Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbi një korpus elitar universitar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mbi një korpus elitar universitar!
Analizaopinion

Mbi një korpus elitar universitar!

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

NGA DR. JORGJI KOTE

Le ta themi qysh në fillim se ky shkrim nuk synon  kursesi të bëj reklamë apo marketing publik dhe mediatik një institucioni akademik  me emër, si  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH). Madje, nuk ka fare nevojë për këtë; sepse ai ka mbi 16 vite veprimtari të begatë në fushat studimore, të kërkimit shkencor, etj.

Madje, për historinë e tij të suksesit mjaftojnë dhe këto 4 – 5 shifra këto shifra, të cilat flasin më shumë se gjithçka tjetër. Kështu, UMSH-ja ka sot 3500 studentë, 150 profesorë dhe pedagogë të kualifikar edhe jashtë shtetit, të cilët  japin mësim në 4 fakultete me 35 programe të përparuara mësimore. Akoma më e rëndësishme është fakti se  85 për qind e studentëve që kanë studiuar atje janë punësuar në politikë, drejtësi, ekonomi, financa, etj. Ndërkohë, në kuadrin e ndërkombëtarizimit,veç Kosovës, UMSH-ja ka marrëveshje bashkëpunimi me  programet Erasmus të BE-së dhe me universitete në mbi 10 vende të Europës, etj.

- Publicitet -

Këto arritje jo të lehta janë rezultat i përpjekjeve të parreshtuara për kapërcimin e sfidave të vështira dhe serioze, të cilat kulmuan në vitet 2019 – 2020 me COVID – 19, veç konkurrencës nga nga universitete të tjera dhe emigrimit masiv të të rinjve.

Meqenëse për sugjerime dhe komentet e rastit ka patur kohë gjatë gjithë vitit, tani kur ka filluar  Viti i Ri Universitar, jo vetëm për traditë është momenti për të shprehur vlerësime për stafin akademik, studentët e kaluar dhe ata që vazhdojnë.

Veç sa sipër, këtu na shtyn edhe respekti nga këndvështrimi qytetar, prindëror, intelektual, diplomatik dhe studimor për veprimtarinë akademike dhe edukative shumëplanëshe të UMSH-së. Si shumë të tjerë,  edhe autori i këtyre radhëve ka qenë    dëshmimtar i veprimtarisë së tij intensive cilësore në fushën diplomatike dhe të botimit. Gjithashtu, disa prej emrave të  shquar që përmenden më poshtë,  janë  të mirënjohur edhe për lexuesit dhe ndjekësit e gazetës DITA me shkrime interesante.

Arritje tjetër e shënuar e UMSH-së është se i ka kapërcyer muret dhe gardhet e akademizmit universitar, duke organizuar formate të ndryshme studimore dhe më konkretisht  kurse trajnimi për tema të përditshmërisë. Këtu spikat kursi profesional për trajnimin dhe certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Po ashtu, UMSH-ja u vjen në ndihmë njerëzve dhe shtresave më në nevojë, që nuk mund të përballojnë dot shpenzimet përkatëse për ndihmë  dhe këshillim juridik me një Klinikë të specializuar ligjore. Aty bëjnë praktikën edhe studentët e Fakultetit Juridik, duke pasuruar teorinë me praktikën e përditshme.

Gjithashtu, UMSH-ja me mjediset e saj të këndshme është bërë edhe podium debatesh, bisedash dhe takimesh mes ekspertësh të politikës, ekonomisë, artit, kulturës dhe shkencave sociale.

Aty bëhet me cilësi të lartë dhe mendim shkencor edhe promovimi i librave të ndryshëm nga autorë të njohur me një pjesëmarrje të nivelit të lartë akademik, shkencor dhe parlamentar. Kështu, UMSH-ja është kthyer dhe në një laborator të gjallë testesh, sprovash dhe eksperimentesh të natyrës ekonomike, politike, juridike, sociale dhe kulturore.

Nisur nga sa më sipër, në këtë shkrim dua të ndalem më gjatë dhe të ilustroj një nga ”sekretet”  përcaktuese të suksesit të Mesdhetarit tonë, konkretisht  drejtuesit dhe senatin e korpusit të saj akademik vërtet elitar. Jo thjesht falë gradave shkencore të përftuara në dekada punë të parreshtur mësimore, kërkimore dhe botime me vlera akademike dhe praktike, por mbi të gjitha si personalitete ndërdisiplinore; të shquar jo vetëm në jetën akademike por duke i paraprirë, shoqëruar dhe pasuruar atë me kontribute të mirënjohura në drejtimin e punëve të Shtetit, Qeverisë, Kuvendit, të ministrive të ndryshme, ekonomisë dhe diplomacisë. Në fakt, këto janë veti dhe cilësi këto që ndihmojnë të kuptohet akoma më mirë forca tërheqëse dhe besueshmëria e UMSH-së.

