Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbytja e anijes shqiptare me emigrantë vuri në dukje pabarazitë në pushtet në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mbytja e anijes shqiptare me emigrantë vuri në dukje pabarazitë në pushtet në Evropë
KronikeKryesore

Mbytja e anijes shqiptare me emigrantë vuri në dukje pabarazitë në pushtet në Evropë

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Nga Fabio Bego 

 

Mbytja e anijes Katër i Radës ishte ngjarja më tragjike e vitit ’97 të Shqipërisë, një kohë trazirash politike. Kriizat e vitit 1997 u shfaqën në muajt e parë të vitit, kur falimentimi i disa bankave mashtruese la dhjetëramijëra qytetarë në varfëri të plotë. Protesta të dhunshme u shfaqën në jug, përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Zona u la në duart e grupimeve kriminale. Mbi 2 mijë vetë vdiqën në vitin 1997 nga luftërat mes bandave apo nga përdorimi i gabuar i armëve.

- Publicitet -

Pasiguria shtyu një numër të lartë shqiptarësh të përpiqen të emigronin në Itali. Racizmi dhe frika se kriminelët fshiheshin mes migrantëve përforcoi kriminalizimin e shqiptarëve në Itali. Vetëm pak ditë para aksidentit, ish-presidentja e parlamentit të Italisë, Irene Pivetti, deklaroi se shqiptarët duhet të hidhen në det. Në mënyrë që të parandalohej vajtja e “kriminelëve” në Itali, Roma i ofroi Tiranës asistencë në bllokimin e gomoneve që udhëtonin pa autorizim. Sipas autoriteteve italiane, marrëveshja u firmos në shkëmbimin e notave mes dy ministrave të jashtëm më 25 mars.

Pasi u nis nga Vlora në orën 3 të pasdites, Katër i Radës u dallua nga anija italiane Zeffiro që u përpoq t’i ndryshonte drejtim. Anija vijoi drejt Italisë dhe u përball nga një anije më e madhe ushtarake, Sibilla, e cila ishte katër herë më e madhe se sa anija shqiptare. Sipas të mbijetuarve, anija e tyre po udhëtonte me flamur të bardhë. Pasagjerët i treguan italianëve se kishte fëmijë në bord. Gjithsesi, marina italiane ishte e vendosur që ta ndalonte anijen. Katër i Radës u godit dy herë, nga pas dhe në mes. Përplasja e mbushi anijen me ujë dhe e dërgoi në fund të detit. Rreth 34 persona mbijetuan duke u hedhur në det por shumica e pasagjervëe mbetën të bllokuar poshtë kuvertës.

Arratisje nga një qytet i pasigurt

Shumica e shqiptarëve në atë anije ishin nga Vlora, qyteti më i rrezikshëm në vend. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Arjan Starova i shprehu zhgënjimin e vet homologut të tij italian Lamberto Dini, duke i thënë se marina italiane përdori forcë të paligjshme. Protokollet që rregullonin marrëveshjen e 25 marsit u firmosën vetëm më vonë, më 2 prill. Anija italiane nuk ishhte e autorizuar që të ndërmerrte operacionin që provokoi aksidentin. Të mbijetuarit deklaruan se Sibilla sulmoi për t’i vrarë dhe se operacioni i shpëtimit ishte i ngadaltë.

Shefi i shtabit i marinës italiane, Angelo Mariani, deklaroi se aksidenti ishte rrjedhojë e një manovre të gabuar nga ana e anijes shqiptare, e cila drejtohej nga personel i pakualifikuar, të cilët e kishin vjedhur anijen. Umberto Vatani, nga Ministria e Jashtme e Italisë, tha se të mbijetuarit nuk mund të merreshin si dëshmitarë të besueshëm. Ministri i Mbrojtjes Andreatta tha se të mbijetuarit kanë humbur sensin e realitetit. Gazeta e majtë La Repubblica i shau më tutje shqiptarët duke i cilësuar ata “kafshë të plagosura” të “dëshpëruar.”

Shqipëria “tepër e dobët” për të shtrënguar Italinë

Kapiteni i Katër i Radës, Namik Xhaferi, u arrestua për trafik qenies njerëzore. Të mbijetuarit, disa prej të cilëve kishin humbur familjarët në aksisend, u mbajtën në një kazermë ushtarake në Brindizi pa akses në informacion. Ata kërkuan gjetjen e trupave sa më parë të ishte e mundur dhe kryerjen e një hetimi me pjesëmarrjen e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj. Ata gjithaashtu protestuan pasi kapiteni shqiptar ishte arrestuar, ndërsa ai italian, jo.

