Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja e re Rama-Berisha, përfundon takimi i parë në Kuvend: Do ngrihet “nënkomision për reformat”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshja e re Rama-Berisha, përfundon takimi i parë në Kuvend: Do ngrihet “nënkomision për reformat”
Lajmi i funditPolitike

Marrëveshja e re Rama-Berisha, përfundon takimi i parë në Kuvend: Do ngrihet “nënkomision për reformat”

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli dhe disa të tjerë kanë përfaqësuar sot mazhorancën në takimin e parë të marrëveshjes së re Rama-Berisha që parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore dhe rishikimin e reformës në drejtësi.

Në këtë mbledhje përfaqësuesit e Berishës drejtoheshin nga Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Palët ranë dakord të ngrenë një “nënkomision për reformat”. Mësohet se ky nënkomision do të përbëhët nga 4 anëtarë, dy nga Rithemelimi i Berishës dhe 2 nga PS-ja.

- Publicitet -

Sipas deklaratës së përbashkët, ky “Nënkomision” është përgjegjës për “diskutimin, shqyrtimin, rishikimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje”.

Komisioni – thuhet në njoftim – merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

U miratuan edhe dy komisione parlamentare për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Pas mbledhjes së sotme Gazment Bardhi është shprehur se “pas 5 muajsh Partia Socialiste arriti që të reflektojë”, por Rithemelimi ende “nuk i konsideron të mbyllura diskutimet”.

Ndërsa Bledi Çuçi theksoi se ata “janë të hapur për të negociuar, në mënyrë që në Kuvend të rikthehet jeta parlamentare”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vllaji i Etemit nga Lushnja says:
    March 12, 2024 at 3:16 pm

    Ja pra ku jemi sot më 2024-n: SHBA-BE dhe PS kundër Berishës që bien dakord që Berisha është prapë opozita. Për çfarë u desh pra e gjithë kjo energji e shpenzuar dhe politikë izolimi? Kur erdhëm në pikën që njohim prapë një të hetuar dhe një non grata si përfaqësues të opozitës? Nuk është kjo më e çudtishmja dhe groteskja, por fakti se pas çdo dështimi, kryeministri perceptohet nga vllai im Ethem Lalai qe komenton ketu se është një lojtar i hollë politik! I hollë aq sa sot bën marrëveshje me atë Berishë që deri më dje e cilësonte si i takonte historisë.

    Reply
  • K R says:
    March 12, 2024 at 3:18 pm

    Hajdutë në të dy krahët

    E pamundur ti ndjekesh pa patur shijen e neverisë

    një pazar mes lëtyrash politike

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 12, 2024 at 3:37 pm

    VO:
    -Më në fund GAZ SALIU u ul në gjunjë në Konferencën e Kryesisë së Kuvëndit për të biseduar pasi 5 muajësh destabilizim të kuvëndit për HALLET E SALIUT..!
    -Rithemelimi kërkoi 8 komisione hetimore dhe më në fund pranuan 2.Edhe këto komisione do votohen sipas kërkesave të GJK.
    3.Komisoni reformës zgjedhore do funksionoi siç është me bash/Kryetar Alibegun e PD legjitime të Lulit..!
    4.Për ti gjetur një VËND PUNE O.Bylykbashit do krijohet një nën komision për ligjet me 3/5.Dhe themelimi duhet të votoi AMNISTINË,Ku Luli 7×7=42 kërkoi kompesim për nxjerrjen nga burgu të militantëve që gjakosën policinë e Shtetit për ti thyer gishtat..!!
    5.Pse Themelimi dogji kuvëndin për 5 muaj..?
    • Që Saliu & dhëndri tij të mos dënoheshin..!
    • Që të sulmohej SPAK, GJKKO,AMERIKA,E.RAMAANGLIA..! Sot Gaz Bardhi hoqi dorë nga sulmet e Atit të tij.
    6.Edhe këtë herë u desh SHBA+BE që të ulnin në bisedim palët “ndërluftuese” sidomos të opozitës berishiste që e quan KM e vëndit E.Rama ARMIK..!
    -Të presim reagimet..!

    Reply
    • Vlora 97 says:
      March 12, 2024 at 4:01 pm

      Idiot i lindur
      Cop mishi me dy sy

      Reply
  • Gjergji says:
    March 12, 2024 at 3:59 pm

    opozita u tërhoq nga disa komisione që prekin drejtpërdrejtë Ramën. Ai i dosjes “McGonigal” për shembull. Berish bëret përditë nga dritarja se Rama do ketë fatin e mikut të tij, por hoqi dorë. Kemi investimet strategjike, që është afera më e madhe e kësaj qeverie dhe duhej hetuar me themel. Kemi padyshim aferën me portin e Durrësit, ku ju dha arabëve dhe punimet nuk kanë nisur. Për këto raste Berisha u tërhoq.
    Kundrejt cfare?
    Mosdenimi i Berishes mendoj une

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 12, 2024 at 4:22 pm

    Qime moj breshke qime,se ma gjete voline.

