Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
Sot pabarazia ekonomike, hendeku i rrogave, rroga minimale, shpërfillja e pensionistëve, të papunëve, natyra e reformave, privatizimi masiv etj nuk lënë dyshim se kush qeveris.
- Publicitet -
U bë kohë që debatohet fati i së djathtës ndërkohë që ajo gjatë gjithë tranzicionit dhe ende sot me qeverinë Rama, është në pushtet!
Kriza reale e demokracisë tek ne është boshllëku majtas sepse deri tani e majta është thjesht e vetëm një maskë që për fat të keq fsheh pas edhe atë të djathtë të djeshme për të cilën historia e ka thënë fjalën e saj.
Dallimet majtas-djathtas historikisht shkojnë përtej marrëdhënieve qytetar-shtet, politikave ekonomike e përkujdesjes shoqërore. Tek ne ajo lidhet edhe me qëndrimin ndaj së shkuarës dhe kur ajo shihet bardhë e zi, partitë merren peng prej saj me ndikim edhe në kohezionin shoqëror.
Ringjallja e dhjetorit!
Qasja më ekstreme është ajo e PD. Për të gjithshka antikomuniste është me rregull “treshi” demokratike! Pavarësisht pritshmërive si parti e studentëve dhe rinisë, përvojës së partive simotra në perëndim, ajo zgjodhi të betonizohej si parti e revanshizmit të tejskashëm historik duke dalë përtej së drejtës morale e historike të vënies në vënd të padrejtësive reale të së shkuarës.
E kjo nga dekorimi e përkujtimi i kolaboracionistëve, monarkisë, diversantëve të strehuar nga agjentura serbo-greke, rikthimet e pronave të tyre, trazimi në një thes i disidencës me fajtorët ordinerë, mohimi e anatemimi i vlerave të luftës, 29 nëntorit etj.
Me këtë pozicionim PD zgjodhi të përfaqësonte pakicën në shoqëri ndaj dhe nuk arrin të gëzojë mbështetje në popull me fitoret e saj thjesht anomali (92 ndërrim sistemi, 96 vidhet vota, 05 përçahet e majta).
Sot PD e Bashës ka shans të rigjejë vetveten tek idealet e dhjetorit 90 dhe identifikuar me vlerat përparimtare perëndimore dhe ato të historisë. PD e re duhet të heqë dorë nga vështrimi bardhë e zi historik duke çmuar çdo vlerë historike, kombëtare, qytetare e sociale pavarësisht sistemit që u mbruajt ajo.
Në këtë mënyrë PD jo vetëm mund t’i mbijetojë sfidës non-grata por dhe mund të jetë realisht një parti gati për pushtet. Le t’a nisin me një kurorë këtë 29 nëntor! Kryebashkiaku PS në Shkodër e bëri këtë në Postribë.
E majta që i ha busulla djathtas!
Një rishikim në PD do të reflektojë edhe tek pozicionimi i PS. Sot PS ka luksin të shihet si e majtë dhe e djathtë njëkohësisht – programe, kandidatura etj, duke mbledhur vota gjithandej por edhe hutuar po ashtu.
E kompleksuar politikisht nga anatemimi që PD e Berishës i bëri së shkuarës dhe duke e marrë të mirëqënë votën popullore pas degradimit të PD, PS e qeveria e saj e ka zbehur vëmëndjen ndaj vlerave të së shkuarës që i bëjnë nder si identitetit politik të saj ashtu dhe atij kombëtar.
Nga formalizmi me 29 nëntorin, përkujtimi sa për sy e faqe i ngjarjeve e protagonistëve të luftës, harresa ndaj kontributit e sakrificave sublime gjatë luftës e shtet-ndërtimit në socializëm, shpërfillja ndaj familjeve të dëshmorëve etj. Bile duke kaluar edhe “ylberin” djathtas.
Nga lënia pa pavion e monizmit tek Muzeu Kombëtar, përkujtimi i protagonistëve të kolaboracionizmit e ceremonitë publike për ta, nderimi i Postribës, shndërrimi në muze i asaj që ishte normale edhe në perëndim gjatë luftës së ftohtë (nga Shtëpia me Gjethe ku ilustrohet si përgjohej ambasada jugosllave(!) e anatemohet Sigurimi i Shtetit sikur agjentura greko-sërbe të hante bar, Bunk-Art etj), kompenson ethshëm ish të përndjekurit (harrohen dëshmorët e luftës e punës) pa ndarë shapin nga sheqeri mes disidencës e ordinerit, përdëllohet e rikthen pronat monarkisë etj.
Kjo nuk është rastësi kur mendon se në krye PS ka një antikomunist të viteve 90. Me fjalë, veprime dhe botime dhe koha tregon se më kollaj ndryshon partia se bindjet personale të dikujt.
