Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mblidhet grupi i ekspertëve për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mblidhet grupi i ekspertëve për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
AktualitetLifestyle

Mblidhet grupi i ekspertëve për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë për shpalljen e Lumit të Egër Vjosa Park Kombëtar zhvilloi një ekspeditë studimore 5 ditore përgjatë vijës ujore të lumit Vjosë dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, përmes bashkive të Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës.

Qëllimi i programit studimor kishte në fokus dy aspekte kryesore: së pari, njohjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë me luginën e Lumit Vjosa, të cilët do të punojnë për të siguruar mbrojtje afatgjatë të karakterit ekologjik dhe biodiversitetit të luginës me qëllim ruajtjen e integritetit të ekosistemit të saj, për të propozuar modele që do të mundësojnë zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe forma të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në territoret përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, dhe së dyti, prezantimin e ekspertëve me komunitetin lokal dhe anasjelltas.

Takimi në Përmet

Ekipi i ekspertëve nisi me shqyrtimin e përbërësve kryesorë të sistemit lumor – duke përfshirë degët, zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës. Ekipi udhëtoi drejt Përmetit deri në fshatin Konicë (në kufi me Greqinë) aty ku nis rrjedha e lumit Vjosa për në Shqipëri – për të vijuar me ndalesa përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, përfshirë Tepelenën, Gjirokastrën, përroin e Kardhiqit e Zhulatit (degë me rrjedhje të lirë të Drinos), vizitë në zonën e Kalivaçit, luginën e Bënçës, Shushicës, drejt Bratajt, Selenicës, për të përfunduar në deltën e Vjosës në Adriatik (Vlorë).

- Publicitet -

Përgjatë ndalesave në zonat përreth Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës – ekipi i ekspertëve zhvilloi diskutime fillestare dhe takime konsultative me palët e interesuara, komunitetet lokale, qeverisjen vendore, OJQ-të dhe grupet e interesit, për t’u njohur me secilin prej tyre dhe për t’u prezantuar domethënien e shpalljes së Lumit Vjosë dhe degëve të saj Park Kombëtar, ndikimet e pritshme në aktivitetet e tyre. Gjatë takimeve konsultative, grupet e interesit, përfshirë operatorët turistikë, shprehën mbështetjen dhe optimizmin e tyre për përfitimet që do të ofrojë Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa. Ky udhëtim studimor ishte hapi i parë në procesin e angazhimit me palët e interesuara.

Pamje nga Vjosa

Në javët e ardhshme, takime e seminare të posaçme do të mbahen me banorët vendas dhe palët e tjera të interesuara si përfaqësuesit e biznesit, në qytetet kryesore përgjatë lumit. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë prezantimi i vizionit të Parkut Kombëtar, veçanërisht në kuadrin e mundësive të reja që do të lindin bazuar në konservimin dhe ruajtjen e vlerave natyrore dhe socio- kulturore të luginës së Vjosës.

Takimi në Përmet

Pas programit studimor, grupi i ekspertëve po vijon punën për të hartuar masterplanin e detajuar që do të dokumentojë skicimin teknik për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, në disa faza. Masterplani do të përfshijë përcaktimin e kufijve dhe zonave të Parkut të ardhshëm Kombëtar, në faza. Ai do të përfshijë zhvillimin e një koncepti për strukturën e menaxhimit të parkut kombëtar në mënyrë efektive, me synimin që ky propozim të shërbejë si model edhe për parqe të tjera kombëtare në Shqipëri, por jo vetëm.

Ekipi i ekspertëve do të krijojë një koncept për zhvillimin e turizmit të qendrueshmëm me lidhje të ngushtë me eko-turizmin brenda pellgut ujëmbledhës të Vjosës, si dhe do të propozojë mundësitë për financimin e qëndrueshëm të funksionimit dhe menaxhimit të parkut kombëtar.

Të gjitha këto propozime për shpalljen e Lumit të Egër Vjosa Park Kombëtar do të shoqërohen me vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, të cilat brenda muajit dhjetor të këtij viti do t’i dorëzohen Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të vijuar më tej me shpalljen në faza të Parkut Kombëtar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?