Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja për njohjen e dokumenteve, Kurti flet për fqinjësi të mirë me Serbinë: S’ka më pengesa në pikat kufitare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Marrëveshja për njohjen e dokumenteve, Kurti flet për fqinjësi të mirë me Serbinë: S’ka më pengesa në pikat kufitare
KosovëKryesore

Marrëveshja për njohjen e dokumenteve, Kurti flet për fqinjësi të mirë me Serbinë: S’ka më pengesa në pikat kufitare

Published: August 28, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për lajmin e arritjes së marrëveshjes së re me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen tashmë nga të dy shtetet, duke i dhënë jetë lëvzijes së lirë të qytetarëve respektivë.

Rreth tre orë pas njoftimit në Twitter nga Joseph Borrell, Kurti e ka falënderuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak si dhe të dërguarin e posaçëm nga SHBA, Gabriel Escobar.

Në veçanti, Kurti e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovës Jeff Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

- Publicitet -

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai shtoi se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, thotë ndër të tjera Kurti.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • aktualiteti says:
    August 28, 2022 at 7:30 am

    Marreveshja per njohjen e dokumenteve – qe trumpetohet si nje sukses boteror nga Perendimi, sepse keshtu kerkon te mbuloje turpin qe u ka hedhur mbi koke A. Vucic duke u thene cope – Mos ejani ne Beograd per te kerkuar njohjne e pavaresise Kosoves! Se sa vlere ka pra nje marreveshje mes dy shtetesh ku nuk ka njohje pavaresie, kjo zor se ka zyre avokatie ta justifikoje.

    Reply
  • Evropiani says:
    August 28, 2022 at 7:51 am

    Njoja e pasaportes kosovare, njohja e patentes kosovare nga Serbia dhe anasjelltas eshte shenje se marredheniet e fqinjesise se mire nga dy palet jane ne rrugen e duhur te zhvillimit. Serbia nuk ka rruge tjeter veç njohjes te shtetit Kosoves dhe rruges evropiane. Nuk besoj se Beogradi do te zgjedh rrugen tjeter dhe ti bjer murit me krye si aventurieret mesjetare.

    Reply
  • Rita says:
    August 28, 2022 at 10:11 am

    Mos harrojme se mos marreveshja Greqi – Maqedoni zgjati gati tre dekada .Me Kosoven jemi ne dekaden e dyte te ngercit e mos zgjidhjes .Pra , dhe disa vite ,,,ne dekaden e trete e do te arrihet njohja e reciprokte .Se Kosova eshte shtet me vete dhe populli serb ,jo qeveria , e din e ka te qarte se Kosoven e kane humbur pergjithmone .

    Reply
  • alphade says:
    August 28, 2022 at 10:27 am

    Per gjera kaq te thjeshta behet buje e madhe, sikur
    “Artemisa” te kishte zbuluar male diamanti ne Hene !
    Foli Borrelli, folen te gjithe me radhe per “suksesin e
    madh” qe unarrit: “Reciprociteti” qe me aq passion e
    propagandoi, zoti KM i Kosoves dhe suflerja Presidente !
    Zoti KM kosova dhe kosovaret nuk kane nevoje per ID per
    te marre rrugen per ne Beogradin e Leshverdhave por per
    te shkuar ne Europe (BE) dhe SHBA pa viza e sigurisht me
    passporta si tere vendet e Botes ! Prandaj mos e reklamoni
    aq shume si nje sukses sepse sukses do te ishte Ai qe i
    kerkoni “Ballkanit te Hapur” : Njohje pa kushte ne fillim te
    Pagaresise se Kosoves nga Serbia para se te ulen ne Tavo-
    linen e Ballkanit te Hapur” por udheheqja mjerane kosovare
    me keqardhje e them degjon destruktivin e Shqiperise dhe
    Kosoves, diabolikun e Vicidolit, Sali Udbashin dhe nese vete
    pas “Anijes” se tij qe ka futur e po fut une ne te gjitha anet vaj
    halli per te ardhmen e Kosoves !
    Saliu -Meta, binomi me i urryer ne truallin shqiptar sapo u njof-
    tuan “sukseset” e bisedimeve Kosove- Serbi moren turravrapin
    se kush te uronte me pare Kurtin per arritjen e kesaj marreveshje
    sikur Serbi te kishte pranuar PAVARESiNE E KOSOVES gje qe per
    momentin eshte nje “Enderr Kimerike” !
    Ironia qendron ne faktin se cifti Berisha- Meta delirante Donkisho-
    tiane ende ngrysen e zgjihen me endrren e pushtetit pavaresisht
    se nuk i pjerdh njeri me : njeri “Non Grata” , tjetri po i behet hazer
    qelia ne REC dhe me vone “shembullin” e Cepanit do t’a ndjeke
    edhe monstra e Vicidolit …..! Drejtesia, thote populli, vonon por
    nuk harron ! Binomi Berisha -Metà duhet te japin llogari para
    drejtesise per krimet e tyre makabre, per vjedhjet monstruoze,
    per Mafian qe kryesojne 3 dekada dhe per nxitjen dhe ngritjen
    e sistemit te krimit te organizuar ne shkalle kombetare dhe jo
    vetem….! Kur te gjitha keto te evidentohen para Drejtesise e gjithe
    Bota Shqiptare do te mbetet pa fryme duke shtruan pyetjen: Keta
    HORRA, HAJNA E GANGSTERA paskeshin qene ne krye te Shtetit
    dhe Pushtetit ne Shqioeri ?! Mjere Shqiperia ! Litari, Litari, Litari
    te Sheshi Skenderbej …..!!!

    Reply
  • km says:
    August 28, 2022 at 10:30 am

    Ja Pra,suksesi u arrit.Kosova dhe Serbia u hapen,si dikur.Por Ballkani i hapur “eshte i rezikshem”.

    Reply
  • @alphade says:
    August 28, 2022 at 1:41 pm

    Me fal por ne cfare planeti jetoni ju qe thoni qe “Ballkani i Hapur” njeh Kosoven te pavarur . Serbia i ka keruar te hyje ne Ballkani e Hapur si pjese e Serbise . Nese ka pase nje politikan me ide te qarta ne keto vitet e fundit ai eshte Albin Kurti . Uroj qe te vazhdoje kehtu dhe te behet shembull edhe per politiken shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?