari.500 mije karkaleca jane gati te dalin nga shkretetira ku kane letarguar 13 vjet per tu versulur mbi te mbjellat dhe te korrat.por jemi 725 mije pensionista grushtbashkuar,qe shkojme qe ne 8 te mengjesit per te ngordhur me vote 500 mije karkalecat e Bishes.
    Agron Shehaj,E ardhmja e te Djathtes Shqiptare te vertet eshte ne duart e tua.Asgje nuk humbet ne kete Bote.Tokat dhe Pronat tona me Tapi te Zogut,qe na grabiti Berisha Vucidollit me Leckamanet,Katundaret,halabaket e tij do ti marrim se s`ben.
    Cifutet i moren Tokat e te Pareve 2000 vjet pasi i perzune Kombcfarosesit Romake.
    Sot jane ZOT ne tokat e tyre. Ju qelbesira berishiste,qe doni te na sillni perseri murtajen e shpellave,,ky popull ka SPAK,qe te kap dhe te zhdap.Nuk shpeton Berisha,,sado te vjedhe Edi Rama.
    Mos u ngutni .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  3. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?