Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
AktualitetBote

Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen

Published: June 15, 2026
Shpërndaje

Pas shumë paqartësish, marrëveshja SHBA-Iran u arrit dhe tashmë pritet të hyjë në fuqi të premten, teksa nënshkrimi zyrtar është planifikuar të zhvillohet në Zvicër.

Teksti i plotë i saj nuk është bërë ende publik, por janë dhënë disa detaje paraprake. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ai shtoi se kjo rrugë strategjike detare do të mbetet “përgjithmonë pa tarifa”.

Pika tjetër kyçe është Libani. Një nga arsyet kryesore të mosmarrëveshjes gjatë fazave të hershme të negociatave për armëpushim ishte nëse ky vend do të përfshihej apo jo në marrëveshje. Zëvendësministri i jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi se “është shpallur një fund i menjëhershëm dhe i përhershëm i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”. Por vetë Trump nuk e përmendi Libanin në deklaratat e tij fillestare në Truth Social, duke u fokusuar pothuajse ekskluzivisht te Ngushtica e Hormuzit.

Ky qëndrim mund të jetë i vështirë për t’u pranuar nga Izraeli, i cili nuk është përfshirë në negociatat e paqes mes SHBA-së dhe Iranit dhe nuk ka reaguar menjëherë ndaj lajmit të marrëveshjes. Kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas analistëve, mund të ketë arsye të brendshme politike për të vijuar konfliktin me Iranin dhe aleatët e tij, përfshirë Hezbollah-un në Liban, teksa një përshkallëzim i ri ushtarak mund të rrezikojë seriozisht marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit. Një tjetër çështje është programi bërthamor i Iranit.

- Publicitet -

Presidenti amerikan përsëriti të dielën se “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, por zyrtarë të lartë pakistanezë thanë për Associated Press se negociatat bërthamore do të vazhdojnë gjatë 60 ditëve të ardhshme.

Sipas zëvendësministrit të jashtëm iranian, negociatat 60-ditore për programin bërthamor do të nisin vetëm pasi SHBA të aktivizojë miliarda dollarë fonde të ngrira. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një zyrtar amerikan.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?