Zhvillohet në Presidenca mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj është shprehur se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare të vendit duke përmendur këtu sulmet kibernetike të sponsorizuara nga Irani.
Begaj u shpreh se sulmet kibernetike nuk shkaktuar probleme në infrastrukturën dixhitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet.
Për kreun e shtetit, vende me interesa jo miqësore ndaj Shqipërisë, nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm janë përpjekur të zgjerojnë influencën dhe të frenojnë proceset integruese euro-atlantike të vendit.
Fjala e plotë e Begajt
E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
I nderuar zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar,
Të nderuar të ftuar,
Siç jeni njoftuar, bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), kam thirrur këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Pikësëpari, më lejoni T’ju falënderoj për pjesëmarrjen, informimin e vijueshëm dhe të vlefshëm që i keni bërë Institucionit të Presidentit të Republikës dhe mbi të gjitha, për punën e bërë në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet.
Gjatë vitit 2022 kemi kaluar situata të vështira që lidhen me përmbytjet gjatë periudhës së dimrit; situatë e vështirë është krijuar dhe këto dy javët e fundit, si dhe zjarret gjatë periudhës së verës. Gjithashtu ka patur cënim të sigurisë publike nga fenomene të kriminalitetit, aktivitete të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit etj. Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve.
Në aspektin rajonal ka patur zhvillime me ndikim direkt apo indirekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare, ndërkohë që shtete me interesa jo miqësore, nëpërmjet instrumentave të ndryshëm janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të frenojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit tonë.
Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATOs në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjelltë.
Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e tij në fushën ekonomike u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.
Në këtë takim të sotëm, ne do bëjmë një analizë të gjendjes së sigurisë kombëtare dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është të diskutojmë prioritet për vitin në vijim, në funksion të një angazhimi të plotë dhe gjithpërfshirës të të gjitha institucioneve, për të siguruar bashkërendimin e përpjekjeve dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies.

Ndoshta eshte heret te thuhet, por mua Presidenti ka filluar te me pelqeje!
Presidenti i Shqiperise, Z. Begaj po qendron mbi partite,
Po fokusohet ne problemet me thelbesore te vendit.
Ai eshte nje katalizator i fuqishem për sigurin e Kombit.
Ai ka pavarësinë, e domosdoshme, që të ftoje përfaqësusit e të gjitha Institucioneve,
Që kontribojne ne Sigurin e Shqiperisë,
Për të mare vendime kryesore, principale, se bashku.
Prioritare, ndër të tjera, është edhe Integrimi i Shqipërisë,
Në suazën Euro_Atlantike, një domosdoshmëri,
Ne bërjen e Shqipërise nje faktor paqe ne Ballkan.
Të korigjohen gabime e se kaluarës dhe te hidhen bazat,
Për nje zhvillim te akseleruar te bashkepunimit ekonomik,
Në vëndet e “Ballkanit te Hapur”,
Ne interes te çdo kombi tê kësaj zonë.
Shpresoj se mund te krijohet nje model pozitiv, tërheqës,
Ku mund të desherojne edhe te tjerë të inkludohen,
Në Ballkanin “Euro_Atlantik”
Po flasim per presidentin si njeri privat apo per presidentin si istitucion?
Me aq kompetenca sa i lane presidences me mire mos ekzistoje aq poshte ka rene ky istitucion saqe dhe nje mbledhje e sigurise kombtare ska me vlere jo me kot ka vite qe nuk behet nje mbledhje e tille
Te gjithe brohoritnin se po i hiqnin i.metes kompetencat askush nuk shihte qe po shkaterrohej presidenca si istitucion i pamvarur dhe sot ky president me te drejte cirret gjith autoritet se po i heqin pushtetin me te rendesishem qe ka, ate te dhenjes se medaljeve
Meqe presidenti vjen nga ushtria doja ti beja nje pyetje
A eshte ushtria qe mbron kombin, sa gjenrale ka shqiperia dhe sa ushtar duhet te kete secili gjeneral?
sepse nuk me dalin llogarite e ushtareve qe kemi ne raport me gjenralet?
Shqiperine e kane sulmuar nga 1991 dhe me ndihmen e shtetareve tane te shitur e shkateruan si shtet,si ekonomi si shoqeri,por gjigandi madh popull rezistoi ne kushte mbijetese si mijra vite.Besoj se ka filluar te ngrihet me kembe.Berisha,Nano,Meta ne banken e te akuzuarve per nje ngritjeme te shpejte.
Poshte tradhetaret,hajdutet dhe te koruptuarit.