    Reply
  • mali says:
    March 12, 2024 at 5:04 pm

    Gjergji e di kujt I thone pozite?Nje parti qe eshte ne pushtet dhe ka nje program ekonomik qe synon rritjen e mireqenies se popullit,kryesisht hapjen e vendeve te punes.
    PS-JA as ka pasur program dhe as e ka vene ujin ne zjarr per kete.
    Ne keto ujra jane edhe te ashtuquajtur demokratet.

    PS dhe PD jane pirate deti ,njeri me nje sy dhe tjetri me nje gremc ne
    vend te dores.
    Jane duke ndare placken Shqiperi.
    .

    Reply
  • Katiu says:
    March 12, 2024 at 5:48 pm

    Ka qënë fatkeqësi për popullin shqipëtar krijimi i shtetit shqipetar.

    Unë nuk jam historian , unë nuk i di ilirët e pellazgët , unë nuk e di kur Shqipëria “ ka qenë një zonjë e ranë , që burrat e dheut e qujshin nanë “ , këtë e di Vaso Pasha .

    Unë di që mbreti Zog ia kishte prurë popullit shpirtin majë hundës dhe pushtimin italian e quante shpëtim nga xhahili Ahmet Zog .

    Vimë më pas .
    Familja ime ka qënë një nga bazat më të rëndësishme të Luftës antifashiste , një nga bazat më komuniste ……

    Lufta e XX botërore e nderoi Shqiperinë , u nderua gjaku ynë antifashist . Në këtë gjak unë kam edhe heronj populli edhe dëshmorë .

    Por jo , more jo , heronj mbi heronj paskan qënë Enveri , Mehmeti dhe Hysniu ( Hysniu i Sali Berishës ) . E kthyen vëndin në burg për të fshehur krimet e tyre ……

    Keta te tre janë tradhetarët më të mbëdhenj te Luftes !

    E ç’të merrem unë me pleherat e kësaj treshje, me Saliun , Edvinin etj . Jam i pafuqishëm !
    Ata i mban gjallë injoranca jonë , injoranca e popullit shqipetar .
    Vetëm një popull skllav, siç jemi ne , mund të mbajë në krye një bandë të tillë maskarenjsh!
    Shqipęria nuk është e shqipëtarëve , kjo nuk është Shqipëria ime !

    Reply
  • mali says:
    March 12, 2024 at 6:18 pm

    Katiu ,ke informacione shume te keqia ndaj periudhe se Zogut.
    Populli nuk ka pasur asnje ankese ndaj qeverisjes se Zogut.
    Pazaraket I linin ne sheshin e tregut nje nate me pare prodhimet e tyre dhe vetem nje xhandar leviste naten ne qytet.
    Emigrantet shkonin e ktheheshin dhe nderton jeten e tyre, ashtu si kosovaret me Titon.
    Qeveria Zogu iu dha bursa studenteve shqiptare qe studiuan ne Rumani,Itali,France,Jugosllavi,Turqi.
    Me 1944 ishin ata qe ngriten me kembe shqiperine pas lufte.
    Asnje nuk u largua por gjaku I patriotizmit I mbajti ne shqiperi.
    Ata themeluan artin,kulture,bujqesine,mjekesine,farmaceutiken,artin ushtarak dhe luftuan anafalbetizmin.
    Sa shkolla per pregatitjen e arsimtareve u ngriten nga zogu?Shume ,sepse Zogu ishte properndimor,qe arsimi e con shoqerine perpara.
    Solli kiuntal me hapje per te luftuar malarjen.
    Dhe mendo per 1928-1939.
    U hapen punishte e fabrika te vogla ne te gjitha qytetet kryesore te shqiperise.Lulzoi tregetia me grekun,italine,e me gjere.
    Tregu shqiptar u mbyt me mallra japoneze,kineze,arabe sa edhe sot I ke ne familjet shqiptare.
    Zogu ishte mbret I Shqiperise-Kosoves dhe Camerise.
    Pa te meta nuk ishte.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 12, 2024 at 7:59 pm

    Hahaaaaa Hahaaaaa
    Marrveshje me non grata qe i ben keta dhjaksa me mut se non grata
    Jooooo ne nuk flasim me non gratat
    Ne me non gratat bejme vetem marrveshje me shkrim
    Ne kete pike ti hiqet urgjentisht non grata berishes te hapet dosja mecgonigal per shqiperine dhe ti jepet non grata atij qe polli kete krize politike
    Ky sistem vetem demokratik nuk mund te quhet

    Reply
  • mali says:
    March 12, 2024 at 8:58 pm

    Marveshja Rama-Berisha vjen pas vizites se Blinken qe urdheron dhe fuqizon SPAK ne lufte krimit te organizuar dhe korupsionit,priority I amerikes ne bote.
    Me Ameriken nuk behen lodra lidhur me c’ka prioritet ne bote.
    Lidhja Rama -Berisha tregon fundin e Rames.
    Ne se socialistet nuk e kuptojne kete eshte nje fatkeqesi per kete popull .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?