Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbahet në Moskë funeral i Darya Dugina, rusët: Të fitojmë luftën në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbahet në Moskë funeral i Darya Dugina, rusët: Të fitojmë luftën në Ukrainë
AktualitetBote

Mbahet në Moskë funeral i Darya Dugina, rusët: Të fitojmë luftën në Ukrainë

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Qindra njerëz u mblodhën në Moskë ditën e sotme për të nderuar Darya Dugina, vajzën e një prej nacionalistëve më afër Putinit, e cila u vra të shtunën gjatë një sulmi me bombë në makinë në periferi të kryeqytetit rus.

Vdekja e vajzës së Alexander Dugin cilësohet si hakmarrje për luftën në Ukrainë, ndërsa ajo është përshëndetur si një martire.

Moska ka akuzuar agjencitë e inteligjencës ukrainase për organizimin e vrasjes së saj, një pretendim që Kievi e ka mohuar.

- Publicitet -

Babai i saj, Dugin, 60 vjeç, i cili për dekada nxiti krijimin e një shteti të ri rus që do të aneksonte territorin e vendeve duke përfshirë Ukrainën, mbajti një fjalim me tone nacionaliste dhe kundër Ukrainës para iu pjesëmarrësve në ceremoni. Ai shtoi se vajza e tij “vdiq për Rusinë”.

“Çmimi i madh që duhet të paguajmë mund të justifikohet vetëm nga arritja më e lartë, fitorja jonë,” tha Dugin.

“Ajo jetoi për hir të fitores dhe vdiq për hir të fitores. Fitorja jonë ruse, e vërteta jonë, besimi ynë ortodoks, shteti ynë”.- shtoi ai.

Vdekja e Dugina-s të shtunën mbrëma u pasua nga thirrje nga elita politike e Moskës për sulme të reja ndaj Ukrainës , duke rritur frikën nga ana e Kievit për konflikte në shtim në ditën e pavarësisë së Ukrainës që është nesër.

Shërbimi federal rus i sigurisë (FSB) tha të hënën se një grua shtetase ukrainase, e cila mbërriti në Rusi në fund të korrikut me vajzën e saj 12-vjeçare, qëndronte pas vrasjes së Dugina-s. FSB tha se pas vrasjes, gruaja dhe vajza e saj u larguan përtej kufirit në Estoni. Ukraina ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e Kievit në këtë ngjarje, ndërsa e ka cilësuar si provokim.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tabloja sinoptike e "vrasjes" në Moskë. says:
    August 23, 2022 at 3:11 pm

    Njerëz, ësht një “vrasje” për konsum mediatik me skenar të ish kapterit të marrosur të KGB sovjetike, sot shef i të çmëndurve të oligarkisë dhe kastës ushtarake ruse që rrinë brënda mureve të Kremlinit, presidenti Vladimir Putin. Kapteri i KGB Putin, u marros kur u shpërbë BRSS dhe kampi socialist, tamam si u marros kapteri Adolf Shikelbruger , në mbarimin e luftës së parë botërore, kur u shpërbë aleanca e perandorisë gjermane me atë austro hungareze duke pësuar disfatë totale në llogoret e luftës së parë botërore dhe

    mania e sëmundjes psiqike të Putinit është, njëlloj si e Adolf Hitlerit, krijimi i Rajhut të tretë rus në përmjet pushtimit me forcën e armëve përfshi edhe ato bërthamore të vëndeve që ishin pjesë e BRSS dhe vëndeve anëtare të ish kampit socialist.

    Eksperimenti me Sudetet ruse , Krimenë, që u tolerua nga Çamberlenet e kohëve moderne të vëndeve të botës kapitaliste perëndimore i hapi oreksin Putinit që, sikurse babai i tij i çmëndurisë së aventurave ushtarake Hitler pushtoj mbas Sudeteve Çekosllovakinë, me një operacion blickrig të gllabëronte për 3 ditë Ukrainën por

    tani është në situatën që rusët nuk po pranojnë më të bëhen ingredientë për sallatat ruse me mish njeriu të gjall që do të bëj i çmënduri Putin në stepat e Ukrainës, ata e kuptojnë që nuk kan asnjë arsye dhe nuk janë aq të lën nga trutë që të lenë jetën e tyre paqsore në shtëpitë e tyre, në vëndin e tyre dhe të shkojnë të vrasin vëllezërit slllavë ukrainas dhe të vriten me mijra e mijra prej tyre sikurse po ndoth faktikisht dhe

    si kapter i mënçur i KGB, Putin i duhet një ngritje e patriotizmit të rën për tokë të popullit rus me inskenimin e shout mediatik gebelsian të një vrasjeje dhe

    nuk është rastësi që kafsha nacionaliste , politologu Dugin, nuk hypën në makinën e tij por hypën e bija se

    “vrasja” e të bijës do të bënte efekt dramatiko tragjik më tepër se vrasja e babajt në shoun mediatik barbar me skenar personalisht të ish agjentit të marrosur të KGB Putin dhe me aktorë kafshët e tij të zbulimit ushtarak.

    Dhe tani, mbas puntatës së shout agjenturor mediatik të ceremonisë mortore fetare të “heroinës” Daria Dugina “viktim të nazistëve ukrainas” që vrasin një vajzë të pafajshme ruse në mnyrë barbare”, Putin pret që morali luftarak i rusëve të ngrihet duke menduar që rusët do të jenë aq budallenjë sa me këtë kombinacion të shërbimit sekret të vërsulen në Ukrainë dhe

    të marin hak për heroinën që vran vetë dhe duke u përleshur me ukrainasit, të kthehen në kërma me mijra e mijra duke plehëruar stepat e Ukrtainës që të çmëndurit Putin që fshihet mbrapa mureve të Kremlinit ti japin fitoren e ëndërruar makabre, skllavërimin dhe shtypjen barbare nën çizmet e tij pushtuese e popullit dhjetra miljonësh të Ukrainës dhe sfidimi i të gjithë botës kapitaliste perëndimore me pathyeshmërin e Vermahtit të kapitalistëve komunistë rusë, dhe

    të nis pushtimin e radhës të ……..Moldavis apo koridorin e “Dancigut” për të bashkuar Riga – Këningsbergenin me Rajhun e tretë të çmëndurisë putiniane të komunistëve kapitalistë rusë më agresivë e më të etur për revansh se kapitalistët tradicionalë të botës perëndimore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?