Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakra në Serbi, 14-vjeçari përgatiti me detaje sulmin, kishte listë për personat që do ekzekutonte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masakra në Serbi, 14-vjeçari përgatiti me detaje sulmin, kishte listë për personat që do ekzekutonte
AktualitetBote

Masakra në Serbi, 14-vjeçari përgatiti me detaje sulmin, kishte listë për personat që do ekzekutonte

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Të paktën 9 të vrarë dhe 6 të plagosur. Është ky bilanci fillestar i një sulmi me armë zjarri në një shkollë fillore të Beogradit. Një 14-vjeçar, që sipas autoriteteve kishte marrë armën e të atit, hyri në shkollën ku studionte të “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, duke vrarë 8 nxënës, 7 vajza dhe një djalë, dhe 1 roje te sigurisë. 6 fëmijë të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur në sulm, disa prej të cilëve në gjendje kritike.

Autori i masakrës, i identifikuar me inicialet K.K u arrestua, pasi kishte njoftuar vetë policinë për vrasjen.

“Ai e tha vetë se e kishte planifikuar këtë krim. Kjo është një listë e fëmijëve që kishte planifikuar të ekzekutonte. Kishte bërë një plan se si të hynte dhe të dilte nga shkolla, i cili u gjet në tavolinën e tij. Dhe siç e tha vetë kishte përcaktuar shënjestrat kryesore. Duket pak si një listë e shkëputur nga videogamet apo një film horror”, u shpreh shefi i policisë së Beogradit, Veselin Milić.

- Publicitet -

Ngjarja e pazakontë për Serbinë, ka tronditur fëmijë e prindër, të cilët për orë me radhë pritën në ankth lajme për të dashurit e tyre. Sipas policisë 14-vjeçari, I cili thuhet se kishte përjetuar dhunë nga disa bashkëmoshatarët e tij, e kishte planifikuar sulmin prej 1 muaji dhe kishte përgatitur një listë me fëmijët e klasat që do shënjestronte, që dukej te kishte dalë nga një film horror.

Autoritetet thanë se i riu, i cili kishte përgatitur edhe bomba molotovi, kishte nxjerrë menjëherë pistoletën në hyre të shkollës duke qëlluar rojen e sigurisë. Më pas kishte hyrë në një klasë historie, duke qëlluar fillimisht mësuesin pastaj nxënësit.

“Ai ishte i qetë, dukej i mirë dhe kishte nota të mira. Nuk dija shumë gjëra për të pasi nuk hapej me të gjithë. Por nuk do ta kisha pritur kurrë diçka të tillë’, tha një dëshmitare.

Për ngjarjen u shpallën tri ditë zie në vend, nga data 5 deri në 7 maj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 31 tetor 2026
  • Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  • Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  • Katër rrugët e Izraelit
  • Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete

Komentet e Fundit

  1. Shikoni Palasen on Drafti i ri për bregdetin nuk i shmang privilegjet “strategjike”
  2. 111 on Drafti i ri për bregdetin nuk i shmang privilegjet “strategjike”
  3. Hana on Drafti i ri për bregdetin nuk i shmang privilegjet “strategjike”
  4. Filip on Drafti i ri për bregdetin nuk i shmang privilegjet “strategjike”
  5. U on Drafti i ri për bregdetin nuk i shmang privilegjet “strategjike”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?