Sot do flasim për kompaninë e mirënjohur të përpunimit të qumështit në Shqipëri ‘’Lufra’’.
Përgjatë 6-mujorit të pare të vitit 2022, Lufra mirëpriti vizitorë të panumërt duke nisur nga kuriozët e vegjël të shkollave që vizituan edhe disa nga fermat me të cilët Lufra bashkëpunon, grupe studentësh, në kuadër edhe të marrëveshjeve me universitetet publike e shtetërore, të cilët shkëmbyen ide të vyera me ekspertët e fabrikës, por edhe ekspertë vendas e të huaj të cilët vlerësuan teknologjinë e prodhimit dhe qasjen e kompanisë Lufra ndaj cilësisë. Vizitorët në fabrikën Lufra kishin mundësinë për të parë nga afër proceset e prodhimit, një hallkë shumë e rëndësishme e programit të transparencës së kompanisë më të madhe të bulmetit në Shqipëri!
Lufra mbështet edukimin dhe trasparencën, për këtë arsye fton vazhdimisht institucione arsimore, bashkëpunëtorë dhe grupe interesi për të vizituar ambientet e fabrikës. Po ashtu konsumatorët nuk kanë asnjë pengesë për të vizituar fermat me të cilat Lufra bashkëpunon dhe të shohin nga vjen qumështi të cilin ata e përdorim për prodhimin e produkteve të bulmetit.
Një nga hallkat për të cilat përgjegjësit tanë të prodhimit ndalen më tepër për t’i shpjeguar vizitorëve është zinxhiri ftohës. Ai nis nga dhomat frigoriferike brenda në kompani, të cilat monitorohen nga një sistem kompjuterik që mban konstante temperaturën për produktet. Dhomat janë të ndryshme për produktet pasi kërkojnë temperaturë specifike ruajtjeje. Përveç proceseve të prodhimit, pranimit e laboratorët, vizitorëve u tregohen edhe furgonët e kamionët frigoriferikë të cilët janë të pajisur me chip për matjen e temperatures. Departamenti i Logjistikës ka në çdo moment nën kontroll mjetet e transportit dhe sinjalizohet në rastet kur ka ndryshime të temperaturës. Një tjetër hallkë e këtij zinxhiri është edhe kontrolli rastësor në markete i cili kryhet nga Departamenti i Cilësisë së kompanisë Lufra.
‘’Në shumicën e rasteve marketet i ruajnë produktet në temperaturën e duhur, por ka edhe markete të cilat nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur e për këtë shkak marrim sinjalizime nga konsumatorët për mosarritje të afatit të skadencës apo ndryshim në shije të produkteve. Ndaj ne i inkurajojmë konsumatorët që të na vënë në dijeni menjeherë për problematika të tilla, në mënyrë që të marrim masa të menjëhershme.’’ – Shprehet Meli, manaxherja e Cilësisë në Lufra.
‘’Në Lufra gjithçka është transparente, duke nisur nga përbërësit e përdorur në prodhim të cilët janë 100% natyralë dhe krenohemi me këtë fakt! Lënda e parë kontrollohet me rigorozitet në laboratorët tanë dhe mbahen mostra për çdo lot produkti deri në datën e skadencës.’’ – thotë Znj. Antoneta, bashkëthemeluese e kompanisë Lufra, të cilën e gjen çdo ditë duke u kujdesur për mbarëvajtjen e prodhimit e duke punuar me aq pasion si në ditën e parë kur ngritën kompaninë.
Duke vendosur të tilla standarte në industrinë e përpunimit të qumështit, Lufra u çertifikua nga institucione serioze të mirënjohura globalisht. Ndër to është çertifikata Halal. Kjo çertifikatë është një dokument që i vërteton konsumatorëve se produkti nuk përmban asnjë përbërës apo nënprodukt të mishit të derrit apo alkool dhe përbërësit, procesi i përpunimit, higjenizuesit dhe paketimi plotëson të gjitha kërkesat për t’u çertifikuar Halal.
Profesorë të nderuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Shkencave të Natyrës, Universiteti Bujqësor apo edhe universitete private të cilët kanë interes në prodhimin e produkteve shqiptare zhvilluan leksione në terren në fabrikën Lufra. Edukimi i brezave të rinj për të punuar në prodhimin e produkteve shqiptare, apo për profesionin e fermerit është thelbësor për krijimin e një kulture që do punën dhe vendin e tij.
Nëse dëshironi të vizitoni kompaninë Lufra, mjafton të aplikoni në faqen e internetit www.lufra.al