Burime brenda ekipit negociator të Kosovës në Bruksel i kanë treguar Albanian Post se nëse nënshkruhet marrëveshja për energjinë elektrike me Serbinë në gjendjen që është tani, në Kosovë do të futen operatorë serbë në tregun e energjisë elektrike. Ata do operojnë në gjithë territorin e Kosovës dhe me çmimet potencialisht më të lira, Kosova do ta gjejë vetën të varur krejtësisht nga këta operatorë të rinj.
Qeveria po e mban të fshehur se çfarë po bisedohet në Bruksel. Aleksandër Vuçiç ka dalë tashmë me një deklaratë duke treguar se është arritur marrëveshje për këtë çështje dhe është i kënaqur me rezultatin. Albin Kurti ka njoftuar gjithashtu se janë afër marrëveshjes, por s’ka përmendur se çfarë përmban ajo. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i një “pushtimi” të Kosovës që do t’i shtynte qytetarët te lidheshin me çmimin dhe jo me shtetin.
Në diskutimet për Marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për ujdinë për energjinë në Veri të Kosovës flitet shumë pak, përkundër se përbën një nga marrëveshjet me të rëndësishme, meqë do ta përcaktojë pavarësinë energjetike për të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, edhe nëse mbetet situata kështu si është aktualisht, nënkupton shpenzim të miliona eurove çdo vit të Qeverisë së Kosovës duke paguar energjinë elektrike për serbët në Veri, çka përbën edhe shkelje të parimit të barabarësisë mes qytetarëve që është i përcaktuar nga Kushtetuta e Vendit.
Qytetarët në pjesë të tjera të Republikës ia paguajnë faturat e energjisë elektrike kompanisë KEDS, derisa qytetarët e Kosovës në veri, përveç që nuk paguajnë, ata mbulohen nga Qeveria e Kosovës që paguan për ta. “Vetëm në vitin 2021, Kosova ka paguar për konsumatorët në Veri 41 milionë euro”, tregojnë nga KOSTT për Albanian Post.
Për më tepër, deri në vitin 2017 janë qytetarët e Kosovës që kanë paguar për rrymën në Veri, përmes faturave të energjisë elektrike, ku kanë pasur një kosto shtesë 3.5% dhe është shpërndarë borxhi i konsumatorëve në Veri.
Por, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në fund të vitit 2017 vendosi që kjo praktikë të pezullohej.
Sikur Kosova të kontrollonte gjithë territorin e vet, nuk do të kishte problem. Por, me kontratë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike është e obliguar që t’ia mundësojë distributorit të mbledhë faturat në Veri. ZRrE këtë do të duhej ta bënte duke përdorur institucionet e sigurisë së Kosovës. Institucione që i kanë thënë ZRrE-së që nuk ua realizojnë dot këtë kërkesë.
Meqë ky obligim nuk merret përsipër, KEDS nuk faturon dot në Veri. Në anën tjetër, Kosova as nuk guxon t’i lë pa energji elektrike qytetarët në atë pjesë.
Edhe po të donte, do ta kishte të pamundur pasi Kosova do rrezikonte anëtarësimin e saj në Rrjetin e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës (ENTOS) sepse që nga viti 2017 përgjegjësinë për të mbuluar humbjet nga furnizimi me energji elektrike për pjesën veriore të Kosovës, nga Kompania Furnizuese (KESCO) i është kaluar Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).
Këtë nuk e di kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në konferencë për media, i pyetur për pagesat e qeverisë në Veri, tha se paguajnë rrymën në Veri, pasi “është aspekti jonë humanitar që nuk duam një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrjeti”.
Situata mund të përkeqësohet drastikisht, me marrëveshjen e re të arritur në Bruksel
Përkundër se Kosova shpenzon miliona, situate mund të rëndohet edhe më shumë varësisht nga marrëveshja që do të arrihet në Bruksel.
Vetë Kurti, por edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se janë afër një marrëveshjeje.
Por, cila do ishte marrëveshja?
Me 19 prill të vitit 2013 në Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve, nga 15 pika gjithsej, në pikën e 13 përmendet problemi me energjinë elektrike, por jo specifikisht.
“Diskutime lidhur me Energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen nga të dy palët dhe do të përfundojë deri me 15 qershor”, thuhej në dokument.
