Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshje për bujqësinë, Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshje për bujqësinë, Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri
Lajmi i funditPolitike

Marrëveshje për bujqësinë, Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri

Published: October 11, 2024
Shpërndaje

Dy marrëveshje, njëra në bujqësi dhe tjetra në administratën publike, u nënshkruan në Budapest nga kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë deklaratës për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare, vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në rrugëtimin drejt

Bashkimit Europian të Shqipërisë, ndërsa u ndal te investimet hungareze në vendin tonë, që sipas Ramës, “arrijnë shifra mbreslënëse deri në 350 milionë euro”.

- Publicitet -

“Ne kërkojmë që të mësojmë gjithnjë e më shumë nga Hungaria dhe nga të gjithë ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në bujqësi dhe në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit. Ne ndihemi të inkurajuar që shoqëritë hungareze po investojnë, shifra e investimeve që vijnë nga Hungaria është e pazakontë, bëhet fjalë për 350 milionë euro, është shifër mbreslënëse për ekonominë tonë”.

Kryeministri u ndal edhe te turizmi, me synimin për të thithur më shumë investime edhe në këtë sektor.

“Për momentin, ne po shikojmë një rritje të madhe të turizmit në Shqipëri. 10 milion kishim vjet, 12 këtë vit. Ne duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe të kemi flamurin hungarez në Shqipëri. Na pëlqen shumë flamuri hungarez, nuk e shohim sikur do të na pushtojë”.

Deklaratën e tij, Rama e mbylli me një batutë për këpucët që kishte veshur sot.

“I shpreh mirënjohjen e thellë Orbanit për mbështetjen e palëkundur për Ballkanin Perëndimor. Dua ta falenderoj që ka thënë se Ballkani Perëndimor është pa aq i rëndësishëm për BE-në, sa edhe BE për Ballkanin Perëndimor. Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur thjesht disa këpucë të zeza të mërzitshme”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Aldrinp says:
    October 11, 2024 at 2:31 pm

    Shifra mbreselenese, 350 milione euro te thata, apo mbetje urbane te Orbanit?
    Si ato “investimet” qe vijne ne Durres…
    Ka bere pazarin, dhe shpjegimi eshte vetem “mbreselenes”
    Ca jane ndihmat te sqaruar ne zera ne detaje, nuk e thote.
    Pastaj e ka ne dore Mimi ose Belinda

    Reply
  • mali says:
    October 11, 2024 at 2:36 pm

    E perse te duhen keto 350,000,000 euro z.Rama kur ke qindra miliarda dollare ne duart e pasanikeve shqiptare.
    Ti je I pa afte t’i menaxhosh kete para dhe shet pordhe per parate e hungarezit.
    Me kete lajm kenaq Ethem Lalaj dhe kompani.

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    October 11, 2024 at 3:01 pm

    Akoma nuk jeni ngopur me kete rrenacak qe ka me shume rrena se fjale!

    Reply
  • TE TILLE JINI SA HERE QE HAPNI GOJEN says:
    October 11, 2024 at 6:36 pm

    Pse gjithe ky vrer kunder k/ministrit ? Gati cdo vend , bile edhe nga vendet e zhvilluara , mirepresin rritjen e investimeve qe te zhvillojne ekonomine , te rritin punesimin dhe te ardhurat per shtetin , kurse ketu tek neve te zene frymen aldrinet dhe mal – oket qe u dhembin syte per gjithecka te mire qe mund te behet ne kete vend ? ! Aldrini , Mali e mjaft te tjere te seres se tyre , jane te punesuar ketu per komente , per te bere zhurme e tymuese , konfuzion nder lexuesit , por nuk i kemi pare asnje here te vetme te flasin per vandalet Sali Vicidolin apo te Ilir Floriri me Muniken , punedhenesit e tyre !

    Reply
  • mali says:
    October 11, 2024 at 7:10 pm

    Ore te tille…..
    Me qe po kruhesh ,na thuaj sa para jane derdhur nga BE ne bujqesi e blegtori per 30 vjet ?
    Sa dhen e dhi kullosin maleve te Terbaci,te Gramozit ,te malit te Thate sot?Mora jugun e shqiperise.
    Fjalen e kane faktet.
    Hidhi faktet ne shesh dhe ne do te mbyllin gojen.
    Mos permend 1938 e Enverit ,por te fundit te 1990 .

    Reply
  • demo says:
    October 11, 2024 at 8:06 pm

    Keto 350 miluon euro investime per bujqsine dhe administraten,,nuk jane pak si shume per nje palo shtet si Hungaria?
    Ketij Rames shkreptima i shihet tani,por bubullima i vjen prapa.
    Sazani u shit per 2 miljard Dollare me gjithe Zvernecin. Mos po shet Karaburunin ky bir kurve????????????????????????
    O Dukatiiii !Shihni mos ju ben ndonje prrocke!?

    Reply
  • capi says:
    October 12, 2024 at 1:54 pm

    Nuk na the ku do investohen keto fonde, ne bujqesi direct apo ne industrine e perpunimit. Cdo investim ka nje llogjike te thjeshte ekonomike qe investimi duhet te veteshluhet per nje kohe te caktuar.
    Si mund te jene keto investime ne bujqesi feasible , kur ti me politikat ekonomike nuk mbron prodhimin e brendeshem. Fermeret gjithmone ankohen qe nuk shesin dote prodhimin. I ke hapur kufijte si han pa porta per prodhimet e huaja. Qendron qumshti e kosi gjashte muaj ne frigorifer dhe nuk e gjen gje. Ne kohen e xhaxhit e harroje tenxheren e qumshti perjashta per dy ore, e gjeje hirre.
    Fshati eshte shkretuar, ska me fuqi punetore, kane mbetur ca pleq. Nuk ka mbetur njeri te kujdeset per bagetine dhe token.

    Nje sygjerim per hungarezet, ti investojne direkt te fermeri, se po ja lane ne dore ndonje si Karfica, si tha ai prifti as puplat nuk i gjen.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 13, 2024 at 12:06 am

    Pulat aballazhuara dhe Sallamet Hungareze kane qene
    te mrekullushme.
    Shpresoj te investojne edhe ne industrine ushqimore.

    Reply
  • demo says:
    October 13, 2024 at 12:18 am

    Ashtu kane qene o Tashko,me te mira se pulat e fshatarit.
    Keta marrin mbeturinat e frigorifereve te botes,qe shkermoqen me nje vale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. K R on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  2. L.H on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. demo on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  4. vlora on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  5. Fjalë me vend on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?