Këtë ide po e shtjelloj duke përmendur me fakte drejtuesit më të lartë  dhe disa pjestarë të njohur të stafit akademik të UMSH-së, të cilët kam patur rastin t’i njoh më nga afër gjatë jetës dhe bashkëpunimit me ta por me respekt dhe për të tjerët.

Themeluesi dhe Presidenti i UMSH-së, Akademik Anastas Angjeli është personalitet dhe autoritet i padiskutueshëm  në fushën e ekonomisë dhe financave.  Ai e ka filluar  karrierën mbi 4 dekada më parë si bankier i thjeshtë në Sarandë, e vazhdoi në Tiranë në Bankën e Shtetit, pastaj në  Ministrinë e Financave, zv.ministër dhe më vonë Ministër dhe deputet për disa legjislatura në Kuvend. Rrallë gjen personalitete të këtij formati që të kenë formuluar programet ekonomike dhe kanë drejtuar komisione të ekonomisë qysh në vitet 90, deputet i zgjedhur drejtpërsëdrejti, ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe në 16 vitet e fundit në krye të UMSH-së, duke e përcjellë përvojën e tij unikale në teori dhe në praktikë. Po ashtu ka ngjitur shkallët e hierarkisë shkencore nga doktor, profesor doktor dhe akademik, me shumë botime të specializuara; disa prej tyre si ”Paraja, pushteti dhe Bankat” ”FMN dhe Banka Botërore” etj  janë vepra madhore me shumë jehonë.

Edhe Rektori i UMSH-së, Prof. Dr. Adrian Civici ka një karrierë të pasur  ekonomike dhe financiare brenda vendit në disa universitete dhe në Francë, ku ka marrë doktoraturën e dytë në fushën e ekonomisë; në vitin 2009 është dekoruar nga qeveria Franceze me Palmen e artë akademike.  Ka qenë anëtar i Këshilit Mbikqyrës të Bankës Qëndrore, Dekan Fakulteti dhe drejtues në disa qendra studimore dhe kërkimore.  Ashtu si Akademik Angjeli, edhe Prof. Civici ka qenë dhe mbetet tejet aktiv në media. Shquhen të dy për mënyrën e thjeshtë dhe të kuptueshme të përcjelljes të mesazheve dhe dijeve.

Këta dy drejtues të mirënjohur janë fat i madh edhe për Fakultetin Ekonomik që e drejton një personalitete në fushën e  financave dhe posaçërisht të kontabilitetit si Prof. Dr. Lindita Milo ( Lati), si ligjërues të nivelit më të lartë akademik, bashkë me profesorë të tjerë të shquar. Për rrjedhojë, Fakulteti Ekonomik është magnet për një numër në rritje studentësh.

Pas një karriere të suksesshme te UT-ja dhe Universiteti Luarasi, prej vitesh është në UMSH profesor dhe tani Zv.Rekor Prof. Dr. Përparim Kabo, antropolog dhe filozof i një formati ndërkombëtar. Kush ka patur rasin të bisedojë dhe ta dëgjojë atë në biseda  dhe në ligjëratat studentore në Universitetin Luarasi dhe prej vitesh te UMSH-ja jo vetëm ka mësuar shumë, por ka ndjerë dhe kënaqësi të veçantë dhe estetiek. Më ka rënë rasti të komunikoj me filozofë të njohur europianë, por rrallë kam parë një që të ketë njohuritë dhe ekpertizën që Prof. Kabo  ka në fushat e artit, letërsisë, teatrit, kinematografisë,  dhe mënyra e këndshme e artikulimit,  në shqip, në frëngjisht dhe gjuhë të tjera. Mik i shumë personaliteteve të mëdha në këto fusha dhe të sportit, duke qenë organizator i homazheve në nderim dhe kujtim të tyre. Ndaj e kanë ftuar në shumë panele, juri dhe evente ndërkombëtare kultutore.

Pro Rektori, Prof. As. Dr. Arben Cici, emër i mirënjohur në diplomacinë tonë të 35 viteve të fundit. Diplomat dhe ambasador karriere në Rusi, Kroaci dhe Danimarkë, drejtor i shquar i Protokollit në MPJ dhe Këshilltar prestigjioz presidencial në 2 – 3 mandate. Krahas karrierës së mirëfilltë diplomatike, ka qenë dhe mbetet  studiues i zellshëm i disa çështjeve madhore gjeopolitike, të cilat i ka hedhur në disa botime prestigjioze akademike të vlerësuara. Si Ambasador me përvojë, Prof. Cici shquhet për një komunikim dhe artikulim ”par excellence” në çdo ligjërim dhe event.

Në vijim, fjalët më të mira mund të thuhen për Fakultetin e Drejtësisë dhe Marëdhënieve Humane me një katalog të gjerë specialitetesh.

