Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona
AktualitetKronike

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

6 tetori shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Në këtë përvjetor, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ngjarjen dhe ka dërguar për gjykim tre persona, përfshirë autorin e dyshuar të vrasjes së gjyqtarit dhe një punonjës të sigurisë së gjykatës.

Elvis Shkambi është dërguar në gjyq për veprat penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

- Publicitet -

Në gjyq është dërguar edhe Gjon Shkambi, i akuzuar për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa B.K., punonjës i sigurisë së Gjykatës së Apelit, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:38. Policia u njoftua se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ishte qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga veprimet e para hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pamjeve filmike, rezultoi se gjyqtari u qëllua gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”. Palë paditëse në këtë proces ishte R.K., ndërsa palë të treta ishin Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi.

Sipas Prokurorisë, menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari, Elvis Shkambi nxori nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Më pas, ai e drejtoi armën edhe në drejtim të shtetasve R.K. dhe E.K., të cilët tentuan të largoheshin nga salla. Si pasojë, E.K. u plagos në dorën e djathtë, ndërsa R.K. pësoi dëmtime në trup.

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe doli në oborr, ku u kap në flagrancë.

Prokuroria thotë se nga provat e administruara gjatë hetimit rezultoi se Elvis Shkambi e kreu veprën penale në bashkëpunim me Gjon Shkambin. Sipas organit të akuzës, Elvis Shkambi ka deklaruar se armën e kishte pasur edhe në seanca të tjera dhe se xhaxhai i tij ishte në dijeni të këtij fakti.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se mes tyre dhe familjes së shtetasit E.K. kishte pasur një konflikt të vazhdueshëm pronësie.

Punonjësi i sigurisë akuzohet për shpërdorim detyre

Për punonjësin e sigurisë B.K., Prokuroria ka arritur në përfundimin se ka konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, Elvis dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë pa iu nënshtruar kontrollit dhe njëri prej tyre kishte me vete armën që më pas u përdor brenda sallës së gjyqit.

Prokuroria vlerëson se në këtë rast është cenuar konkretisht dhe drejtpërdrejt interesi juridik që rregullat e sigurisë synonin të mbronin.

Sipas saj, B.K. ka qëndruar i ulur dhe nuk ka kryer veprime për kontrollin fizik të personave. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka kryer as regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve, fakt që, sipas Prokurorisë, provohet edhe nga këqyrja e regjistrit.

Si pasojë e sulmit të 6 tetorit 2025, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  • Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria çon për gjykim tre persona
  • Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës
  • Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg, Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  2. Gimi on Austriaku që synon Presidencën ka një premtim për Shqipërinë
  3. Pensionisti pa kontribute on Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  4. Dashi on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  5. Socialpis i nershëm... on Partia “Protesta”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?