Edhe në marrëveshjen e vitit 2015 prapë ishte një pikë për energjinë, por tash më e zgjeruar.
Në një dokument të Qeverisë së Kosovës të titulluar “Përfitimet Shtetërore nga Pakoja e Marrëveshjes së Brukselit”, i datës 27 gusht 2015, tregohej se si përmes kësaj marrëveshje “Serbia njeh shtetin e Kosovës në fushën e energjisë”.
Serbia gjithashtu kishte pranuar që të shuajë të gjithë operatorët e energjisë në veri të Kosovës, obligim ky të cilën e kishte zvarritur që nga shtatori 2014, kur ishte nënshkruar plani për zbatim për energjinë.
Serbia gjithashtu kishte pranuar që të heq kundërshtimet e saja ndaj vendimit të ENTSO-E për pranimin e Kosovës/KOSTT si anëtare të saj të barabartë me shtetet tjera, në pajtim me marrëveshjen e energjisë.
Kosova/KOSTT më pas ishte pranuar në ENTSO-E.
Marrëveshja po ashtu i jepte fund çfarëdo ndërhyrje apo pretendimi të Serbisë ndaj sistemin energjetik të Republikës së Kosovës.
Në shtator të vitit 2015 ishte përcaktuar gjithashtu, sipas marrëveshjes së Brukselit mbi energjinë, që të regjistroheshin dy kompani të reja që do merreshin me energjinë elektrike në Veri.
Por, ato dy kompani do të regjistroheshin në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë dhe gjithashtu do ishin kompani nën-kontraktore të KEDS-it.
Për të zgjidhur problemin me rrymën në Veri qeveria aktuale e Kosovës kishte filluar negocimit me palën serbe bazuar mbi këtë marrëveshje, por gjatë bisedimeve ka pasur kthesa në dëm të Kosovës.
Sipas burimit të Albanian Post brenda palës së Kosovë në bisedime, tash gjërat kanë ndryshuar, sepse pala serbe ka kërkuar që kompanitë e reja të mos jenë nën-kontratore të KEDS-it, por të jenë operatorë në vete.
Kryeministri Kurti e presidenti Vuçiç kanë njoftuar se janë fare pranë marrëveshjes, por burimi i Albanian Post tregon se “ende nuk është arritur pajtim me palën serbe për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.
“Ata po insistojnë që duhet me pas edhe një distribucion në atë pjesë, lirisht sqaroje, por me marrëveshje të Brukselit ju kanë jep disa aktivitete nga furnizuesi si nënkontraktor i KEDS-it, por jo si operatorë”, tregon ai.
“Ata po lypin më shumë se që i takon me Marrëveshje të Brukselit”.
Përveç që “po lypin”, sipas burimit janë fare afër që ta marrin.
Dhe nëse Qeveria e Kosovës pranon që të ketë operatorë të tjerë, pra kompani serbe në Veri të Kosovës, ato kompani kanë të drejtë të plotë të vendosin çmimet ashtu si duan dhe gjithashtu, fushëveprimi nuk u përcaktohet vetëm në Veri.
Kjo nënkupton që “ata operatorë kanë të drejtë të operojnë në gjithë territorin e Kosovës”.
ZRRE e cakton çmimin, por vetëm tavanin sipër, për çmime më të ulëta vendosin vetë operatorët. Me pak fjalë, nëse operatori serb futet në tregun e Kosovës dhe konkurron me çmime më të ulëta, atëherë do të mund të bëhej distributori kryesor i energjisë elektrike në Kosovë.
Rrjedhimisht, tregu kosovar i energjisë do të krijonte varësi totale nga operatori serb.
Burimi i AP-së ka bërë me dije gjithashtu se për marrëveshjen e nënshkruar po tentohet të bëhet lojë fjalësh në formulime që të mund të fshihet çfarë realisht po nënshkruhet.
“Por, që praktikisht nënkupton operatorë serbë të pavarur në tregun energjetik të Kosovës.
Qeveria zyrtarisht ende nuk ka njoftuar asgjë. Bisedimet janë mbajtur të fshehta. Bisedime që, sipas premtimeve të Qeverisë aktuale as nuk do të duhej të fillonin, meqë Kurti kishte deklaruar ri-shqyrtim dhe ri-vlerësim të të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel.
