Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mbytja e jahtit luksoz, BBC: Po hetohet për vrasje, viktimat ishin në gjumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mbytja e jahtit luksoz, BBC: Po hetohet për vrasje, viktimat ishin në gjumë
BoteLajmi i fundit

Mbytja e jahtit luksoz, BBC: Po hetohet për vrasje, viktimat ishin në gjumë

Published: August 24, 2024
Shpërndaje

Prokurorët në Itali pohuan se janë në fazat e hershme të hetimit të një të  ashtuquajture “hipotezë krimi” dhe vrasje nga pakujdesia lidhur me mbytjen e jahtit luksoz Bayesian, ku gjetën vdekjen pronari i tij, manjati i teknologjisë Mike Lynch i njohur ndryshe dhe si Bill Gates i Britanisë, vajza e tij 18 vjeçe, si dhe bashkëpunëtorët që e kishin mbrojtur me sukses së fundi në një gjyq federal në Shtetet e Bashkuara ku akuzohej për mashtrim financiar.

Më shumë sesa nga tornadoja në zonë, jahti, sipas hetuesve mund të jetë për shkak të mbushjes me ujë. Nga 22 personat në bord, 15 përfshirë anëtarët e ekuipazhit i shpëtuan mbytjes së varkës. Prokurorët mendojnë se në momentin kur ndodhi tragjedia, viktimat kanë qenë në gjumë.

“Së pari, nuk mund të ketë siguri për sjelljen e të ndjerëve. Por pozicioni në të cilën janë gjetur të shtyn të mendosh se janë përpjekur të shpëtojnë, por nuk kanë mundur“- u shpreh Raffaele Cammarano, zëvendësprokuror i Termini Imerese

- Publicitet -

Viktimat, sipas hetuesve, kishin tentuar të gjenin shpëtim duke u mbledhur në anën e majtë të varkës, që nisi të mbushej me ujë, e më pas u anua nga e djathta. Hetimi do të shqyrtojë arsyet përse ekuipazhi shpëtoi dhe arriti të ngjitej në varkën e shpëtimit, ndërsa pasagjerët nuk mundën.

Do të shihet po kështu edhe sesa shpejt mbërritën vërtet në vendngjarje ekipet e shpëtimit. Jahte si “Bayesian-i” kanë nën ujë një bosht që i ndihmon të ruajnë stabilitetin, por që duhet tërhequr për t’iu afruar brigjeve të cekëta. Varka të tilla gjithashtu duhet të kenë nënndarje të papërshkueshme nga uji, të cilat janë projektuar posaçërisht për të parandaluar një fundosje të shpejtë katastrofike, edhe nëse disa pjesë mbushen me ujë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
  • Një hartë brenda një Bible të shekullit të 16-të “zbulon” ku ndodhej Kopshti i Edenit

Komentet e Fundit

  1. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  2. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  3. Buda on Qytete pa Qytetarë
  4. labi on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Luan on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?