Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Masakrat në Serbi/ Psikologu flet për dy autorët: Nuk kanë probleme mendore, vuajnë nga ‘trauma narcisiste’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Masakrat në Serbi/ Psikologu flet për dy autorët: Nuk kanë probleme mendore, vuajnë nga ‘trauma narcisiste’
AktualitetBote

Masakrat në Serbi/ Psikologu flet për dy autorët: Nuk kanë probleme mendore, vuajnë nga ‘trauma narcisiste’

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Dy tragjedi të njëpasnjëshme tronditën pak ditë më parë Serbinë. Në vetëm 48 orë 17 persona janë sulmuar për vdekje me armë zjarri dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autorët e masakrave të njëpasnjëshme janë, 13-vjeçari Kosta Keçmanoviç për sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ dhe 21-vjeçari Uros Blazic afër Mlladenovcit. Të rinjtë janë konsultuar me psikologët për të mësuar motivin e vrasjes, për shkak të moshës. Sipas psikologëve, autorët nuk vuanin nga probleme mendore.

Sipas profesorit Radosllav Sviçeviç, ata kanë natyrën e një karakteri narcistësh, të cilët nën ndikimin e familjeve të tyre mendonin se ishin më të mirë se të tjerët, prandaj jeta e të tjerëve nuk është aspak e rëndësishme për ta, shkruajnë mediat serbe.

- Publicitet -

Shkak për krimin në të dyja rastet ka qenë “trauma narcisiste”

Profesor Sviçeviq, psikolog dhe master i mjekësisë sociale, i cili ka punuar si ndihmës shef në klinikën psikiatrike të Akademisë Mjekësore Ushtarake (MMA), thekson se djali (13) nga Vraçari dhe i pandehuri për vrasjen masive nga Mlladenovac UB, vuajnë nga “trauma narcisiste”.

“Për dy masakrat, shpjegimi gjendet në profile të veçanta të personalitetit, me bashkëpunimin e familjes, shkollës dhe faktorëve më të gjerë social. Kur bëhet fjalë për djalin, u krijua një person që në thelb, nga tiparet e karakterit, është një personalitet narcisist, tepër i ndjeshëm, hakmarrës dhe i prirur për reagime agresive.

Një personalitet i tillë është thelbësisht i paqëndrueshëm, lehtësisht i “thyeshëm” ndaj disa fyerjeve apo dështimeve jetësore. Nëse ai mburrej se është më i miri në gjithçka, dhe në një moment doli se është më keq se të tjerët në diçka, kjo shkakton një traumë narcisiste tek ai”, tha ai.

Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi

Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”. Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit.

I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?