Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahen sot në GJKKO seancat paraprake për Veliajn dhe Metën për kalimin e dosjeve në gjykim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbahen sot në GJKKO seancat paraprake për Veliajn dhe Metën për kalimin e dosjeve në gjykim
KronikeLajmi i fundit

Mbahen sot në GJKKO seancat paraprake për Veliajn dhe Metën për kalimin e dosjeve në gjykim

Published: October 28, 2025
Shpërndaje

Ilir Meta dhe Erion Veliaj
Sot, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohen dy seanca të rëndësishme paraprake, ajo për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në orën 9:00, do të mbahet seanca për dosjen “Meta”, ku përveç tij janë të pandehur Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, pritet të vendosë sot nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

- Publicitet -

SPAK ka bashkuar në një çështje hetimet për aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.

Ndërkohë, në orën 10:00, GJKKO do të zhvillojë seancën paraprake për dosjen “Veliaj”.

Përveç ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, në këtë dosje janë marrë të pandehur edhe 28 persona dhe shoqëri të ndryshme, përfshirë ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka.

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për nëntë episode korrupsioni, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli, ndërsa Xoxa për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Veliaj po përballet gjithashtu me një betejë ligjore ndaj qeverisë, pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator.

Ai e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, çka ka pezulluar efektet e shkarkimit dhe ka bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, derisa të shprehet gjykata më e lartë në vend.

Të dyja seancat pritet të përcaktojnë nëse dosjet “Meta” dhe “Veliaj” do të kalojnë për gjykim apo do të kthehen për hetime të mëtejshme.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ramalluku i Surrelit says:
    October 28, 2025 at 7:56 am

    Like Meta edhe Eri Lali Velia,
    rrini e ngrohni veze atje tek qelia,
    se shpejti atje do ju dergoj,
    edhe Bellen e Ballukut…
    …katran me boje,
    qe te bindeni edhe ju vete,
    se nuk bej shaka fare,
    por e kam me te vertete,
    se do ju hedh ne burg te gjitheve nji e nga nji,
    dhe vetem me Diellen prane ne pushtet do rri!

    Reply
  • Humoristi says:
    October 28, 2025 at 11:54 am

    Lajm humoristikDy hajdute,qe kane perdorur grate si seksere,gjykohen ne nje dite!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?