Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Matura shtetërore/ 6 ditë afat për të aplikuar në universitet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Matura shtetërore/ 6 ditë afat për të aplikuar në universitet
AktualitetShoqëri

Matura shtetërore/ 6 ditë afat për të aplikuar në universitet

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Në degët e Universitetit të Mjekësisë të drejtën të aplikojnë e kanë maturantët me mesatare minimale nga 7 deri në 8.5

Për të garuar në një program studimi në universitetet publike kriteri kryesor është nota mesatare. Aplikimi nëpërmjetë formularit A2 nis më 29 Korrik dhe kandidatët kanë afat deri më 3 Gusht. Maturantët kanë mundësi të zgjedhin deri në 10 programe studimi.

Nota mesatare minimale e aplikimit e miratuar nga qeveria për vitin e ri akademik 2022-2023 është 6.5, ndërsa të rinjtë që e kanë notën mesatare më të ulët kanë të drejtën të aplikojnë vetëm në programet profesionale 2-vjeçare. Edhe pse qeveria kishte përcaktuar se nota mesatare e aplikimit do të vinte me rritje progresive vit pas viti, për shkak të reduktimit të ndjeshëm të studentëve u tërhoqën nga rritja e notës mesatare. Madje për vitin e ri akdemik, u miratua dhe ulja e notës mesatare për disa programe që të çojnë në ciklin e dytë drejt degëve të mësuesisë, nga 7.5 që ishte në 6.5.

- Publicitet -

Nga të gjitha universitetet, vetëm Universiteti i Mjekësisë ka kriter shtesë, mesatare më të lartë aplikimi. Të drejtën e aplikimit në një nga 12 programet e këtij universiteti e kanë vetëm ajo kategori maturantësh që e kanë notën mesatare më të madhe se ajo që ka përcaktuar unviersiteti, e cila varion nga 7 në 8.5 në varësi të programve.

Për tre degët kryesore Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji të drejtën të aplikojnë e kanë vetëm maturantët që e kanë notën mesatare 8.5 e lart. Për Shëndetin Publik është 8, ndërsa Higjienist dhe Teknik Dentar nota mesatare minimale e aplikimit është 7. Për të gjitha degët e Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme kushti i aplikimit për maturantët është nota mesatare 7.5.

Veç mesatares studentët fitues në Universitetin e Mjekësisë 40% të pikëve i marrin nga nota mesatare e provimeve të maturës, 30% nga nota mesatare e shkollës së mesme, dhe 30% nga nota mesatre e lëndëve formuese, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në universitetet e tjera përfshi dhe Universitetin e Tiranës kriteret variojnë në varësi të degëve të studimit, por kryesisht pikët më të shumta kandidatët i marrin nga mesatarja e shkollës së mesme, rreth 70% dhe pjesën tjetër të pikëve i fitojnë nga notat e provimeve të maturës.  Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve dhe Sporteve që fituesit do të zgjidhen dhe nga pikët që marrin në konkurs.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?