Qeveria shqiptare ishte tepër e dobët për t’u marrë me Italinë në nivel të barabartë. Më 29 mars, Kombet e Bashkuara i besuan Italisë drejtimin e një operacioni ndërkombëtar humanitar dhe ushtarak për të ndihmuar qeverinë e Tiranës që të rimerrte vendin nën kontroll (Operacioni ALBA”). Qeveria shqiptare mendoi si të papërshtatshme të kërkonte krijimin e një komisioni ndërkombëtar për shkak se kjo do të krijonte përshtypjen se ajo nuk i besonte fqinjëve të vet. Gjatë vizitës së Prodit në Shqipëri në prill, ai dhe homologu i tij Bashkim Fino ranë dakord të krijojnë një komision të përbashkët italo-shqiptar.

Nga fillimi i gjyqit në fund të prillit, të mbijetuarit shprehën zhgënjim për vonesat e punës për nxjerrjen e anijes dhe për mënyrën se si autoritetet italiane i trajtuan ata. Sipas ambasadorit shqiptar, situata mund të kishte pasoja të papritura në Shqipëri, ku italianët ishin angazhuar në operacione ushtarake dhe humanitare. Frika se incidenti mund të dëmtonte marrëdhëniet shqiptaro-italiane u shfaq në rekomandimet që Tirana i dha Romës për vendosjen e trupave italiane në Shqipëri.

Të mbijetuarit nuk i besuan autoriteteve italiane dhe këmbëngulën takimin me ekspertë shqiptarë. Këta të dytët shkuan në Itali vetëm në korrik. Prefektura e Brindizit i priti ata ftohtë dhe homologët e tyre italianë nuk i dhanë informacion për shkak se ai konsiderohej sekret. Ekspertët shqiptarë panë pamje të anijes së mbytur, të cilat konfirmonin se ajo ishte goditur me forcë nga Sibilla. Mungesa e frymës bashkëpunuese nga italianët ngriti më shumë dyshime mes të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave.

Pavarësisht premtimit të dhënë nga kryeministtrat, ekspertët shqiptarë u informuan se ata nuk kishin të drejtë të ndiqnin hetimin. Ekspertët punuan privatisht dhe pa mbështetje institucionale. Puna e tyre praktikisht  konsistoi në dëgjimin e lutjeve të të mbijetuarve dhe në ofrimin e ngushëllimeve për ta.

Anija Katër i Radës u dërgua në Brindizi më 19 tetor. Zëvendësministri i brendshëm i Italisë e konsideroi operacionin si një nga shumë përpjekjet e Romës në mbështetje të Shqipërisë. Por gazetari italian Bobo Aprile, akuzoi qeverinë për vonesën e qëllimtë të operacionit të rekuperimit të anijes. Krenar Xhavarra, një i mbijetuar që humbi familjen në aksident, akuzoi Sibillën për mbytje të qëllimtë. Zëvendësministri italian u largua pa iu përgjigjur.

Italia refuzon të marrë përgjegjësi

Mbytja e “Katër i Radës” nuk ishte një “aksident tragjik”, siç ishte përkufizuar nga autoritetet italiane, por rezultat i një fushate anti-shqiptare të kryer nga institucionet italiane dhe një pjesë e medias. Italia nuk mori kurrë përgjegjësinë për tragjedinë. Gjyqi përfundoi me dënimin e kapiteneve të Sibilla-s dhe Katër i Radës me respektivisht dy vjet e katër muaj dhe tre vjet e dhjetë muaj. Nuk ishte çudi që shumë italianë ia vunë fajin viktimave dhe menduan se nuk kishte arsye se pse Italia të shpenzonte para për rekuperimin e anijes ku ishin bllokuar kufomat. Madje një italian tha para meje: “Pse duhet të rinxjerrim këtë plehrë [schifi]?”. Historia e të mbijetuarve tregon se kërkimi i tyre për drejtësi ishte për fat të keq i varur nga fuqia politike e shtetit me të cilin ata ishin lidhur. Kjo në fakt reflekton asimetrinë në fuqi që vijon të kushtëzojë jetët e shumë njerëzve në Evropë sot.

 

Fabio Bego ëshët studiues i nacionalizmit dhe të të djathtës ekstreme.

Opinionet e shprehura janë të autorit dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë këndvështrimet e BIRN.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?