PS ka nevojë sigurisht për reflektim djathtas sepse një parti në pushtet duhet të qeverisë për të gjithë. Qoftë historikisht sepse padrejtësia në çdo sistem duhet vënë në vënd, qoftë ekonomikisht sepse reformat e përkujdesja shoqërore shpien ujë në një burim.
Ajo që rëndon sot PS nuk është vetëm përshkallëzimi e intensiteti ekstrem i reformave e privatizimeve të denja për një parti të djathtë me “letra” por sehiri, deri bërja palë, në rishikimin bardhë e zi të historisë. Për shumicën e shoqërisë e shkuara ka vlerat e saj dhe kushdo që shpërfill apo denigron ato, luan me ndjenjat e shumicës dhe herët a vonë, humbet votën e saj.
Mes demon-kratikes dhe social-ishtes!
Politika ka plot paradokse në “dukje” me një PD të djathtë historikisht nën hyqmin e një ish-të majti dhe një PS e majtë që ka gjetur rehat me një ish-të djathtë të viteve 90. Ndoshta kështu funksionon!
Ndoshta reformat e djathta kalohen kollaj kur i bën një parti e majtë që drejtohet nga një i djathtë me moton “i yti … kockën t’a lë!”. Ndoshta retorikën e revanshizmit në PD mund t’a shpinte deri në skaj vetëm një parti e djathtë që drejtohet nga një i majtë në kërkim të “katarsisit” personal!
Askush nuk pret një program zgjedhor partiak të ndarë majtas-djathtas me thikë. Nuk ndodh as në perëndim ku hedhim sytë. Ajo që qytetari pret është oferta e barazpeshës mes reformave të nevojshme dhe përkujdesjes sociale njëkohësisht (të drejtat e punonjësve, rrogat minimale, pensionet, të papunët etj).
Mbi të gjitha dallimet majtas-djathtas në politikë duhet të jenë tek qasja ndaj së ardhmes e jo vështrimi bardhë e zi i së shkuarës si shkop nën rrota të tanishmes e ardhmes bashkë. Koha e historianët do të bëjnë të tyren dhe politika nuk ka pse heq vija të kuqe sot.
Një emër me zë i së djathtës në vitet 90 si Edi Rama sot në krye të një partie të majtë dhe anasjelltas, në parim nuk është “kontrapedal” por pasuri për partinë. Fundja janë aty për t’u shërbyer të gjithëve si qeveri. Mirëqënia e qytetarit i bën bashkë dhe është e udhës që diversifikimi e ballafaqimi i vlerave dhe reflektimit ndaj historisë të fillojë së pari nga brënda në parti. Boll që drejtuesi të mos kandisë e katandisë partinë në sozinë e tij për të parë me syze të “errta” ato vlera të shkuarës që i japin partisë identitet!
Qytetari e pikas dhe e vlerëson sinqeritetin në politikë. Hamëndje qeverisja e PS nuk ngre nga prania e vlerave e qasjeve të së djathtës moderne por maska e majtë që tenton të shpërqëndrojë kur pas saj struket e djathta revanshiste që historia e refuzoi.
PS nuk mund t’a marrë votën gjithnjë të mirëqënë dhe qorri më i madh është ai që i pandeh të gjithë rrotull qorra!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
turpi me pensionistet… mbeshtetja sociale, politikë e pashpirt, me vrap rriten ne qiell rrogat e tyre, jane bere rreth PD e PS e nuk çahen!
‘Mbameni se do ta vras…!?’
Te paktën hiq mbiemrin ‘Duka’
or ti analist i XHIXHILESË
Shqiptaret 30 vjet pa shtet
ti i ben fresk EDvin HALESË!
Per ò’far te ‘mengjere’ pellet
per te ‘mengjeren e SUMËS
Shqiptaret me te varferit ne Ballkan
Trashen bythet e Sllobodanka Linda DUMËS!
Ke shtresa perfaqesojne 128 banda ‘parti’
A di te na thuash se ç’far kane si IDEOLOGJI
Ne kete vend 33 vjet pa shtet e pa ‘Zot
Ku ne krye te antishtetit vazhdon kalifi S A L I !?
E lexova me interes kete artikull qe edhe pse duket I avancuar nga te tjere analiste perseri ka gafa te pa pranueshme ku do permendja 2 prej tyre…E PARA ..92 ndërrim sistemi…Me thene te verteten me prishjen e votimeve te rregullat dhe MODEL te 31 marsit 1991 nga William Biberet e Amerikes…prishja e QEVERISE STABILITETIT ( me e mira e gjithe kohrave se perfshinte gjithe spektrin politik) dhe marraj pjese ne votime e ambasadorit Rajerson nuk ishte NDERRIM SISTEMI por nje fare GRUSHT SHTETI I MASKUAR ALLA PINOCET..
