Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MAS jep 3 ditë afat, datat kur maturantët mund të aplikojnë për kopjet e testeve të korrigjuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > MAS jep 3 ditë afat, datat kur maturantët mund të aplikojnë për kopjet e testeve të korrigjuara
AktualitetShoqëri

MAS jep 3 ditë afat, datat kur maturantët mund të aplikojnë për kopjet e testeve të korrigjuara

Published: June 29, 2022
Shpërndaje

Maturantët do të mund të kërkojnë të shohin kopjen e testit të korrigjuar të secilës nga lëndët e detyruara dhe lëndës me zgjedhje, por pavarësisht kësaj, autoritetet e dikasterit të Arsimit bëjnë me dije se nuk do të ketë rivlerësim të testeve. Pas shpalljes së notave të marra në të katër provimet e Maturës Shtetërore 2022, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka përcaktuar tashmë edhe afatet se kur mund të aplikoni për të marrë një kopje testi të korrigjuar të lëndës së gjuhës së huaj, matematikës, letërsisë, si dhe lëndës me zgjedhje.

Për tre ditë me radhë, portali “e-albania” do të jetë në dispozicion të maturantëve që duan të aplikojnë për fotokopjen e testeve të maturës të zhvilluara përgjatë muajit qershor. Sipas afateve të vendosura, aplikimi në portal mund të bëhet vetëm në datat 1 deri në 3 korrik. Shërbimi elektronik që ndodhet në portalin qeveritar “Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës” u vjen në ndihmë maturantëve, që të dërgojnë online një kërkesë, për të marrë në mënyrë elektronike një kopje të testit të tyre të maturës. Pas dërgimit të aplikimit drejt Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), ai do të procesohet nga specialisti i QSHA-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara kryhet me anë të e-maili-it nëpërmjet dokumenteve të nënshkruara në mënyrë dixhitale. Për të marrë këtë shërbim nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues.

“Çdo maturant apo kandidat tjetër që kërkon kopjen e testit dhe fletë-përgjigjes përkatëse, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin e listuar si: “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, për të gjitha provimet, në periudhën 1-3 korrik 2022. Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit dhe të fletë-përgjigjes për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse që çdo maturant ka në portalin e-albania”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Procedurën e aplikimit online për kopje testi e gjeni të detajuar hap pas hapi në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Kundrejt pretendimeve dhe pakënaqësive të shfaqura nga qindra maturantë në lidhje me përmbajtjen e testit të biologjisë, autoritetet e dikasterit të Arsimit kanë deklaruar dy ditë më parë se testi jo vetëm i kësaj lënde, por edhe i të gjitha lëndëve të tjera, nuk ka pasur asnjë gabim, dhe së përmbajtja e tyre ka qenë në përputhje të plotë me programet mësimore që maturantët kanë zhvilluar gjatë tre viteve të shkollës së mesme. Referuar këtij fakti, autoritetet e dikasterit të Arsimit sqarojnë se sdo të ketë rivlerësim testi.

Ndarja e diplomave të Maturës 2022

Maturantët që kanë arritur të marrin nota kaluese në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore 2022, brenda pak ditësh do të pajisen me diplomën e përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, çka më pas i hap udhë nisjes së konkurrimit për vijimin e studimeve të larta si në strukturat publike të arsimit të lartë, edhe në ato private që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë, po ashtu edhe në rastet kur maturantët duan të largohen jashtë vendit për vijimin e universitetit.

Më herët është konfirmuar se të drejtën për të konkurruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurojnë, si dhe nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer. Detyrimit për kriteren e mesatares minimale që duhet në konkurrim do ti shpëtojnë vetëm kandidatët që duan të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional

Çfarë ndodh me maturantët mbetës?

Ndërsa maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që nuk arritën dot të marrin notë kaluese qoftë edhe në një nga provimet e sezonit të qershorit, nuk do të mund të pajisen me diplomë, e për rrjedhojë këta maturantë nuk do të mund të konkurrojnë në raundin e parë të pranimeve për universitetin që do të zhvillohet gjatë muajve korrik-gusht.

Në rregulloren e provimeve përcaktohet se maturantët mbetës do të duhet që të presin sezonin e provimeve të maturës së vjeshtës për të dhënë sërish testimet e lëndëve ku kanë rezultuar mbetës, dhe vetëm pasi të jenë vlerësuar kalues në to, do të mund të konkurrojnë për studimet e larta, por vetëm për kuotat e mbetura të lira për konkurrimet e raundit të dytë të pranimeve. Gjatë ditëve në vijim MAS dhe QSHA do të bëjnë publik edhe urdhrin me procedurat e konkurrimit për universitetin, duke përcaktuar afatet e aplikimit për secilin raund pranimesh që do të realizohen për kuotat e vitit të ri akademik 2022-2023.

Tërheqja e testeve të korrigjura, procedura e aplikimit

  • Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar në adresën e-albania.al .
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës”.
  • Klikoni butonin që shkruan “Përdor”.
  • Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular (shkolla, DAR/ZA, provimin përkatës, adresa) dhe në vijim klikoni sërish butonin “Dërgo”.
  • QSHA-ja njoftohet në sistemin AMS për kërkesën e ardhur dhe verifikon të dhënat e dërguara nga aplikanti.
  • Pas trajtimit të kërkesës, QSHA-ja nxjerr kopjet e provimit të maturës dhe materialin PDF të skanuar ia nis aplikantit te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia”;
  • Ju do të njoftoheni dhe me email, në kohën që shërbimi ka përfunduar.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?