Kjo nuk ka ndodhur. Por, nuk është qëndruar as te marrëveshja bazë e Brukselit.
Prandaj, në vend se me ujdinë në Bruksel të futet në kontroll pjesa veriore e Mitrovicës, mund të humbet kontrolli në gjithë territorin e Kosovës. Dhe në vend se të zgjidhet një problem, do shkaktohet një tjetër – por përmasa do jetë shumë më e madhe. / Albanianpost.com
j.l./ dita
Mos te kene frike kosovaret se njoh une nje shok te Vucicit qe ja u zgjidh hallet. Kurti eshte i pafuqishem te zgjidhe marrveshjet idjote qe ka firmose Thaci me Vucicin ne 2013 apo 2015 . Vucici po talle me Ameriken dhe Europen dhe jo me me politikanet tane sharlatane .
Kosova e prodhon energjine elektrike me TEC-e me qymyr qe heret a vone do te mbyllen nga emisionet e gazeve qe ndotin atmosferen, nderkohe Serbia nese do te furnizohet nga Rusia me gaz metan te lire do te jete Bosi i energjise se rajonit dhe do te luaje me cmimet si t’ja doje bytha e Vucicit me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po te shtojme ketu grurin e Putinit qe Vucici u shet vendeve te rajonit fi frengu pulen,
atehere:
PER CFARE BEHET FJALE NE KETE SHKRIM KOT SE KOTI PER OPERATORET SERBE NE MITROVICE?
sepse:
Albin Kurti duhet te jete i pergatitur per rrezikun e vertete qe po pergatitet ne Kremlin dhe Beograd per te gjithe shqyptaret e rajonit qe te mos bien ne kurthin e Ballkanit te Hapur me gisht ne bythe qe maskohet me propagande globaliste, por qe ne te vertete ka per qellim te rilinde apo ringjalle Serbine si Jugosllavia Komuniste e Titos si bedele e Putinit qe do te komandoje rajonin me cmime sovjetike te gazit, energjise dhe grurit dhe ketu shtrohet nje pyetje akoma me thelbesore per shqyptaret:
SERBIA KU DO TE SHKOJE TE RUSIA E PUTINIT APO TE BOTA DEOKRATIKE NE BRUKSEL?
Nga kjo pergjigje varet fati i Kosoves dhe i te gjithe shqyptareve te rajonit
Kokpagurja ne vend qe te bashkepunoje me vendin amë që sa më parë te perfundoje projekti Skavices cka i ben gjithe shqiptaret potencialisht fuqine energjetike ne Ballkan e me gjere ben marrveshje kulisash
Tirana nuk i jep energji Kosoves,pa u anetaresuar ne Jugosllavine e re open Ballkan.Mitrovica eshte Si Pylli i Robin Hudit,,Atje marrin energji po nuk lejojne Faturuesit te mbledhin parate.Kembe shqiptari se bllokojne rruget dhe fillojne plumbat.Serbia dergon tanket .Kosova ka rene mes tre zjarresh.
Prandaj thote Rama:Nuk ka ku vete Kosova.Do te dorezohet tek Open Ballkan.
Pra Albin Kurti ben marrveshje energjitike me Vucicin ku Kosova do jete krejt e varur prej tyre, por ben si “patriot” per Ballkanin e Hapur ku e kane ftuar te ulet si i barabarte me gjithe shtetet e tjera.
Boll genjeve demo, se nuk qendron kjo qe thua. Marrveshjet qe nenshkruen ne Bruksel ku Albini shkon e ulet me vrap nuk kane lidhje me Ballkanin e Hapur.
Mario dallkauku:
Brukseli ja ka mbyllurur porten Putinit dhe Rusise, Vucici ja ka hapur per Serbine dhe po mashtron te tjeret qe ta hapin me Ballkanin e Hapur te George Sorosit me bedelin e tij Edi Rama duke e mbuluar mashtrimin me propagande globaliste, po si do konkuroje Kosova gazin rus qe Putini ja fal badiava Serbise, Vucici me gazin dhe grurin e Putinit do te talle bythen me te gjitha vendet e rajonit, cfare Ballkan i Hapur me gisht ne bythe eshte kjo komedi tragjike per te gjithe shqyptaret?