.
E DYTA kur thua qe Basha ka shans te rigjeje vetveten te idealet e dhjetorit 90..me vjen keq por paske sindromin e JURIKIMIT sepse:
.
E vetmja menyre qe Basha ta beje keto qe thoni ju duhet qe te distancohet te pakten nga tre krimet qe ka bere bashke me Berishen..21 JANARI 2011..SHITJA PARCJALE E DETIT JON dhe Rruga e kombit ku te tregoje se pjesemarrja ne to ishte me kobure ne koke nga Berishorri dhe te kerkoje falje..Pra nese Basha nuk ngre gishtin te Berisha si autor I tyre dhe I kerrcenimit te Bashes atehere je pjese e mocalit mediatik ne ate republike te pjerdhur ambasadoriale..Pra dhe ju analistet hiqni masken…sepse nuk ka asnje ndryshim midis 4 shkurtit 1944 te Xhaferrit dhe 21 janarit 2011 ku te pakten Nazistet gjeten shkak dhe e hoqen Deven kurse euro-atllantiket akoma na kane lene si me “Reportazh me Salitar ne Gryke”
“..nuk është “kontrapedal” por pasuri për partinë. Fundja janë aty për t’u shërbyer të gjithëve si qeveri. Mirëqënia e qytetarit i bën bashkë dhe është e udhës që diversifikimi e ballafaqimi i vlerave dhe reflektimit ndaj historisë të fillojë së pari nga brënda në parti.”
E dime o gazekar i Dites. Pasuri per Partine e Rames eshte qenia Rames se djathte ne Partine e Majte.
Vetem se nuk eshte me mireqenie per qytetarin, i cili ka marre rruget dhe po kerkon qytetarine me varka neper bote.
Lerini denglat e majta dhe te djathta, identifikonin kliken antishqitpare qe ka pushtetin dhe po i shenon fundin Historik nje shteti te ngritur nga Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare, me mund dhe me gjak.
Tani me shume se kurre, historia e shtetit shqitpar varet nga populli shqiptar. Indiferenca ndaj politikes se shitjes, teorite me majtas dhe djathtas, jane vetem dhjame per qente tradhetare antikombetare qe perfaqesojne sot politiken dhe shtetin ne Shqiperi.
Te besh filozofi mbi nje turme hajdutesh dhe kriminelesh qe po na qeverisin qe ketu e 30 vjet, do te thote humbje kohe dhe humbje mendje bashke.
Ju qofshi, fare e mallkuar
Shkrim koti,vetem oer te shprehur urrejtjen ndaj Berishes por ne Shqiperi ka vetem te majte, drejtojne prej 80 vitesh vetem komunistet. I majte Berisha, i majte Nano, i majte Basha dhe me i majte Rama,nje me Enverin,diktator e kaluar diktatorit .
Shkrimi është i mirë dhe ka një temë që trazon prej vitesh opinionin publik. Pa asnjë dyshim që Rama nuk është i majtë. Të paktën nga ana ideologjike. Për këtê ka shembuj dhe prova të shumta, disa prej të cilave autori i permend. Ai u ngjan atyre të konvertuarve fetarë që bëhen edhe më ekstremistë se origjinalët! Ndofta atij i rëndon fakti se rrjedh nga një familje e njohur komunistësh, që në atë kohë ka gëzuar privilegje të shumta.
Autori merr si shembull të djathtizmit të Ramës gjendjen ekonomike të shumicës së popullsisë, pensionistët, privatizimet, hendekun e rrogave dhe pasurisë etj etj. Është e vërtetë se privatizimet nuk janë hiç fare program i së majtës. Përkundrazi. Përsa i takon hendekut të rrogave ai normalisht nuk duhet ta kalojë raportin një me tre në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. Te privati është tjetër punë. Por nuk duhet të harrojmë se për të pasur një politikë sociale siç duhet, nevojitet etj etj ta kesh buxhetin e shtetit plot. Në një kohë që shteti shqiptar “noton” në borxhe. Pra duhet filluar puna nga pakësimi i borxhit të brendshëm dhe të jashtëm, nga vjelja e taksave në çdo cm të Republikës së Shqipërisê, nga kontrolli i fitimeve të koncesionerëve, nga rritja e prodhimit dhe përmirësimi i ballancës import / eksport para se të flasësh për politika të majta sociale.
