Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Matura Shtetërore, dalin rezultatet në lëndët me zgjedhje. Ministrja sqaron nxënësit për tezën e biologjisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Matura Shtetërore, dalin rezultatet në lëndët me zgjedhje. Ministrja sqaron nxënësit për tezën e biologjisë
KryesoreShoqëri

Matura Shtetërore, dalin rezultatet në lëndët me zgjedhje. Ministrja sqaron nxënësit për tezën e biologjisë

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Një orë para protestës së paralajmëruar nga maturantët përpara Ministrisë së Arsimit në lidhje me skemën e vlerësimit dhe tezat në provimet e maturës, QSHA ka publikuar notën e provimit në lëndët me zgjedhje.

KLIKO KËTU

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me testin e biologjisë, për të cilin ka pasur më tepër kontestime në radhët e maturantëve.

- Publicitet -

Kushi deklaron se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësve për të difernecuar secilën notë dhe për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer.

Statusi i Evis Kushit

Të dashur maturantë, siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve.

Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.

Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij.

Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    June 27, 2022 at 11:21 am

    Deklarate humoristike.Ministresha e arsimit,me profesion ekonomiste,eshte e kenaqur me tezat e provimit.Maturantet jane te pa kenaqur me kete fakt.Humori qendron .Provimin e ka dhene ministresha e kenaqur,apo maturantet e pakenaqur!?

    Reply
  • Bujar Kanapari says:
    June 27, 2022 at 11:47 am

    Ne rast se mesuesit e Biologjise dhe cdo lende ne gjimnaze, nuk e pranojne testin, atehere provimi nuk njihet, pasi testi rrezohet, dhe hartuesit prane Ministrise se Arsimit duhet te zevendesohen.
    Hartuesit, nuk mund te bejne c’fare te duan me tezat e provimit.
    Hartuesit e cdo lende prane Ministrise Arsimit, duhet te pergatisin programin qe njeh Ministria dhe te informojne mesuesit dhe maturantet disa muaj para sezonit te provimit.
    Maturanti duhet te jete i qarte, se ku te perqendrohet per cdo lende, ndryshe kemi te bejme me abuzim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?