Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që mbeti i plagosur ditën e djeshme në atentatin ndaj Gilmando Danit.
Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip ‘Benz’ dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
42-vjeçari është në gjendje kritike për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se Shaljani është i intubuar në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetëësore vojon të jetë e paqëndrueshme.
Nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore, mjekët kanë refuzuar që 42-vjeçari t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Dyshohet se Muçi Shaljani ka dy plumba në kokë dhe ka marrë plagë të shumta në trup.
Por kush është Muçi Shaljani?
Muçi Shaljani është person i panjohur në radhët e AMP-së. Fillimisht ishte ish-drejtuesi i AMP-së Florjan Sulejmani, i cili nisi praktikën për ta rekrutuar në radhët e AMP-së. Burimet bëjnë me dije se Sulejmani nisi donte që ta fuste Shaljanin tek Forcat Opercionale të AMP-së.
Por punësimi i tij mbeti pezull për pak kohë, pasi Sulejmani dha dorëheqjen si drejtor i AMP-së dhe kompetencat e tij i mori Artjol Saliasi. Në momentin që Saliasi ka marrë rolin e drejtuesit të Agjencisë, e ka futur Shaljanin në shërbim.
Në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.
Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.
Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.
Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar Sheqerit se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.

j.l./ dita

Se mos Sajmir xheli është m….më i mirë.Ky stan këtë bulmet ka.Por mjerë shqiptarët,për karagjozat që voton.