Por Rama as dëgjon nga ai vesh dhe as e njeh ekonominë. Pa folur këtu që zgjedh pranë vetes vetëm të paaftë ose të korruptuar deri në palcë. Prandaj Shqipëria sot ka nevojë të ngutshme për një parti të majtë ideologjikisht dhe ekonomikisht. PS është shndërruar, falë kryeministrit, në një parti të qëndrës së djathtë. Ramës kjo i leverdis elektoralisht se vjel vota sa majtas, sa djathtas. Por jo popullit. E keqja është se ende nuk ka alternativë. As që mund të përmendësh si alternativë mënxyrat Berisha – Meta. Prandaj Rama do të bëjë qejf deri në vitin 2030. Pastaj do largohet vetë.
C’te beje Duka i ngrate,
rri e shtrydh trute dite e nate
te mbroje Ramen e gjate,
me ca shkrime vertet gallate.
Kerkon maska djathtas-majtas,
.vjen rrotull si guri mullirit,
ben sikur nuk e sheh gjekundi,
fukarallekun prej Ram qafirit.
Shqiperia perdite po zbrazet,
po i iken ajka e inteligjences e rinis
Duka kerkon alibi me djathtas-majtas,
qe ti beje fresk pushtetit Ram-mavris.
Do t`i numurosh deri ne vdekje ato votat e pagabuara ne kutite e gabuara,o Berishe.Por po i vuan populli.
Berisha eshte ABC e cdo katastrofe ekonomike,politike,nacionale ne dem te Shqiperise,Kosoves dhe popullit shqiptar.Qe nga grabitja ekonomise kombetare,vjedhja tokes,prones pronareve te Ligjshem,sjellja Janullatosit.Varrezat greke,shitja detit e sa e sa te tjera qe i kemi numuruar mijra here.
Po sherbeu si shkolla haqjdutit edhe per kete hajdutin e ikonave te vjedhura.
Mbaje fort Partine e dhjere,se do fitosh,,Se eshte Ramiz Alia ky,qe mos e zere gjumi naten,se bojkotove zgjedhjet,,se rrahu polici nje rrugac te spitali.!
Ky edvini te vjedh naten ,te qan diten.
Me gaz Hiprit e ke protesten neser!
Se nuk eshte gaz lotsjelles Ay,.Eshte gaz lotsjelles perzier me LHL hyprit te Asadit,qe mori ky nga magazinat e Asadit sa per mesimore.Car jane mosha asaj zagares ilir metes e poshte do ta perballojne,,Mosha jote o Berishe,me mire mos shko ne miting,se do shtrohesh tek reanimacioni ngjitur me Fatos Nanon,per Insuficienze Respiratore,.
Nuk eshte Ramiz Alia ky ereee! Nje presion Ramizit,i zbertheu byllonat enverit.Nje presion per zgjedhjet,i perseriti zgjedhjet Ramizi.
Ti haje si Ariu,ky ha si Bolla zeze,.Nuk le gjurme.
Ke rene ne Usta,.
Ka nje emer Sal Rahm berisha qe duhet te largohet me hir ose pahir! Te tjerat do te vine ps tij! me Liken dhe Ramen dhe me berishizmin!
PSE DO T3 IK SALA
PO NUK IKU RAMA
NJERI ESHTE KOLERA
TJETRI ESHTE FLAMA
PROFILI PSIKOLOGJIK I DEMOS
demo ka qene ushtar ne xhenjo,
pra nuk ka nje shkolle te larte,
i ngjan nje molle gjysem te krimbur,
e gjysmen tjeter e ka te tharte.
ka qene i lidhur me komunizmin,
kuptohet nga shume reagime,
merret me mend, dhe s’ka se si,
te mos kete bere shume spiunime.
i ka qejf lidhjet me njerezit me post,
por vete me pozite s’ka qene kurre,
ka bere perpjekje te jete dikushi,
duke fshehur doren kur gjuan me gure.
ka qejf disi dhe letersine,
lexuar ka dhjetra romane,
tashi ne moshe te thyer rri,
me teper ne kafe e ne mejhane.
E Ka thene Lenini,por Pak me qarte,sepse nuk e Ka cilesuara maske,Pra nuk e Ka pare ne siperfaqe.E majta dhe e djathta Jane dy duar te trupit te sistemit kapitalist,Pra i sherbejne ketij trupi.Dhe kokrra e molles(pushtetin),sipas interesit te kapitalit,qe ne sot i quajme “oligarke”, kalojne nga nje dore ne tjetren.Qellimi?konsilodimi i rendita kapitalist,i shfrytezimit te njeriut prej njeriut.Si t’ha ai oligarku ne takime me Edi Ramen ne diskutim per rritjen e pagave te puntoreve :”ne jemi tallur me pagat e puntoreve”.Dhe keshtu do te vazhdojne.