Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me 1 kg kokainë, trafikanti godet makinën e Policisë, efektivi qëllon për vetëmbrojtje, e plagos!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Me 1 kg kokainë, trafikanti godet makinën e Policisë, efektivi qëllon për vetëmbrojtje, e plagos!
KronikeLajmi i fundit

Me 1 kg kokainë, trafikanti godet makinën e Policisë, efektivi qëllon për vetëmbrojtje, e plagos!

Published: March 22, 2024
Shpërndaje

Një operacion antidrogë u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së 21 marsit 2024 në Tiranë. Pikërisht në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë pasi kishin informacion se po transportohej drogë.

Policia informon se ‘Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “VolksWagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë, informon policia.

Shoferi i makinës, i identifikuar si Enea Sulejmani duke ecur indietro me makinë ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë.

- Publicitet -

Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

“Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur”, sqaron më tej Policia.

I plagosuri ka marrë plagë në kofshë dhe është dërguar menjëherë në  spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përpjasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze.

Gjatë kontrollit të makinës u gjet një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Gjithashtu në automjet me Sulejmanin janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  • Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
  • Si ndahet tregu 9 miliardë euro i Ballkanit Perëndimor, cili sistem bankar fiton më shumë
  • Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
  • Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

Komentet e Fundit

  1. Arvaniti Arbresh on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Historiani on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  5. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?