Dekani i këtij Fakultetit prej vitesh, pasi ka dhënë për shumë vite mësim në Universitetin e Tiranës, Luarasi dhe atë Europian të Tiranës, Prof. Ksenofon Krisafi është personalitet rrezatues në fushën e të drejtës ndërkombtare. Rrallë gjen te ne dhe në Europë ekspertë elitarë si prof. Krisafi, me një karrierë brilante, si në fushën teorike dhe atë praktike në fushën e drejtësisë dhe diplomacisë. Diplomat karriere për 20 vite, nga ekspert, Përgjegjës i Byrosë Juridike në MPJ,  Ambasador në Selinë e OKB-së për Europën në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Pjesëmarrës aktiv në negociatat për zhbllokimin e arit me Britaninë e Madhe, vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, negociatat për Detin me Greqinë, etj.

Vlen të theksohet se Prof. Krisafi bën çmos për të ndihmuar dhe mbështetur të tjerët dhe sidomos më të rinjtë dhe në fushën e botimeve, duke u kushtuar parathënie dhe dedikime profesionale dhe dashamirëse në promovimet e shumta. Dhe nuk bëhet fjalë për një e dy por për shumë,  dhe pavarësisht nga grada dhe pozita e tyre më e ulët, Prof. Krisafi asnjëherë nuk vonon të jetë atje. Nga kjo bujari e tij kam përftuar dhe unë me mirënjohje, sidomos për dedikimin më 2014 te promovimi i librit ” Diplomacia për të gjithë” dhe Prillin e kaluar me Parathënien e tij të çmuar për  librin ” Negociatat, sfida e fundit e integrimit”.

Nuk mund ta le pa përmendur se si zëvendëse aty është Dr. Luljeta Kodra, me përvojë dhe përgatitje të lartë shkencore, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile.

Më tej, është vërtet nder dhe privilegj për UMSH-në por dhe për çdo universitet dhe departament të  marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë  të ketë  profesorë të një formati aq të lartë si Prof. Dr. Paskal Milo, padiskutim ndër ata pak historianë të rrallë që kemi. Krahas dijeve të thella shkencore dhe historike, Prof. Milo ka qenë Ministër i Jashtëm dhe deputet në njerën prej periudhave më të vështira historike për vendin tonë, Kosovën dhe gjithë rajonin, siç ishin vitet 1997 – 2002. Këtë e them dhe nga përvoja personale, sepse në ato vite isha diplomat në Misionin tonë pranë BE-së në Bruksel dhe në Berlin dhe kam patur shumë raste vizitash dhe konferencash ndërkombëtare me Profesorin e nderuar; kudo e ka shfaqur vehten si  europianist i bindur, shumë aktiv dhe pa asnjë tabu dhe paragjykim në debatet publike dhe televizive; kudo rrezaton kulturë poliedrike, finesë, etikë dhe fisnikëri.

Në fushën kulturore,  është nder për UMSH-në të ketë në stafin e vet shkrimtarin dhe diplomatin e shquar, Ylljet Aliçkaj, i njohur për shumë botime cilësore të vlerësuara dhe me çmime ndërkombëtare; disa prej tyre janë ekranizuar në filma, siç ” Parrulla” me një sukses të jashtëzakonshëm jashtë vendit. Në Javën e Kulturës që Ambasada jonë në Berlin organizoi në muajin Maj 2004 në Dusseldorf, pas takimit me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, filmi ” Parrulla” ishte eventi  që  tërhoqi vëmendjen më të madhe. Ylljeti ka qenë dhe ambasador në djepin e kulturës dhe artit, në Paris, ku vijoi me shumë dinjitet traditën e paraardhsëve të vet, personalitete të shquar të gazetarisë, letërsisë dhe artit – Javer Malo, Misto Treska, Isuf Vrioni, Besnik Mustafaj dhe Luan M. Rama. Për fat të keq kjo traditë e bukur dhe e dobishme diplomatike në Paris nuk e di pse u prish pas kthimit të tij.

Ky katalog elitar i korpusit tonë  Mesdhetar mund të vazhdojë edhe me emra të tjerë të njohur nga Fakulteti i Informatikës dhe Fakulteti i  Shkencave Mjeksore, me dekanë Prof.Dr. Dimitri Tola dhe Prof. Dr. Mihal Tase, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk mund t’i përmend dot të gjithë; jo vetëm se nuk kam patur rastin t’i njoh, por dhe sepse  nuk ishte ky qëllimi i shkrimit.

E pra, pikërisht me këtë staf të përkushtuar dhe cilësor zuri  fill dhe mori rrugë  suksesi i këtij universiteti që po bën emër në botën tonë akademike dhe universitare. Mirëpo, kur dëgjon, sheh, dhe e di se në një universitet japin mësim personalitete, profesorë, pedagogë dhe ekspertë të këtij niveli në fushat më jetike, atëhere që doemos dhe kureshtja dhe dëshira e të rinjve dhe të rejave për të studiuar te UMSH-ja vjen dhe shtohet, siç po ndodh edhe këtë vit të ri akademik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?